• Latest
  • Trending
  • All

“Udhëtimi im” – Visar Tasimi: “Sado që vazhdon jeta në SHBA, Shqipëria është atdheu im!

23/04/2019

Përshkallëzohet tensoni, Tajvani: Kina simuloi sulme kundër ishullit 

07/08/2022

Hidhet nga pallati me bashkëshorten aktori shqiptar Florind Belliu/ Lënë pas dy fëmijët e vegjël, prej vitesh jetonin në Amerikë 

07/08/2022

Blinken: SHBA do të mbrojë Filipinet, nëse sulmohet në Detin e Kinës Jugore 

07/08/2022

Bordi ul vetëm me 1 lek çmimin e naftës

06/08/2022

Tensionohet situata/ Sulmohet me armë policia e Kosovës në liqenin e Ujmanit

06/08/2022

Vetëtima godet Shtëpinë e Bardhë, shkon në tre numri i të vdekurve 

06/08/2022

PËRGJAKET autostrada kroate, autobusi me targa polake del nga rruga, 11 të vdekur dhe 34 të plagosur  

06/08/2022

“The Times” shkruan për vdekjen tragjike të Jonadës: Kërkohet dorëheqja e Kryeministrit Rama, protesta në mbarë vendin 

06/08/2022

Pas lëshimit të raketave nga Kina, Japonia merr vendimin e papritur 

05/08/2022

Ushtria serbe në gjendje të lartë gatishmërie, inspektohen trupat pranë kufirit me Kosovën 

05/08/2022

“Hamë bukë thatë”, çmimet rekord, shqiptarët të zhytur në varfëri: I kemi harruar erën mishit

05/08/2022

SHBA në alarm nga lija e majmunit/ Shpallet gjendje emergjente shëndetësore 

04/08/2022
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 8 August, 2022
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Përshkallëzohet tensoni, Tajvani: Kina simuloi sulme kundër ishullit 

    Hidhet nga pallati me bashkëshorten aktori shqiptar Florind Belliu/ Lënë pas dy fëmijët e vegjël, prej vitesh jetonin në Amerikë 

    Blinken: SHBA do të mbrojë Filipinet, nëse sulmohet në Detin e Kinës Jugore 

    Vetëtima godet Shtëpinë e Bardhë, shkon në tre numri i të vdekurve 

    PËRGJAKET autostrada kroate, autobusi me targa polake del nga rruga, 11 të vdekur dhe 34 të plagosur  

    “The Times” shkruan për vdekjen tragjike të Jonadës: Kërkohet dorëheqja e Kryeministrit Rama, protesta në mbarë vendin 

    Pas lëshimit të raketave nga Kina, Japonia merr vendimin e papritur 

    Ushtria serbe në gjendje të lartë gatishmërie, inspektohen trupat pranë kufirit me Kosovën 

    SHBA në alarm nga lija e majmunit/ Shpallet gjendje emergjente shëndetësore 

    Protestë për Joandën/ Qytetarët drejt Kryeministrisë, policia vëzhgon nga larg 

    “Sunny Hill Festival” nis sonte në Prishtinë/ Dua Lipa: Jam krenare dhe e lumtur që ndodhem këtu, shpresoj të kënaqemi 

    Ngjarja tragjike në Himarë, qytetarët në Shëngjin kryejnë homazhe për sensibilizim! Ndezin qirinj në bregdet 

    Trending Tags

    • Opinion
    • Më shumë
      • Kulture
      • Diaspora
      • Histori
      • Shqipëria
    • Udhetimi im

      “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

      “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

      “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

      “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

      “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

      Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

      “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

      “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

      Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

      “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

    • Web TV
    No Result
    View All Result
    The Albanian
    No Result
    View All Result
    Home Diaspora

    “Udhëtimi im” – Visar Tasimi: “Sado që vazhdon jeta në SHBA, Shqipëria është atdheu im!

    23/04/2019
    in Diaspora, Edukimi, SHQIPERIA, Udhetimi im

    Visar Tasimi është shembulli i intelektualit të diasporës,  që i përket brezit të tretë të shqiptarëve që kanë lindur në SHBA, duke ruajtur me fanatizëm, jo vetëm origjinën, gjakun, traditat e gjuhën, por edhe duke dhënë kontributin e tij të çmuar për komunitetin shqiptar, madje edhe për atdheun e të parëve të tij. Ekonomisti 30 vjeçar, sikurse i ati, është fejuar me një vajzë shqiptare nga Kuçova dhe ruajtjen e gjuhës shqipe e ka sfidën e tij kryesore dhe, sipas tij, vetëm puna e palodhshme, edukimi dhe shume cilësi të tjera e hapin rrugën e suksesit. Dhe për visarin është sukses dhe krenari zgjedhja e tij në Këshillin Koordinues të Diasporës, nga Ministria e Shtetit për Diasporën në Shqipëri dhe si përfaqësues i denjë i komunitetit shqiptaro-amerikan nga Waterbury, në nivelin ndërkombëtar, ai do të japë kontributin e tij për këtë komunitet, për diasporën shqiptare në SHBA.

    Profesioni është ai që na bashkëshoqëron gjithë jetën. Ju këtë zgjedhje e keni bërë te mirëllogaritur apo ju ka ardhur spontanisht, si një vokacion i brendshëm?

    Lajme teNjejta

    “Më lanë pa shtëpi, ma morën fëmijën…”/ Del para gjykatës shqiptarja që plagosi grekun, familjarja: Të lumtë dora

    12/11/2021

    “Nënë Tereza: Shenjtorja dhe Kombi i Saj”

    20/07/2021

    GAZETA BRAZILIANE (1968) / JETA E VËSHTIRË E MBRETËRVE DHE PRINCËRVE : RASTI I LEKA ZOGUT

    15/06/2021

    Profesioni si ekonomist më ka ndjekur që në moshën të vogël. Gjatë kohës së studimeve në shkollë të mesme isha i bindur që ky është profesioni për mua: një kombinim i matematikës, analizë, komunikimi dhe strategjiku. Prindërit më mbështetën me këtë zgjedhje, edhe pse babai donte që, një nga ne të tre, (vëllai, unë dhe motra) të bëhej stomatolog, siç është vete, ndërsa nëna dëshironte një mësues, që, fatmirësisht, motra ime ia plotësoi dëshirën. Ndoshta u duke si një rrezik, zgjedhja e degës se ekonomisë, në mes të krizës ekonomike në SHBA, pas “depresionit te madh”, por pas 10 vjetësh në profesion, mund të them që ndjenjat ne shkollë të mesme ishin të sakta dhe nuk do e ndryshoja profesionin me një tjetër (përveçse si paraqitës i lajmeve në televizion!)

    Me familjen

    Cilat kanë qenë momentet që kanë shënjuar udhëtimin tuaj profesional/ personal?

    Janë tre momente të shënjuara në udhëtimin time: një të profesionit, një në lidhje me komunitetin shqiptaro-amerikan dhe një personale. Në lidhje atë të profesionit, ishte dita e diplomimit në universitet, ku arrita synimin që i vura vetes. E mbarova programin katërvjeçar për tre vjet dhe me notat 4.0 / 4.0. Në vitin e parë të universitetit, e kujtoja që në 2004, kapiteni i ekipit të basketbollit, diplomohet në të njëjtën degë për tre vjet, me nota të larta dhe fitoi kampionatin amerikan në basketboll. Ky më frymezoi të arrij të njëjtin status, po pa luajtur basketboll! Momenti dytë, në lidhje me komunitetin shqiptaro-amerikan, ishte dita që shpërndava bursat e parë të programit që themelova në vitin 2011, “Albanian Community Scholarship”. Skenari ishte i përgatitur, ku kryetari i bashkisë do merrte pjesë në shpërndarjen e certifikatave për dy nxënës. Papritur, kryetari i bashkisë e dyfishoj shumën e bursës për nxënësit! Mbi një mijë anëtarë të komunitetit u çuan në këmbë dhe dhanë një duartrokitje që nuk harrohet kurrë. Ky moment vërtetoi që komuniteti ynë është i veçantë dhe vlerat familjare dhe kulturor shqiptare i dalin zot deri edhe qeverisë së vendit. Momenti tretë dhe me i rëndësishëm ishte dita e fejesës. Anila, me origjine nga Kuçova, ndodhej në universitet në të njëjtën kohë me mua, por lidhja ne mes nesh nuk filloi deri disa vite më vonë. Pas disa vitesh, unë me Anilën bëmë një udhëtim në Itali, ku kaluam disa kohë në qytetin e Venecias. Ishte dhe ditëlindja e Anilës dhe mezi prisja t’i jepja unazën. Përfunduam në një gondolë poshtë ‘Urës së psherëtimave”, kur erdhi momenti i lumtur. Pa e mbaruar pyetjen “a do të martohesh me mua?” – përgjigja ishte po! Ky ishte momenti që filloi faza e pjekurisë së jetës, ku të gjitha mësimet familjare nga prindërit dhe gjyshërit filluan të kishin kuptim: harmonia në jetë me bashkëshorten të sjell lumturi dhe të fuqizon të avancosh në karrierë, shoqëri dhe çfarëdolloj sfide që ke përpara.

    Ne Venecia

    Shpesh thuhet që nuk ka një çelës të unifikuar suksesi për të hapur çdo derë, po ju a e keni pasur një të tillë për të hapur rrugën tuaj drejt suksesit?

    Është e vërtetë që nuk ka një çelës suksesi për të hapur çdo derë. Puna e palodhshme, edukimi dhe shume cilësi të tjera e hapin rrugën e suksesit, po dhe ndonjëherë të jesh “në vendin e duhur e në kohën e duhur” ka të bëjë shumë. Shpeshherë i them kolegut të punës që shërbimi ndaj klientit është rruga drejt suksesit. Klient nuk do thotë vetëm blerësi i produktit apo shërbimit, po çdo person që vepron bashkë me ju, në aktivitetet. Kur merr përsipër një detyrë, mos e kthej me 100% të kërkesës, por me 120%. Jepi klientit përgjigjen që i duhet (që ndonjëherë nuk është përgjigja e pyetjes që kërkoi). Në qoftë se tregon këtë zotësi çdo ditë, me çdo bashkëveprimtar – suksesi të pret.

    Nuk rritemi kur i kemi gjërat e lehta, por kur përballemi me sfida. Cilat sfida do i përcaktoje si më të vështirat në jetën tuaj?

    Çdo ditë është një shans të përballesh me sfidën e ditës, e javës, e vitit. Është vështirë të parashikohet se çfarë sfidash të presin në të ardhmen dhe të përcaktosh cila është më e vështira. Jam 30 vjeç dhe, besoj, që sfidat të vështira në jetë me presin në të ardhmen. E rëndësishme është të pranojmë që gjate çdo udhëtimi do të këtë pjesë të lehta po edhe sfida. Një sfidë që e kam të sigurt është ruajtjen e gjuhës shqipe. Unë, si brezi i dytë shqiptaro-amerikan, (vetë i lindur në SHBA dhe nëna e lindur në SHBA), e kam pasur sfidë ta zgjeroj aftësinë me shkrim, lexim, si dhe fjalorin shqip (pasi kam mësuar “shqipen e kuzhinës”). Sfidë ende më e madhe do të jetë trashëgimi gjuhës shqipe nga fëmijët e mi, kur të vijë kjo ditë.

    Na ndodh shpesh të kthejmë vështrimin pas dhe të pyesim veten, si do ishte jeta jonë nëse do të bënim zgjedhje të tjera/të ndryshme. Si ju rezulton bilanci me vendimet tuaja?

    “E shkuar e kaluar” – vetëm fjala “vendime” na thotë që është në të kaluarën. Të mbetemi duke u menduar “po sikur X, Y, Z” do shpenzonim shumë kohë vetëm për këtë gjë, që nuk e ndryshon dot. Me kujtohen fjalët e babait tim kur kam qenë i vogël dhe e ndihmoja në punët e shtëpisë: “Mos u shpejto, mate punën dy herë dhe prije njëherë”. Nuk shpenzoj shumë kohë të gjykoj vendimet që kam marrë në të kaluarën, por vëmendjen e mbaj tek vendimi i radhës, që mund të ketë rezultate të ndryshme në të ardhmen. 

    Nëse arritja më e madhe e njeriut është që vazhdimisht të tejkalojë veten, cilat arritje tuaja përtej vetes do të cilësonit si më triumfueset?

    Pasioni im është të punoj me komunitetin shqiptaro-amerikan, sidomos me komunitetin tim në Waterbury, Connecticut. Shumë herë e quaj këtë si “puna e dyte” – kur mbaroj orarin e punës (karrierës), filloj me punën e komunitetit, por në të vërtetë, nuk quhet punë kur e ke pasion. Arritja më cilësore më erdhi para disa javësh, kur u zgjodha në Këshillin Koordinues të Diasporës, nga Ministria e Shtetit për Diasporën në Shqipëri. E ndiej veten krenar që jem një përfaqësues i komunitetit shqiptaro-amerikan nga Waterbury, në nivelin ndërkombëtar.  

    Çfarë evokimesh të djeshme e përjetimesh të sotme, të krijon tingëllimi i fjalës “Atdhe”?

    Evokime të djeshme me fjalën atdhe për mua janë vetëm tregimet e gjyshit dhe babait, se si ka qenë dikur jeta në atdhe. Hera e parë në atdhe, për mua, ishte në vitin 2006, si 17 vjeçar. Momenti ishte i papërshkruar, kur e pashë shtëpinë e gjyshit. U takova me kushërinjtë që vetëm i kisha parë në fotografi, dhe brenda 5 minutave u ndjemë si vëllezër. Banoret e fshatit që më pyesnin “I kujt je?” dhe unë u përgjigjesha: ‘Jam nipi Bexhetit, djali i Tasimit”. Më flisnin sikur njiheshim prej vitesh. Ky ishte momenti që kuptova fjalën atdhe dhe identitetin kombëtar. Sado që vazhdon jeta në SHBA, Prespa është atdheu im!

    Çfarë cilësie, mendoni, se ka qenë më e mira, trashëgimi e atdheut tuaj, e cila ju ka ndihmuar të integroheni e të jeni i suksesshëm?

    Pa diskutim është besa e shqiptarit. Krenohem me historia e besës shqiptare, me tregime nga lufta e dyte botërore ku shqiptarët shpëtuan jetën e shumë familjeve hebreje. Kjo është një cilësi shumë e veçantë dhe është detyra jone si shqiptarë të trashëgojmë ketë cilësi në brezin e ardhshëm. Në lidhje me sukseset, tregtia ka shumë nevojë për besim në mes të ortakëve, klientëve, kolegëve – dhe po u treguam njerëz që e respektojmë “Besën e Shqiptarit” – suksesi është e vetmja rrugë!

    Çfarë do të thotë “emigrant”, bazuar në përvojën tuaj personale dhe a keni vuajtur ndonjë pasojë të këtij “statusi” në fillimet apo aktualitetin tuaj?

    SHBA-ja është shtet i krijuar nga emigrantët. Për fat të mirë, është një vend ku kultura i trajton ‘emigrantet’ si ‘amerikanë’, pas kalimin e kohës. ‘Emigrant’ pas eksperiencës ime mund të quhen njerëzit e sapoardhur në SHBA, dhe në fillim të integrimit këtu. Për veten time, nuk e kam ndihur veten si emigrant, por si shqiptaro-amerikan, domethënë një përzierje e të dy kulturave. Merremi me aktivitete dhe jetën e përditshme si çdo “amerikan”, por kemi festa, tradita dhe edukimi familjar shqiptar, të cilin nuk e ka çdo “amerikan”. Përdor fjalën “amerikan” në thonjëza, sepse kombësia e “amerikanit” është e përbëre nga çdo kombësi që ekziston këtu.

    Si mendoni që mund të përmirësohet bashkëpunimi ndërshqiptar?

    Mund të flas për bashkëpunimin ndër shqiptarët në SHBA. Shqiptarët janë të shpërndarë kudo në SHBA: Boston, Waterbury, New York, Dallas, Chicago, Detroit dhe shume qytete të tjera. Kanë filluar bashkëpunime në mes qyteteve që mund të jenë afër më distancë, ose te kenë lidhje familjarë ne mes të dy vendeve, por nuk është krijuar një rrjet që i bashkon të gjithë. Në kohën e krizave (të Kosovës për shembull) u bashkuan shqiptarët dhe ndihmuan atdheun, por kur nuk ka gjendje krizë apo luftë, duhet te vazhdojmë të punojmë së bashku. Shpresoj që krijimi i Ministrisë së Diasporës mund të ndihmojë me organizim dhe strategjinë që mund t’i lidhë komunitetet së bashku, për një qëllim të madh.

    Çfarë duhej të ishte ndryshe në mëmëdhe?

    Po të kishte një përgjigje të lehte, do ishte bërë deri tani. Në vend të kritikojmë se çfarë nuk po shkon mirë në Shqipëri, në Kosovë, Maqedonia e Veriut, etj – duke parë anën pozitive, ka një të ardhme që jep shenja të mira. Pasuritë natyrore, kapitali intelektual, popullsia në moshë të re – të gjitha këta faktorë do e lëvizin vendin përpara. Ka shumë kritika ndaj sistemit politik, korrupsioni dhe shumë probleme të tjera – pjesëmarrja e popullit është një forcë që mund t’i përmirësojë këto. Shprehja “Roma nuk u ndërtua në një ditë” duhet marrë parasysh – çdo gjë e mirë merr kohë dhe unë jam i bindur që mëmëdheu do eci përpara në vitet e ardhshëm, në qofte se populli tregon pjesëmarrje në qeveritë e tyre.

    A mendoni se është e duhura qasja që qeveria/qeveritë shqiptare kanë ndërmarrë ndaj diasporës dhe çfarë do të kërkonit konkretisht nga qeveria/qeveritë shqiptare?

    Qeveritë në Kosovë, Maqedonia e Veriut dhe tani Shqipëri po fillojnë të ndërmarrin hapa serioze me diasporën. Krijimit i Ministrisë së Diasporës është hapi i parë – është shumë herët të themi që marrëdhëniet janë të duhura. Rezultati i punës do i japë përgjigje kësaj pyetje. Kërkesa, konkretisht duhet të jetë nga të dyja anët – çfarë kërkon diaspora nga qeveria dhe çfarë kërkon qeveria nga diaspora. Shpresoj që këto hapa të para do krijojnë lidhjet që mund t’i fillojnë vetëm bisedimet.

    Me ministrin e Diaspores se Shqiperise, z. Pandeli Majko

    Ndërkohë që jeni të zënë duke bërë plane, ndryshimi mbetet konstantja e pandalshme e kohës. Cilat janë tuajat për të ardhmen?

    Në kohen e teknologjisë, jeta është me rritëm shumë të shpejta. Planet afatgjata mund të ndryshojnë brenda ditës. Tani për tani, jam i përqendruar tek shërbimi i komunitetit shqiptaro-amerikan. Jam shumë entuziast të filloj punët me Këshillin Koordinues të Diasporës. Siç e dini, ky është një këshill i ri, në një ministri të re. Detyrat mund të ndryshojnë shumë në këto vitet e ardhshme, por jam gati të jap mundin tim për diasporën dhe Shqipërinë.

    “The Albanian” tanimë ka mbi 1 milion ndjekës online. Cili do te ishte mesazhi juaj si motivim(mosdorëzim)?

    I përshëndes të gjithë lexuesit e “The Albanian”-s dhe përgëzoj Petrit Kuçanën dhe gjithë stafin e “The Albanian”-s për punën që kanë bërë, duke informuar mbi 1 milion shqiptarë në botë! Mesazhi im është të vazhdojmë të punojmë për shqiptarët ku do që ndodhen dhe kurrë mos e humbasim identitetin shqiptar! I madhi Fan Noli e ka vulosur me këtë shprehje: “Mbahu nënë, mos ki frikë, se ke djemtë në Amerikë!”
    Petrit Kuçana The Albanian

    Tags: shbaVisar Tasimi
    Previous Post

    Dhjetëra të kthyer nga Siria dërgohen në periferi të Prishtinës

    Next Post

    Gani Hasani, kosovari që po vlerësohet si hero nga gjermanët

    Related Posts

    “Më lanë pa shtëpi, ma morën fëmijën…”/ Del para gjykatës shqiptarja që plagosi grekun, familjarja: Të lumtë dora

    by TheAlbanian.co.uk
    12/11/2021
    0

    Greqi- Klodiana Çela shqiptarja që plagosi ditën e djeshme me armë zjarri mjekun grek Jorgo Neos ka dalë sot përpara gjykatës....

    “Nënë Tereza: Shenjtorja dhe Kombi i Saj”

    by TheAlbanian.co.uk
    20/07/2021
    0

    Arben Çokaj, Frankfurt am Main, Gjermani 19 korrik 2021 Gëzim Alpion, “Nënë Tereza: Shenjtorja dhe Kombi i Saj” Bloomsbury: New...

    GAZETA BRAZILIANE (1968) / JETA E VËSHTIRË E MBRETËRVE DHE PRINCËRVE : RASTI I LEKA ZOGUT

    by TheAlbanian.co.uk
    15/06/2021
    0

    “Qiraja (taksa) civile” (të cilën kombi duhet të paguajë për të mbështetur mbretërit e tij dhe oborret përkatëse) është ajo...

    MSH: 348 raste të reja dhe 9 humbje jete në 24 orët e fundit nga Covid-19

    by TheAlbanian.co.uk
    04/04/2021
    0

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë...

    Next Post

    Gani Hasani, kosovari që po vlerësohet si hero nga gjermanët

    The Albanian video production

    The Albanian

    © 2020 The Albanian designed by Shef Domi

    Welcome to The Albanian

    • About
    • Advertise
    • Contact
    • Privacy Policy

    Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

    No Result
    View All Result
    • KREU
    • Albcontacts
    • Lajme
    • Opinion
    • Më shumë
      • Kulture
      • Diaspora
      • Histori
      • Shqipëria
    • Udhetimi im
    • Web TV

    © 2020 The Albanian designed by Shef Domi

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password?

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.