• Latest
  • Trending
  • All

VOA: Rama ndryshoi qeverinë pa dhënë shpjegime

04/09/2023

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025

NJË ÇEREK SHEKULLI NGA FUSHATA AJRORE E  NATO-S

13/06/2025

Mashtrimi me Sazanin

25/06/2025

VOA: Hijet e rekrutimit të emigrantëve shqiptarë në industrinë e kanabisit në Britani

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 17 September, 2025
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

VOA: Rama ndryshoi qeverinë pa dhënë shpjegime

04/09/2023
in Aktualitet

Në Shqipëri kryeministri Edi Rama paraqiti sot disa ndryshime në kabinetin e tij qeveritar, ku bie në sy, largimi i ministres së Jashtme Olta Xhaçka dhe zëvendësimi i saj me zotin Igli Hasani, ish ambassador i Shqipërisë pranë OSBE-së në Vjenë, dhe aktualisht koordinator i kësaj organizate për Aktivitetet ekonomike dhe mjedisore. Zonja Xhaçka drejtoi diplomacinë që pas zgjedhjeve të viti 2021. Javën e ardhshme ajo do të duhej të ishte në Nju Jork, për të drejtuar një sesion të Këshillit të Sigurimit, kushtuar një platforme të re të përgjigjes me ndihma himanitare, ndaj krizave të ndryshme në botë. Që prej 1 shtatorit Shqipëria ka rimarrë për herë të dytë presidencën e Këshillit të Sigurimit.

Zonja Xhaçka është në përballje me Gjykatën Kushtetuese, për çështjen e mandatit të saj si deputete, pas një kërkese të opozitës, e cila pretendon për një konflikt interesi, pasi bashkëshorti i zonjës Xhaçka, ka marrë statusin e investitorit strategjik për ndërtimin e një kompleksi turistik në bregdetin e jugut të Shqipërisë.

Lajme teNjejta

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Ndryshimet kanë prekur dhe ministrinë e Financave ku Delina Ibrahimaj do të zëvendësohet nga Ervin Mete, aktualisht drejtor i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, dhe ish zëvendësministër i Financave në periudhën 2013-2017. Zonja Ibrahimaj, mbetet brenda kabinetit qeveritar, por si Ministre shteti për Sipërmarrjen, duke zëvendësuar zonjën Edona Bilali.

Nga qeveria do të largohet dhe ministrja e Arsimit Evis Kushi, e cila do të zëvendësohet nga Ogerta Manastirliu, ministre e Shëndetësisë. Në vend të kësaj të fundit, është propozuar zonja Albana Koçiu, aktualisht drejtoreshë e Departamentit të Administratës Publike.

Rikthehet në qeveri, ish ministrja e Financave Anila Denaj, e cila zëvendëson zonjën Frida Krifca, në krye të Bujqësisë. Kjo ministri u vu në qendër të vëmendjes në muajin korrik pasi Komisioni Europian njoftoi se kishte vendosur të ndërpresë përkohësisht rimbursimet ndaj qeverisë shqiptare për financimet e projekteve në bujqësi të realizuara në kuadër të Programit IPARD II për mbështetjen e bujqësisë dhe zhvillimit rural. Vendimi ishte marrë “bazuar në informacionin fillestar të dhënë nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit [OLAF], pas një hetimi mbi akuzat për korrupsion në lidhje me zbatimin e programit IPARD II”, bëri të ditur Delegacioni i BE-së në Tiranë.

Zoti Rama njoftoi dhe shkrirjen e funksionit të Ministrit të Shtetit për Standartet dhe Shërbimet, që mbulohej nga zonja Milva Ekonomi, dhe zëvendësimin me Ministrin e Shtetit për Pushtetin lokal, post i cili ju besua Arbjan Maznikut, aktualisht një ndër nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës.

Pa dhënë ndonjë shpjegim specifik, zoti Rama i bëri publike ndryshimet në qeveri, në fund të një fjalimi prej gati 90 minutash, në Asamblenë e Partisë socialiste (PS), dedikuar në një pjesë bumit turistik të këtij sezoni, e nevojës për t’ju përgjigjur me një qasje të re, dhe në pjesën e dytë, forcimit të rolit të organeve të Drejtësisë, me angazhimin për t’i dhënë atyre një mbështetje të pakushtëzuar, pavarësisht goditjeve antikorrupsion, që kanë prekur disa ish-anëtarë të kabineteve qeveritare, dhe një numër të ndjeshëm zyrtarësh apo ish zyrtarësh të të gjitha niveleve në pushtetin qëndror dhe atë vendor.

Zoti Rama është në krye të qeverisë që prej vitit 2013. Pas zgjedhjeve të vitit 2021, Partia socialiste mori një mandat të tretë, si askush më parë. Qeveria e dalë pas atyre zgjedhjeve, pati pak ndryshime nga ajo e mëparshmja. Ndërsa vitin e kaluar, zoti Rama shkarkoi zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj, aktualisht në kërkim, pasi Prokuroria e Posaçme ka ngritur ndaj tij disa akuza që nga ajo e Shpërdorimit të detyrës, te pastrimi i parave. Në fillim të korrikut të këtij viti, zoti Rama ndryshoi papritur dhe ministrin e Brendshëm. Në vend të zotit Bledi Çuçi, i cili mori drejtimin e grupit parlamentar socialist, u emërua zoti Taulant Balla. /VOA

Post Views: 19
Previous Post

Kërcënimet e Londrës nuk frenojnë fluksin, numër rekord emigrantësh kalojnë La Manshin!

Next Post

Për herë të parë/ Hashim Thaçi flet nga burgu i Hagës për veten, familjen, Ramën dhe Kosovën

Related Posts

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Këshilli i Ministrave i Bashkimit Evropian (BE) e ka miratuar sot vendimin përfundimtar për të ndryshuar kornizën negociuese për anëtarësim...

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për muaj të tërë ka pasur spekulime se lufta në Gaza po përshkallëzohet në një rrafsh më të gjerë rajonal....

Next Post

Për herë të parë/ Hashim Thaçi flet nga burgu i Hagës për veten, familjen, Ramën dhe Kosovën

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.