• Latest
  • Trending
  • All

“Udhëtimi im” – Valmira Hoti: “Qasja e qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqiperisë ndaj diasporës le shumë për të dëshiruar”

16/05/2019

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 19 April, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Diaspora

“Udhëtimi im” – Valmira Hoti: “Qasja e qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqiperisë ndaj diasporës le shumë për të dëshiruar”

16/05/2019
in Diaspora, Kosova, Kulture, Udhetimi im

Nënë dhe shkencëtare, sfidë aspak e lehtë, por që me shumë  motivim, energji, kurajo dhe d­ashuri ndaj punës,  Valmira Hoti triumfoi në arritjet akademike në një ndër  degët më deficitare në vendlindje dhe të rralla edhe në Angli.

Profesioni është ai që na bashkëshoqëron gjithë jetën. Ju këtë zgjedhje e keni bërë te mirëllogaritur apo ju ka ardhur spontanisht, si një vokacion i brendshëm?

Lajme teNjejta

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

Biznesmeni i afërt me Putinin pranon ndërhyrjen në zgjedhjet amerikane 

07/11/2022

“Më lanë pa shtëpi, ma morën fëmijën…”/ Del para gjykatës shqiptarja që plagosi grekun, familjarja: Të lumtë dora

12/11/2021

Përzgjidhja e profesionit tim nuk  është aspak spontane. Që fëmijë kam qenë natyrë shumë kurioze dhe energjike. Prindërit më tregojnë që në vegjeli isha shumë fëmijë kureshtar dhe nuk pajtohesha vetëm me një pergjigjje, por kam insistuar gjithmonë të dija më shumë që në fazat e hershme. Pastaj, kam pas dashuri te kultivume nga prindërit  për leximin në përgjithesi dhe shkencat natyrore në veçanti. Zelli në mësime është diçka që gjithmonë më ka karakterizuar qysh si fëmijë.

Interesimi, njohuritë e fituara  dhe aftësitë e treguara për shkencat natyrore më kanë dhënë më shumë vetëbesim në aspirimin për nivelet më të thella të hulumtimeve në fushën e shkencave matematikore/natyrore.

Po ashtu, ndër vite kam zhvilluar aftësi të mira të transmetimit të njohurive që kam, duke filluar që nga shkolla e mesme e deri tani. Kjo më ka shërbyar si arsyje shtesë për të vazhduar  drejt majave më të larta akademike që të mund të kontribuoj në shkencë dhe t’ju ndihmoj gjeneratave të tjera.

Cilat kanë qenë momentet që kanë shënjuar udhëtimin tuaj profesional/ personal?

Udhëtimin tim profesional  e karakterizojnë shumë momente që do t’i konsideroja si të rëndësishme përgjatë jetës sime profesionale. Duke filluar nga përfundimi i suksesshëm i shkollës së mesme, shpalljen si student i dalluar i Universitetit të Prishtines përgjatë studimeve,  diplomimin e studimeve bachelor me notë mesatare 10, në degën e Bankave dhe Financave, prane Fakultetit Ekonomik, pranimi në punë si Auditor Junior në Bankën Qendrore të Kosovës, në moshën 21-vjeçare, pastaj fitimi i Bursës nga Komisioni Evropian për studimet master, në një nga degët me deficitare, atë të Statistikës Sociale, përfundimi i suksesshëm i masterit, marrja e positës hulumtuese, në kuadër të departamentit të Matematikës dhe Statistikës, pranë Universitetit Lancaster, fitimi i burses nga qeveria angleze për studimet e doktoraturës, publikimi i punimeve shkencore gjatë viteve të hulumtimeve, përfundimi i suksesshëm i doktoraturës dhe vazhdimi i mëtejshëm me punë në akademi. Sjelljen në praktikë të njohurive biznesore, përmes zhvillimit të sukseshëm të kompanisë për Bio-Technology sëbashku me bashkëshortin. Tashmë kemi edhe produktin e parë që vetëm është lancuar në tregun anglez.

Botën profesionale time e ka bërë edhe më të begatë prania e shokut të jetës sime, Valon Llabjani, që po ashtu është doktor i shkencave në fushën e shkencave biomedicinale dhe akademik i vërtet. Bukurinë e gjithë  këtyre sakrificave dhe punës sonë e kemi të kurorëzuar me faktin që ne jemi edhe prindër të dy djemve, Etritit dhe Lirit.

Me djalin

Shpesh thuhet që nuk ka një çelës të unifikuar suksesi për të hapur çdo derë, po ju a e keni pasur një të tillë për të hapur rrugën tuaj drejt suksesit?

Çelës të  unifikuar të suksesit do të konsideroja punën dhe dashurinë për atë që bën. Kjo është ajo që më ka hapur derën ngado.

Nuk rritemi kur i kemi gjërat e lehta, por kur përballemi me sfida. Cilat sfida do i përcaktoje si më të vështirat në jetën tuaj?

Periudha e tranzicionit dhe adaptimit akademik, nga ai kosovar në atë anglez, kanë qenë sfidë e vërtetë. Po ashtu, rritja e familjes  përkrah studimeve dhe punës, kanë qenë shumë sfiduese e, ndërkohë dukej e pamundshme, më kanë shërbyer si motiv shtesë për përfundimin me sukses të shkollimit dhe punës në vazhdimësi. Gjithemonë, duke dashur për të kaluar shembull tek fëmijët e mi, së pari, familjarëve dhe shoqërisë, pa marrë parasysh rrethanat, nuk duhet të heqin dorë në ndjekjen dhe realizimin e ëndrrave të tyre. Mos të ndalen kur janë të lodhur, por të pushojne dhe të kthehen edhe më të përkushtuar në bërjen realitet të aspiratave të tyre.

Na ndodh shpesh të kthejmë vështrimin pas dhe të pyesim veten, si do ishte jeta jonë nëse do të bënim zgjedhje të tjera/të ndryshme. Si ju rezulton bilanci me vendimet tuaja?

E ndjej veten të kompletuar, si nga aspekti professional, ashtu dhe ai familjar. Jam shumë krenare me udhëtimin tim përgjatë këtyre viteve dhe nuk do ta ndërroja me asnjë gjë nga ajo që kam kaluar, ngaqë besoj se rrethanat, në çdo kohë, më kanë shërbyer në të mirë të asaj që kam sot.

 Nëse arritja më e madhe e njeriut është që vazhdimisht të tejkalojë veten, cilat arritje tuaja përtej vetes do të cilësonit si më triumfueset?

Fitimi i titullit Nënë, përgjate studimeve, perfundimi i suksesshëm i doktoraturës dhe puna akademike që bëj, i konsideroj si arritjet me triumfuese.

Çfarë evokimesh të djeshme e përjetimesh të sotme,  të krijon tingëllimi i fjalës “Atdhe” ?

Kjo fjalë na përcjell kudo, në të mirë e në të keq. Si fëmijë që i kam mbijetuar luftës, në një nga regjionet më të prekuara nga okupatori serb, atë të Gjakoves, e ndjej veten me fat dhe në të njejtën kohë me obligim që të arrijmë sa më  shumë që t’i shërbejmë vendit. Po ashtu, dua të kaloj sa më shumë përjetime tek dy djemtë  tanë që të dinë sa më tepër për prejardhjen e tyre dhe të ndihen krenarë çdo herë, me faktin që janë shqiptarë.

Çfarë cilësie mendoni se ka qenë më e mira, trashëgimi e atdheut tuaj, e cila ju ka ndihmuar të integroheni e të jeni i suksesshëm?

Ambicia për të arritur sa më shumë e për të mos u dorëzuar sfidave, sado të vështira, është trashëgimia më e bukur që e kam marrë nga vendi im.

Me prindërit

Çfarë do të thotë “emigrant”, bazuar në ekperiencën tuaj personale dhe a keni vuajtur ndonjë pasojë të këtij “statusi” në fillimet apo aktualitetin tuaj?

Fjala emigrant më asocion në një njeri me shikimin drejt së ardhmes, për të arritur sa më shumë që  shpirtin e ka në vendlindje. Udhëtimi im personal ka qenë i natyrës akademike drejt perëndimit dhe në asnjë rrethanë nuk jam ndjerë në disadvantazh, për shkak të statusit si emigrant. Përkundrazi, gëzojmë shumë përkrahje dhe motivim nga miqtë/kolegët anglezë dhe të kombësive të tjera, në punën dhe jetën tonë të përditshme.

Si mendoni që mund të përmirësohet bashkëpunimi ndërshqiptar?

Bashkëpunimi ndërshqiptar, mendoj se mund të përmiresohet përmes integrimit ekonomik, këmbimin e ideve dhe eksperiencave në të gjitha fushat e jetës. Pjesëmarrje aktive e diasporës në rrjedhat politike dhe shoqërore, me qëllim përmiresimin e kushteve për arritje të pranimit të vendeve tona në Bashkimin Evropian.

Çfarë duhej të ishte ndryshe në mëmëdhe?

Sistemet e trashëguara në dy vendet tona, Kosovë dhe Shqiperi, në krahasim me vendet e tjera evropiane, na kanë lënë mbrapa dhe me vese tradicionale që duhen ndryshuar me shpejtësinë e dritës. Përvoja të transformimeve kemi nga të gjitha anët e botës e, në veçanti, model për vendet tona duhet të merret praktika e transformimeve të dy Gjermanive dhe emancipimin e sukseshëm në Unionin Evropian.

A mendoni se është e duhura qasja që qeveria/qeveritë shqiptare kanë ndërmarrë ndaj diasporës dhe çfarë do të kërkonit konkretisht nga qeveria/qeveritë shqiptare?

Qasja e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqiperisë le shumë për të deshiruar, në shume  drejtime, rreth trajtimit të denjë të diasporës. Këtu po i theksoj vetëm disa nga keto aktivitete që do të doja që qeveritë tona të ndërmarrin seriozisht: lehtësimin e votimit nga jashtë  dhe marrjes së shtetësisë shqiptare/kosovare, krijimin e rrugeve të qarta për integrimin e trurit nga jashtë brenda hapësirave institucionale dhe lehtësimin e shkëmbimit  të eksperiencave në fushat e tjera shoqëroro-ekonomike.

Ndërkohë që jeni të zënë duke bërë plane, ndryshimi mbetet konstantja e pandalshme e kohës. Cilat janë tuajat për të ardhmen?

Zhvillimi i mëtejshem professional, përmes kontributit akademik në fushën statistikes. Zhvillimin e suksesshëm të Kompanisë sonë për Bio-Technology. Kontribut profesional me përcjelljen e praktikave dhe metodave më të avancuara në leminë e Statistikës  në Kosovë dhe Shqipëri, janë prioritet e  planeve  të mia.

“The Albanian”   tanimë ka mbi 1 milion ndjekes online. Cili do te ishte mesazhi juaj si motivim (mosdorëzim) ?

Dëshiroj me gjithë zemër që shqiptarët, kudo që janë, të jenë emra eminentë në të gjitha fushat e jetës, duke i shërbyer vendit për të mire, si dhe mos t’i harrojnë kurrë rrënjët, kush janë e nga kanë ardhur. Ta ndihmojmë vendin amë përmes ofrimit të njohurive dhe aftësive të zhvilluara jashtë, për t’i shtyrë kështu proceset e atdheut përpara, duke shërbyer si katalizator për prosperitet dhe emancipim perëndimor!

“The Albanian”

Post Views: 121
Tags: londervalmira hoti
Previous Post

Shqiptari bëhet protagonist në mediat e SHBA-së, ja gjesti i tij

Next Post

Trondit Dick Marty: Shumë krime në Kosovë ende pa zbardhur

Related Posts

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

Biznesmeni i afërt me Putinin pranon ndërhyrjen në zgjedhjet amerikane 

by TheAlbanian.co.uk
07/11/2022
0

Biznesmeni me lidhje të ngushta me Kremlinin, Yevgeny Prigozhin, pranoi të hënën se ai kishte ndërhyrë në zgjedhjet amerikane dhe...

“Më lanë pa shtëpi, ma morën fëmijën…”/ Del para gjykatës shqiptarja që plagosi grekun, familjarja: Të lumtë dora

by TheAlbanian.co.uk
12/11/2021
0

Greqi- Klodiana Çela shqiptarja që plagosi ditën e djeshme me armë zjarri mjekun grek Jorgo Neos ka dalë sot përpara gjykatës....

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

by TheAlbanian.co.uk
10/10/2021
0

Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme energjetike. Për të përballuar këtë emergjencë kryeministri Rama shpalli një plan me tre pika,...

Next Post

Trondit Dick Marty: Shumë krime në Kosovë ende pa zbardhur

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.