• Latest
  • Trending
  • All

Si e përcolli propaganda serbe vdekjen e profesor Çabejt?!

19/12/2018

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 22 April, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Histori

Si e përcolli propaganda serbe vdekjen e profesor Çabejt?!

19/12/2018
in Histori

Nga Bajram Sefaj

Tek po ndiqja (shikoja dhe dëgjo ja), tash një ditë frik, intervistën e të bijës së Eqrem Çabejt, Brikena Çabej, dhënë televizionit KTV të Kosovës, gjersa me krenari, pietet dhe respekt të merituar, fliste për babain e saj, shkencëtarin dhe pedagogun tonë të njohur, me ra ndërmend se, këtu e dyzet vjet më parë, me rastin e vdekjes së këtij njeriu të madh të shkencës dhe, përgjithësisht të kulturës shqiptare, kam bërë një shkrim dhe se, në alfabetin cirilikë, e kam botuar në gazetën “Jedinstvo” të Prishtinës, e cila atëbotë, shquhej për shovinizëm, mos durim, kundër shqiptarizëm të skajshëm. Se si dhe qysh ndodhi kjo, me pak fjalë, shpjegimi ne vijim…

Lajme teNjejta

Si iu dorëzua Princ Vidit kurora shqiptare – Nga Ilir Ikonomi

12/09/2021

GAZETA BRAZILIANE (1968) / JETA E VËSHTIRË E MBRETËRVE DHE PRINCËRVE : RASTI I LEKA ZOGUT

15/06/2021

Përgjithmonë mirënjohje për Kongresistin Eliot Engel

05/01/2021

***
Një “histori” e pabesueshme rreth një artikulli të bashkëpunëtorit tonë, botuar në të përditshmen gazetë serbe “Jedinstvo” të Prishtinës, më 30 gusht 1980, me rastin e vdekjes së Eqrem Çabej. Të botohet në faqen 10, në rubrikën: kultura, umetnost, nauka (kulturë, art, shkencë), artikull me titull të madh “Velikan albanologije i balkanologije”, i një gazetari shqiptar, me rastin e vdekjes së një shkencëtari të shquar shqiptar, sikurse qe Eqremi ynë, ishte një gjë e jashtëzakonshme, si pamundshme dhe pabesueshme fare! Ndodhi kjo befasi në vigjiljen e vitit kryq (kthesë) 1981, kur nisin grevat e studentëve shqiptarë të Kosovës, që shënonin fillimin e rrënimit të themeleve të ish Jugosllavisë (së Titos!). “Aty nisi (krisi)…

Para disa ditësh në Tiranë, në moshën 72vjeçare, mbas një sëmundje të gjatë e të rëndë, vdiq profesor Eqrem Çabej, pa dyshim albanologu dhe ballkanologu më i madh i të gjitha kohëve. Kështu thonë njohësit më të shquar të veprës së këtij punonjësi shkencor të palodhshëm, i cili tërë jetën e vet ia kushtoi, jo vetëm gjuhës shqipe dhe problemeve që lidhen me te, por edhe fushave (lëmive) të tjera siç janë letërsia, etimologjia, historia etj

Eqrem Çabej u lind në vitin 1908 në Gjirokastër, në një familje mesatare. Mbas shkollës fillore në vendlindje, arsimin e mesëm e kreu në Klagenburg të Austrisë, dhe disertacionin e doktoraturës me titull “Italoalbanische Studien” (Studimet italo-shqiptare) e mbrojti duke pasur si oponentë të njohurit prof. Paul Kreçmer dhe prof. Norbert Jokli.
“…Në një qendër me tradita të forta e pasura shkencore e linguistike, studimet albanologjike zinin një vend të spikatur në gjysmën e parë të shekulli të kaluar, kurse në gjysmën e dytë ato morën hov edhe ma të madh, dhe, në veçanti, në fillim të këtij shekulli (Kopitar, Gustav Majer, M. Lamberc, Kreçmer, Jokli). Në këte qendër universitare me punkte të forta hulumtimi shkencor e me kushte të përshtatshme, Eqrem Çabej njohu kulturën dhe rezultatet linguistike të kohës dhe të gjitha rrymat e lëvizjet në këtë fushë studimi, duk i zotëruar ato në mënyrë të shkëlqyer -thot, midis të tjerëve, akademik Idriz Ajeti kur bën fjalë për vitet e para të Eqrem Çabejt në Vjenë, kur ai filloi të punonte si hulumtues shkencor.
Mbas kthimit në atdhe tok me bashkëudhëtarët e tij, po kështu shkencëtarë të vyeshëm të kësaj fushe, Alekandër Xhuvanin e Kritaq Cipon, Eqrem Çabej boton nji varg punimesh, artikujsh e trajtesash (shqyrtimesh) shkencore, në shumë publikacione (botime) e revista ndër të cilat në “Revue international des etudes balkanique”, që botohej në Beograd, çka ndihmoi që fill mbas luftës primatin e albanologjisë ta merrnin në duart e tyre shkencëtarët e vendit dhe jo të huajt, sikurse kishte ndodhur para luftës së dytë botërore. Pikërisht falë punës së palodhshme të Eqrem Çabejt, Tirana u bë qendër e albanistikës, dhe prej aty zëri i shkencës shqiptare do të dëgjohet jo vetëm në Ballkan por edhe në Europë e botë.

Që nga viti 1936, kur botoi veprën e parë shkencore dhe deri sa vdiq, duke punuar si shkencëtar hulumtues, pothuaj çdo vit ai e pasuronte opusin e tij në me vepra të çmueshme me vlera të pallogaritshme. NB “Rilindja” e Prishtinës në vitin 1976 mblodhi dhe botoi në gjashtë vëllime pjesën më të madhe e më të vlertë të krijimtarisë së plotë të këtij punonjësi të shquar shkencor. Ndihmesën e tij të paçmueshme për albanologjinë e ballkanologjinë Eqrem Çabej e dha edhe duke bashkëpunuar në shumë takime shkencore ballkanike, europiane e botërore që merreshin me këto çështje. Rëndësi të veçantë kanë ligjëratat e tija të mbajtura në katedrat përkatëse të Universitetit të Prishtinës dhe atë të Shkupit. Prandaj mund të thuhet lirisht se të gjithë albanologët e gjallë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë kanë qenë nxënës të tij shkencorë.

Para disa ditësh, si të thuash në prag të vdekjes, duke qenë në shtrat, Eqrem Çabej iu përgjigj kërkesës së Televizionit të Prishtinës e dha deklaratën e tij të fundit publike ose porosinë apo testamentin për të gjithë albanologët e rinj të ardhshëm e shkencëtarët e tjerë që do vijnë. Në kët rast, midis të tjerave, ai tha: “Mendoj se në studimet që janë bërë dhe në ato që do të bëhen në të ardhmen në fushën e shkencave humane, d.m.th. në etnografi, gjuhë, histori, arkeologji dhe parahistori, ne shqiptarët do të nisemi nga fakti i padiskutueshëm se populli ynë është ndër popujt më të vjetër në gadishullin e Ballkanit. Kjo duhet të përbëj premisën nga e cila do të nisemi, kjo tregon se populli ynë ka lidhje të ngushta me popujt e lashtë të gadishullit ballkanik…Tash lind pyetja se në ç’frymë do t’i studjojmë këto çështje. Mendoj që si në shekullin e kaluar ashtu dhe në këtë të sotmin, në kërkimet e tyne shqiptarët kanë qenë të çliruar nga shovenizmi, nga çdo frymë shovinizmi, nga çdo fanatizëm shkencor. Mendoj se kësaj rruge duhet të ecim përpara. Kjo rrugë është pozitive. Kjo vlen edhe për studimin e lidhjeve tona me popujt e tjerë ballkanikë. Por kur them se duhet të jemi të çliruar, kjo do të thotë të jemi objektivë, të hulumtojmë të vërtetat, por hulumtimi i së vërtetës nuk duhet përzi me indiferentizmin, do të ndjekim objektivitetin shkencor, hulumtimet objektive, por jo ato indiferente. Kjo vlen për të gjithë…”.
Vdekja e akademik Eqrem Çabejt, i cili në vendin e vet është shpallur mësues i popullit, është humbje e pakompensueshme jo vetëm për shkencën e kulturën, por edhe për kombin shqiptar në përgjithësi. Vepra e këtij arkitekti të kulturës e shkencës do të jetojë përgjithmonë.

*Bajram Sefaj
(Përkthyer nga serbishtja prej Esat Myftarit)

Post Views: 104
Tags: Bajram SefajEqerem Çabej
Previous Post

Studentët bëjnë thirrje për tryezë studentore, pa Ramën

Next Post

Një përgjigje e detyruar për Akademikun Rexhep Qosja

Related Posts

Si iu dorëzua Princ Vidit kurora shqiptare – Nga Ilir Ikonomi

by TheAlbanian.co.uk
12/09/2021
0

Dërgata shqiptare me Esat pashën u prit nga Princ Vidi në kështjellën e tij të familjes në Nojvid të Gjermanisë...

GAZETA BRAZILIANE (1968) / JETA E VËSHTIRË E MBRETËRVE DHE PRINCËRVE : RASTI I LEKA ZOGUT

by TheAlbanian.co.uk
15/06/2021
0

“Qiraja (taksa) civile” (të cilën kombi duhet të paguajë për të mbështetur mbretërit e tij dhe oborret përkatëse) është ajo...

Përgjithmonë mirënjohje për Kongresistin Eliot Engel

by TheAlbanian.co.uk
05/01/2021
0

Frank Shkreli Kongresisti dhe miku i madh i shqiptarëve, njëri prej mbështetevse më të dalluar në Kongresin amerikan të të...

Konferenca e Bujanit dhe rezoluta ideologjike për vetvendosje e bashkim me Shqipërinë – Nga Jusuf Buxhovi

by TheAlbanian.co.uk
03/01/2021
0

Përkujtesë historike Konferenca e Bujanit, e mbajtur nga 31 Dhjetor 1943 deri më 2 Janar 1944, paraqet një ngjarje të...

Next Post

Një përgjigje e detyruar për Akademikun Rexhep Qosja

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.