Sot me datë 28.04.2022 në qytetin e Krumës të Bashkisë së Hasit me kontributin e sipërmarrësit Kadri Morina u përurua vendosja e shtatores së Pjetër Bogdanit.
Në fillim në pallatin e kulturës “Pjetër Bogdani” u zhvillua një simpozium kushtuar jetës dhe veprës së “Pjetër Bogdanit” këtij përsonaliteti dhe patrioti Hasjan lindur në Kishaj të Hasit (Guri i Hasit) me përmasa kombëtare dhe ndërkombëtare në shkrimin e gjuhës shqipe, me kryevepren e tij “Çeta e Profetëve” teologjinë e besimit fetar katolik si Prift i Arqipeshkëvisë së Shkodrës, Shkupit e Prishtinës dhe mbrojten e trojeve shqiptare si Kontribues në luften e Austrisë ndaj perandorisë otomane .
Gjithashtu me këtë rast u perurura shtatorja e tij e ngritur nē qendër të qytetit të Krumës.
Në këtë ceremoni morën pjesë Prefekti i Qarkut z. Zenel Kuçana Deputeti i Qarkut zj. Gerta Duraku, Kryetari i Bashkisë Has z. Liman Morina, Kryetari i Këshillit të Qarkut Kukës z. Abdulla Domi, N/Kryetari i Bashkisë Kukës z.Granit Gjana, N/Prefekti i Hasit z. Selman Geca, N/Kryetari i Parlamentit të Kosovës z. Enver Hoxhaj, Kryetari i Komunës se Prizerenit Shaqir Totaj, Akademik e Profesor, autoritete të dijes si dhe përsonalitete fetare te drejtimit të kishave katolike nga Shqipëria e Kosova, qytetarë të Hasit, Tropojës, Kukësit.
Fjalën e mirëseardhjes dhe hapjes së këtij takimi e mbajti Kryetari i Bashkisë Has z. Liman Morina.
Kumtesa mbi jetën dhe veprën e Pjetër Bogdanit mbajtën Profesorët Sabri Hamiti, Aurel Plasari, Muhamet Bela.
Zbulimin e shtatores së Pjetër Bogdanit ngritur në qendër të qytetit të Krumës e bëri Kryetari i Bashkisë Has z.Liman Morina dhe sponsorizuesi e sipermarrësi z. Kadri Morina.
Gjithashtu fjalë përshëndetëse mbajti Prefekti i Qarkut Kukës z. Zenel Kuçana, kryetari i Komunës së Prizrenit z. Shaqir Todaj, “Qytetari i Nderit Hasit “ z. Kadri Morina.
Në këtë ceremoni këshilltarët e Presidentit Republikës z. Flamur Gashi e zt. Ded Prenga dorëzuan dekoraten “Nderi i Kombit“ akorduar nga presidenti i Republikës, për këtë personalitet të letrave shqipe, birin e Hasi “Pjetër Bogdani”.
Në fund të takimit përpara shtatores së Pjeter Bogdanit grupet artistike nga Hasi,Tropoja dhe Kosova dhan një program tē pasur artistik.
































