Ai është shprehur se është në interes të Unionit që shtetet ballkanike të bëhen pjesë e tij.
“Ne duam qëndrueshmëri dhe siguri në Union dhe një Europë e sigurt nuk është e mirë nëse ka hapësira” është shprehur Rama.
“Në të kundërt ne nuk duhet të harrojmë se ka edhe aktorë të tretë të cilët po luajnë lojën e tyre dhe që mund të përfitojnë nga boshllëqet që krijohen brenda Unionit. Po flas për Rusinë, por po flas edhe për islamizmin radikal” shtoi kreu i qeverisë.
Shtetet ballkanike janë të ngecura mes anëtarëve të BE si Greqia dhe Hungaria. Kroacia dhe Sllovenia janë tashmë pjesë e NATO-s dhe BE ndërsa Serbia, Bosnja, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Shqipëria po përpiqen të jenë pjesë e unionit.
Të gjashtë shtetet janë aktualisht në shkallë të ndryshme për t’iu bashkuar BE. Diplomatët nga këto shtete janë shprehur se për disa kohë Rusia po përpiqet të shtojë ndikimin e saj në shtete si Serbia, Mali i Zi, Maqedonia dhe tashmë edhe Shqipëria.
Kryeministri Rama tha se shteti i tij duhet të vijojë t’i afrohet pranimit në BE madje duke hedhur dyshime mbi aftësinë e bllokut për të pranuar anëtarë të rinj.
https://www.youtube.com/watch?v=5Z9vDiJgUqE?feature=oembed&w=640&h=360






















