Më herët media turke ia kishte atribuar vdekjen e tyre xhihadistëve të Shtetit Islamik. Tre ushtarë turq u vranë dhe 10 u plagosën pas një sulmi nga grupi i Shtetit Islamik në veri të Sirisë, ku ushtria turke mbështet një ofensivë rebele”, njoftoi më herët agjencia turke e lajmeve Dogan.
Ushtarët janë vrarë në rajonin Al-Bab, qytet në duart e Shtetit Islamik që rebelët sirianë të mbështetur nga ushtarët turq tentojnë ta rimarrin, theksoi Dogan.
Është hera e parë që Ankaraja akuzon regjimin sirian për vdekjen e ushtarëve turq që prej fillimit të një ofensive të ndërmarrë nga Turqia në veri të Sirisë më 24 gusht për të larguar xhihadistët e organizatës së Shtetit Islamik dhe milicët kurdë drejt jugut.






















