• Latest
  • Trending
  • All

​​Krasniqi: Ne dimë t’i shesim mend SHBA-së por s’dimë për vete

10/11/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 18 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

​​Krasniqi: Ne dimë t’i shesim mend SHBA-së por s’dimë për vete

10/11/2016
in Aktualitet, Lajme
Ai në një opinion dërguar mediave ka shkruar se ne shqiptarët dimë që t’u shesim mend gjithë botës, madje edhe SHBA-ve, sesi dhe kë duhet të zgjedhin, por nuk dimë që ta mësojmë veten tonë, se ku duhet ta kërkojmë zgjedhjen e duhur për kombin tonë.

Ja opinioni i plotë:

T’IA DIMË HALLIN VETES

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Nga Jakup Krasniqi

Si shkas për këtë shkrim është qasja e disa qarqeve “elitare” të Kosovës për zgjedhjet e sapo përfunduara në SHBA. Nuk kam asnjë dyshim se kombet e vogla, siç është kombi ynë, kanë nevojë të madhe për miq të mëdhenj, të fuqishëm dhe me ndikim në strategjitë vendimmarrëse botërore. Këtë e tregon edhe historia jonë shumëshekullore, që nga koha e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, ajo e Ali Pashë Tepelenës e gjithë deri në ditët e sotme.

Por, gjithashtu, historia na mëson se për sigurinë nacionale duhet të mendojmë dhe të investojmë jo pak dije, sa më shumë dashuri e pasuri dhe gjithsesi vendosmëri. Ndërsa qeveritarët tanë gjithë “dijet” e “dashuritë” e tyre i kanë kthyer për pasurim thjesht personal!  Krejt çështja është nëse politika shqiptare është duke menduar e punuar me përgjegjësi për sigurinë kombëtare në perspektivë, derisa kombet e mëdha po orientohen nga siguria nacionale?

Atëherë, përse kombi ynë të mos punojë e investojë për sigurinë e gjithë kombit?Siç pamë këto ditë, ne shqiptarët dimë që t’u shesim mend gjithë botës, madje edhe SHBA-ve, sesi dhe kë duhet të zgjedhin, por nuk dimë që ta mësojmë veten tonë, se ku duhet ta kërkojmë zgjedhjen e duhur për kombin tonë. Ta kërkojmë në përvojën jetësore e urtinë e njeriut tonë të verifikuar për atdhedashuri, apo ta kërkojmë në axhamillëkun e njerëzve tanë,siç e kemi bërë e parë këtyre viteve?!

Por,kjo duhet thënë troç, të mos shpresojmë se siguria kombëtare do të na vijë nga ish-strukturat e regjimit të huaj e bashkëpunëtoret e Milloshit! Gjatë këtyre viteve që jo pa mundim e sakrifica i kemi lënë pas, kryetarë partish e qeveritarë të ndryshëm të hapësirës kombëtare (Tiranë-Prishtinë-Tetovë), kanë pasur takime të ndryshme “vëllazërore”. Po, madje, kanë pasur edhe ca si shumë, madje-madje kemi parë edhe fotografi që na kanë ngjallur emocione të shumta shprese e besimi se, ja, më në fund filloi një epokë e re ndryshimi e progresi!

E rezultati nuk po shihet në horizont as përafërsisht nga ajo që qe trumbetuar! Madje, për të ardhur keq, rezultatet nuk po shihen në asnjë sferë të interesit nacional! Por, e njëjta gjë nuk mund të thuhet në mungojnë rezultatet për interesa individuale apo grupore! Ajo që është më e dukshmja, këta “liderë” të politikës shqiptare janë të gatshëm ta mbështesin njëri-tjetrin edhe kur veprimet e tyre mund të jenë krejt të dëmshme për pjesën e kombit që e sundojnë!

Madje, këta nuk kanë as gatishmëri të dëgjojnë mendimet dhe argumentet e kundërta për miqtë e tyre personalë (flas nga përvoja ime personale).Ndonëse pozitat që i kanë marrë nga qytetarët, nuk i kanë marrë për t’i mbrojtur interesat e miqve personalë, por interesat e kombit. Kjo logjikë e ndjekur deri më tani ka prodhuar këtë gjendje dhe pa u ndryshuar kjo logjikë, ky reflektim, kjo mendësi, nuk mund të presim rezultate pozitive. Rezultate që i duhen qytetarëve dhe Republikës së Kosovës.

Rezultate që, mbi të gjitha, i duhen kombit dhe sigurisë se tij në gjithë hapësirën shqiptare.Konsideroj që shqiptarët në përgjithësi, pa marrë parasysh se në cilën hapësirë kombëtare jetojnë, logjika e të bërit biznes në politikë nuk krijon siguri kombëtare dhe as zhvillim ekonomik. E kemi parë të krijohen oligarki politiko-financiare e kompani monopoli, nga të cilat goditet rëndë interesi qytetar e kombëtar i shqiptarëve!

Oligarki që deri më tani nuk e kemi parë as përafërsisht që të bëjë një investim sadopak serioz për sigurinë kombëtare.Nuk kam asnjë dyshim që për sigurinë kombëtare mund dhe duhet të ndihmojnë edhe miqtë, por investimi kryesor për siguri, stabilitet e zhvillim duhet të jetë i kombit tonë, të udhëhequr nga politika të tjera kombëtare. Më sfiduese, më përmbajtjesore, më të përgjegjshme… Dhe gjithë këto mund të bëhen vetëm nga njerëz që e duan me gjithë mend kombin! Na duhet një kthjellim goxha i madh për t’ia ditur hallin vetes!A thua, sa jemi të përgatitur për këtë?

Tags: albanianedi rama
Previous Post

6 muaj burg kultivuesit të marijuanës

Next Post

Kosova dhe Serbia, ‘armiq’ në politikë, miq në tregti

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Kosova dhe Serbia, ‘armiq’ në politikë, miq në tregti

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.