Sipas njoftimit për media, ministri Bajrami uroi për këtë çmim dhe për përkushtimin e tyre të gjithë ata që kanë punuar në këtë projekt shkencor dhe theksoi se çmimi special “Evropa Nostra” ka rëndësi të veçantë, sepse Eposi i Kreshnikëve për herë të parë vlerësohet në shkallë evropiane.
Bajrami, ndër të tjera tha se, kjo pasuri e madhe poetike shqiptare duhet të jetë e mbrojtur nga UNESCO-s, pra duhet të renditet si një nga vlerat e trashëgimisë botërore të njerëzimit.






















