Ato protesta, siç vlerëson Veseli, kanë qenë një ndër faqet më të ndritura të historisë së Universitetit të Prishtinës, institucion ky që sipas tij, ka shërbyer jo vetëm si një qendër e dijes dhe shkencës por edhe si një ndër bastionet kryesore të atdhedashurisë dhe luftës për liri.
“Unë jam i bindur se trimëria, idealizmi dhe sakrifica e gjeneratës së pedagogëve dhe studentëve të asaj kohe, do të vlejë si model patriotizmi dhe burim frymëzimi për gjithë gjeneratat e ardhshme të rinisë sonë”, shkruan Veseli në Facebook.






















