Plani i parë i “rishpërndarjes” së 160.000 azilkërkuesish midis 28 shteteve anëtare po zbatohet me shumë vështirësi prej shtatorit 2015.
Hungaria nuk propozoi në atë periudhë asnjë vend akomodues dhe do të marrë në konsideratë nëse “jo” fiton përfundimisht vendi çlirohet nga çdo detyrim për të kontribuar në përpjekjen evropiane.
Viktor Orban premtoi se do ta përcillte rezultatin e referendumit “në sistemin ligjor hungarez”, pa dhënë më tepër detaje. Komisioni Evropian pohoi nga ana e tij se referendumi nuk do të ketë asnjë impakt ligjor në lidhje me angazhimet e miratuara. Shtetet anëtare kanë përgjegjësinë ligjore për të zbatuar vendimet e marra”, u shpreh komisioneri për Migracionin, Dimitris Avramopoulos.






















