Edhe të nesërmen do të organizohet një mesha në Katedralen Nënë Tereza në Prishtinë, pastaj ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, do të kremtoj meshën e Ditës së Krishtlindjes në Katedralen Zoja Ndihmëtare në Prizren. Një meshë tjetër në gjuhën angleze do të jetë në Kishën e Shën Ndout në Prishtinë.
Sipas kalendarit të krishterë, Krishtlindja është dita e lindjes së Krishtit, djalit të Zotit të dërguar në këtë botë për të shpëtuar njerëzimin nga mëkatet dhe për të bërë paqen mes Zotit dhe njerëzve dhe gjithë njerëzimit së bashku. Jezusi lindi nga Maria në Betlehem.
Lindja e Krishtit, festohet edhe me 7 janar nga Kisha Ortodokse, sipas kalendarit Julian. Kisha evangjeliste, katolike dhe ajo protestante, festojnë në datat 24 dhe 25 dhjetor, sipas kalendarit Gregorian. Kjo festë me ringjalljen e Krishtit (Pashkët) janë dy festat më të mëdha të të krishterëve.






















