• Latest
  • Trending
  • All

VOA: Hijet e rekrutimit të emigrantëve shqiptarë në industrinë e kanabisit në Britani

13/06/2025

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

26/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

26/10/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 29 October, 2025
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

VOA: Hijet e rekrutimit të emigrantëve shqiptarë në industrinë e kanabisit në Britani

13/06/2025
in Aktualitet

Emigrantët tërhiqen nga “shtëpitë e barit” pa qenë plotësisht të vetëdijshëm dhe të informuar për rreziqet që ky aktivitet i paligjshëm mbart në Mbretërinë e Bashkuar.

Ky material është përgatitur nga gazetarja Klodiana Lala dhe është një bashkëpunim mes Rrjetit BIRN dhe Zërit të Amerikës.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

26/10/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Dhjetëra mijëra shqiptarë kanë emigruar gjatë viteve të fundit në Mbretërinë e Bashkuar.

Pjesa më e madhe janë të integruar mirë, por ka mes tyre edhe që kanë zgjedhur rrugën e fitimit të shpejtë dhe pa mund, duke u bërë pjesë të industrisë së paligjshme të rritjes së kanabisit në ambiente të mbyllura, në të ashtuquajturat “shtëpitë e barit”.

Pamjet e filmuara nga policia britanike tregojnë arrestimin e njërit prej tyre, një burrë që po e quajmë Milo dhe që pranoi të ndante historinë e tij me BIRN me kushtin e ruajtjes së anonimatit.

“Një shtëpi bari për shqiptarët, për ata që e kanë vuajtur është një ferr i vërtetë.

Ata që nuk e dinë dhe ikin me atë mendimin leku letër – siç e bënë kuksiani, për një muaj thotë e bëj lekun letër, është një mashtrim dhe reklamë fantazmë”, tregon ai.

Milo nuk përmbush profilin tipik të emigrantit shqiptar që përfshihet në një “shtëpi bari”. Në mes të 50-ave, ai është i martuar dhe ka tre fëmijë.

Përpara se të udhëtonte drejt Mbretërisë së Bashkuar ka punuar në administratën publike dhe është marrë me biznes.

Ai udhëtoi drejt Londrës në vitin 2020, me ndihmën e një trafikanti, të cilin e pagoi 16 mijë paund.

“I kam hipur taksisë këtu, kam mbërritur drejt e në Londër. Kemi kaluar tunelin e La Manshit. Jemi futur në bagazh të një ‘Audi A6′, na futi shoferi.

Gati 40 minuta kemi qëndruar në bagazh, deri sa kemi arritur në Londër,” tregon ai.

Përmes informacioneve të përcjella nga autoritetet britanike, policia shqiptare ka krijuar një profil për subjektet me risk emigrimi dhe përfshirje në aktivitete të paligjshme.

Sipas zv.ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, pjesa më e madhe e tyre janë meshkuj të moshës 20 deri në 45 vjeç.

“Për sa i përket shpërndarjes gjeografike, janë të gjithë zonat, por kryesisht bien në sy zonat me zhvillimit më të ulët ekonomik, si dhe përgjithësisht flasim për kategori që kanë arsim të ulët dhe në ndonjë rast arsim të mesëm,” thotë Lamallari.

Hulumtuesit që e kanë studiuar këtë valë të re migrimi theksojnë se faktorët shtytës janë kompleksë, por logjika e atyre që largohen është e thjeshtë.

“Fillon me ‘unë kam një nevojë, një nevojë për të materializuar ambicien, dua të bëjë diçka në jetë, ose kam një nevojë ekonomike’.

Shikoj përreth, dhe shikoj që mundësitë e mia janë tepër të limituara.

Unë nuk gjej një mbështetje. Unë nuk besoj tek sistemi shoqëror që më rrethon, qoftë ai politik, qoftë ajo paaftësia e institucioneve.

Rrjedhimisht, kjo e vendos individin në një sens dëshpërimi, plogështie edhe mungesë shprese,” shpjegon eksperti i çështjeve të emigracionit, Redion Qirjazi.

Sipas të dhënave të mbledhura nga Observatori i Migracionit në Universitetin e Oksfordit, rreth 16 mijë shqiptarë aplikuan për azil në Britani në vitin 2022, ku rreth 12 mijë arritën me anije të vogla dhe gomone përmes kanalit të La Manshit.

Shumica vijnë nga zona të pazhvilluara të Shqipërisë dhe përballen me vështirësi për t’u integruar në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas ekspertit kriminolog, Fabian Zhilla, të rinjtë shqiptarë me nivel arsimor nën mesataren rekrutohen nga grupet kriminale, pasi e kanë shumë të vështirë të integrohen në mënyrë formale në tregun e punës.

“Grupet kriminale duke pasur të stabilizuar infrastrukturën dhe duke mos pasur kërkesa të larta për aftësitë e tyre, menjëherë i integruan duke i aktivizuar, qoftë në trafikun e kokainës, duke i aktivizuar qoftë edhe në shtëpitë e barit.

Ajo që u kërkohet atyre është thjesht besnikëria,” thotë Zhilla.

Biznesi i paligjshëm i “shtëpive të barit”, përfshin përveç kultivuesve, edhe investitorin, agjentë të pasurive të patundshme dhe shpeshherë dhe qiradhënësit, të cilët shpërblehen më një pjesë të drogës së kultivuar.

Për një shtëpi bari me 70 rrënjë duhen investuar rreth 50 mijë paund.

Dheu, llambat, filtrat, motorët, tubat dhe pajisjet e tjera, futen në shtëpi në mënyrë diskrete në një kohë kur fqinjët janë larguar për punë.

Më shumë se policisë britanike, kultivuesit i druhen bandave që grabisin “shtëpitë e barit”.

Milo tregon një episod përleshjeje, pasi grabitësit e maskuar thyen derën e shtëpisë ku ai qëndronte dhe hynë brenda në kuzhinë me shkopa bejsbolli në duar.

“Hera e parë që përballem me hajdutë, me hajdutë në shtëpi bari. Kap shkopin e bejsbollit, ata përballë andej, ne përballë këtej. Tre ne, katërmbëdhjetë ata.

U përleshëm, kuzhinën e kanë shkulur nga vendi, kërciti luga, piruni, pjatat. Një orë lufte me hajdutët, as komshiu nuk ka marrë në telefon, as policia, asnjë gjë,” tha ai.

Në vitin 2023, rreth 1500 qytetarë shqiptarë ishin të burgosur në Mbretërinë e Bashkuar. Shumica e të dënimeve janë të lidhura me shtëpitë e barit.

Të rinjtë shpesh tërhiqen në këto veprimtari pa qenë plotësisht të vetëdijshëm për pasojat ligjore dhe personale, të joshur nga premtimet për fitime të lehta dhe një jetë luksoze.

“Shumë të rinj janë të keqinformuar dhe sapo shkojnë atje ndodhen përballë një situate që mendojnë se është fillimi dhe gënjehen me këtë.

Në momentin që t’i futesh në botën kriminale pastaj, e ke shumë të vështirë të dalësh,” thotë eksperti Zhilla.

Natyra e fshehtë e rekrutimit të të rinjve në aktivitete kriminale i bënë ato të vështira për t’u zbuluar dhe luftuar nga autoritetet ligjzbatuese.

Sipas ekspertëve, është thelbësore që të rritet ndërgjegjësimi mes të rinjve mbi rreziqet dhe pasojat e përfshirjes në veprimtari të tilla, si dhe të ofrohen alternativa të ligjshme dhe të qëndrueshme për të ardhmen e tyre në vend./VOA

Post Views: 26,813
Previous Post

Rasti “Qyno”/ SafeJournalists: Vendimi i Gjykatës së Lartë, precedent shqetësues për gazetarët

Next Post

Mashtrimi me Sazanin

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
26/10/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Mashtrimi me Sazanin

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.