“Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor dhe nga eksperti mjeko ligjor dyshohet se vdekja është shkaktuar si pasojë e vetëvarjes në litar”, njofton policia. Gjithashtu në trupin e viktimës nuk ka konstatuar asnjë shenjë dhune a dëmtim tjetër përveç atyre të shkaktuara nga vetëvarja në litar.
Trupi i pajetë i saj është gjetur nga i vëllai. Paraprakisht dyshohet se akti i rëndë është kryer nga S.N., në kushte depresioni.
Aktualisht, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.






















