Vetëm në QKUK ka pasur 458 mijë ditë shërimi, me 70 mijë pacientë të shtrirë, ku nga këta pacientë të shtrirë 19 mijë pacientë janë operuar.
Në 7 Spitalet e Përgjithshme kishte 345 mijë ditë shërimi, me 78 mijë pacientë të shtrirë, nga këta pacient 17 mijë janë operuar.
Gjithsej vizita ambulantore ishin 665 mijë, QKSUK-ja, gjithsej ka kryer 53 mijë vizita të para dhe vizita kontrolluese..
Në Qendrat Profesionale të Shëndeti Mendor me njësi në të gjithë Kosovën kishte 55 mijë vizita ambulatore.
Qendra Kombëtare e Mjekësisë së Punës në Gjakovë për vitin 2016, regjistron 23 mijë vizita ambulantore.
Vlera monetare e donacioneve të pranuara në Barnatoren Qendrore të QKUK-së gjatë periudhës së vitit 2016 arrin shumën mbi 8.8 milionë euro për barëra dhe material medicinal shpenzues.























