Gjithashtu është në gatishmëri helikopteri i Policisë për monitorimin nga ajri.Drejtori i Përgjithshme për Sigurinë Drejtues i Lartë Altin Qato përfundoi takimin me përfaqësuesin e UEFA-s për sigurinë . U bë kontrolli i ambienteve të stadiumit me qen anti-eksploziv.
Janë marrë masa për të shoqëruar skuadrat si dhe tifozëritë përkatëse. Deri tani nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës në Kukës kanë hyrë për në drejtim të Shkodrës: 15.600 shtetas; 77 autobusë; 2538 vetura.
Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e sportdashësve që do të marrin pjesë në këtë aktivitet në respektimin dhe zbatimin e këtyre masave si dhe pajisjen me biletë dhe dokument identifikimi, duke shmangur njëkohësisht mbajtjen me vete dhe futjen në ambientet e stadiumit të, sendeve të forta, borive, shisheve të çfarë do lloji, fishekzjarrëve, monedhave apo sendeve metalike, pasi në hyrje do të kontrollohen fizikisht .






















