Ligji për Gjykatat i Republikës së Kosovës përcakton se Gjykata Themelore e Mitrovicës me seli në Mitrovicë themelohet për territorin e Komunës së Mitrovicës Jug dhe Mitrovicës Veri, Leposaviqit, Zubin Potokut, Zveçanit, Skenderajt dhe Vushtrrisë.
Sipas këtij ligji në Kosovë ekzistojnë gjithsej shtatë gjykata themelore.
“Zbatimi i kësaj marrëveshje i jep fund ish strukturave paralele të drejtësisë në sistemin e Kosovës. Këto struktura paralele ‘de facto’ kanë ndaluar operimin në fund të 2013, ndërsa ‘de jure’ shpërbërja e tyre do të ndodh në momentin kur Serbia shfuqizon kontratat e punës dhe ndal pagat për këtë staf që më parë ka punuar në këto ish struktura paralele. Pas këtij veprimi, nis menjëherë fillimi i punës së sistemit të drejtësisë së Kosovës në pjesën veriore të vendit”, ka thënë Tahiri.






















