Me fjalim rasti, pjesëmarrësve në këtë ceremoni do t’i drejtohen kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Arta Rama-Hajrizi, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, si dhe ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha.
Pas ceremonisë solemne, të enjten do të mbahet edhe konferenca e parë ndërkombëtare e organizuar në përvjetorin e themelimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, në temën: “Kontrolli incidental si mekanizëm kushtetues në sigurimin e kushtetutshmërisë së ligjeve në vendet në tranzicion”.






















