• Latest
  • Trending
  • All

Schmitt: Asnjë komb në Ballkan nuk luftoi sa shqiptarët kundër pushtimit osman

25/06/2025

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

26/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

26/10/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 29 October, 2025
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Schmitt: Asnjë komb në Ballkan nuk luftoi sa shqiptarët kundër pushtimit osman

25/06/2025
in Aktualitet

Oliver Jens Schmitt, profesor i Historisë së Europës Juglindore, autor i disa botimeve nga historia e shqiptarëve dhe monografive për Kosovën dhe për Shqipërinë, në një intervistë të gjatë për televizionin T7 në Prishtinë, ka folur për periudha të ndyshme të historisë shqiptare.

Në një pjesë të mirë të intervistës, ai ka folur për pozitën e shqiptarëve nën sundimin osman. Ndër të tjera, ai ka theksuar se shqiptarët kanë kundërshtuar më fort se të gjitha kombet tjera të Ballkanit pushtimin nga Perandoria Osmane.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

26/10/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

“Nuk ka asnjë komb tjetër i cili ka kundërshtuar deri në fund ekspansionin osman dhe sulmin osman në rajon sikur shqiptarët. Shqipëria, Arbëria (duhet të jemi të saktë kur flasim për Arbërinë) e ka paguar një çmim shumë të lartë. Shqipëria e sotme e Mesme dhe e Veriut janë shkatërruar jo vetëm pjesërisht, por krejtësisht nga osmanët, sepse në Mat, në Dibër, në zonën e Shkodrës, njerëzit kanë luftuar deri në fund. Qytetet si Triepshi janë shkatërruar krejtësisht. Banorët e Shkodrës kanë vendosur të iknin në mërgim, në Venedik, për të mos rënë nën pushtimin osman. Nuk ka asnjë rajon tjetër, as në Serbi, as në Bosnjë, me pasoja demografike ka shumë të rënda. Shqiptarët, në fillim të shekullit të XIX e ndryshuan edhe emrin e tyre. Emri Arbër u zhduk dhe u zëvendësua me emrin shqiptar. Shqiptari është një arbër shqipfolës mysliman, është një arbër shqipfolës i krishterë, ndërsa koncepti i Arbërisë mbijetoi në Italinë e Jugut, te arbreshët, dhe në Greqi, te arvanitasit”, ka thënë Schmitt, në emisionin “Prizma”.

“Prezenca turke (në trojet shqiptare), në kuptimin etnik, ka qenë shumë, shumë e kufizuar, në krahasim me Bullgarinë ose me Trakinë ose me Greqinë e Veriut. (…) Po jap vetëm një shembull: Babai i Ahmet Zogut, në vitin 1908, e ka takuar një diplomat austrohungarez në Mat, në Burgajet. Diplomati është përpjekur të kuptonte sistemin otoman në këtë rajon. Babai i Zogut i thotë: ‘Unë jam besimtar ndaj Sulltanit. Sulltani është larg, por unë gjithmonë do të luftoj për Sulltanin. Por, nëse Sulltani fillon të ndryshojë te ne zakonin, Kanunin, dhe më detyron t’i paguaj taksa, nëse më detyron edhe t‘i dërgoj djemtë e mi në Jemen, në Arabi, kjo është tjetër gjë’. Kjo e shpjegon shumë mirë këtë kombinim, domethënë, po lojaliteti edhe përfitimi nga sistemi perandorak, por edhe ideja që ‘ne shqiptarët jemi edhe në shtëpinë tonë dhe ne jemi pronarët’”, u shpreh ai.

Historiani Schmitt, i cili ka hulumtuar nëpër shumë arkiva dhe ka zbuluar dokumente të rëndësishme historike, ka thënë se intelektualët shqiptarë që kanë jetuar e vepruar jashtë vendit kanë dhënë kontribut shumë të madh në formësimin kombëtar në periudhën e Rilindjes. Ai ka thënë se rilindësit, kudo që kanë jetuar e vepruar, e kanë zhvilluar idenë e shqiptarizmës pavarësisht prej përkatësisë fetare.

“Intelektualët që kanë jetuar jashtë vendit kanë luajtur një rol të tillë edhe ky është një element i rëndësishëm. Shumica e rilindësve, sidomos ata që e kanë zhvilluar idenë e një kombi në të cilin përkatësia fetare nuk ka ndonjë rëndësi të veçantë, nuk kanë jetuar në Arnavutlluk, domethënë në zonën me shumicë shqiptare brenda Perandorisë Osmane, por kanë jetuar në Aleksandri të Egjiptit, në Paris ose në Stamboll…”, është shprehur Schmitt.

“Pashko Vasa është një shembull shumë i mirë. Ai ishte një shqiptar i krishterë, ishte guvernator i Libanit dhe Libani, sa i përket përkatësisë fetare, ishte një zonë e përthyer dhe me tensione. Pra, nuk është e rastësishme që rilindasit e krishterë e kanë zhvilluar idenë e një shqiptari i cili e ndjek shqiptarizmën si fe dhe jo islamin ose krishterimin”, ka theksuar ai.

Schmitt ka parë dallime në konceptin e shqiptarizmës midis intelektualëve të krishterë dhe atyre muslimanë. Sipas tij, debati intelektual i rilindësve ka qenë më i gjallë te jomyslimanët, te të krishterët në diasporë.

“Ne duhet të theksojmë që ka një ndryshim shumë të madh midis rilindësve në diasporë dhe aktivistëve kombëtarë në rajon. Për shembull, këtu në Kosovë ose në Maqedoni, te të gjithë shqiptarët në pjesën lindore, çështja e shqiptarizmës e kishte një kuptim tjetër, sepse këtu nuk kishte shumë shqiptarë të krishterë. Kishte shumë pak shqiptarë ortodoksë dhe shumë pak shqiptarë katolikë. Shumica dërmuese e shqiptarëve ishin myslimanë sunitë. Bektashi kishte shumë pak. (…) Atje, në Shqipërinë e Jugut, ortodoksët kishin edhe opsione identitare të ndryshme, sepse i tërhiqte Greqia, i tërhiqte Rumania… Çdo familje ortodokse i kishte tri opsione identitare: identitetin grek, identitetin rumun (vlleh) dhe identitetin shqiptar. Një situatë e tillë nuk ekzistonte në Kosovë ose në Maqedoni. Për këtë arsye debati intelektual i rilindësve ishte më i gjallë te jomyslimanët, te të krishterët në diasporë. Kjo është diçka që, sipas mendimit tim, nuk vlerësohet ashtu siç duhet (nga historiografia shqiptare sot)”, ka thënë ai.

Schmitt ka folur edhe për përpjekjet e Perandorisë Osmane për mbytjen e idesë së shqiptarizmës me denë e panislamizmit. Ai ka thënë se me ardhjen e xhonturqve në pushtet për inteltualët shqiptarë u krijuan më shumë mundësi veprimi dhe kjo u kurorëzua me Kongresin e Manastirit, ku u bë një rreshtim i fortë i intelektualëve shqiptarë me Perëndimin, pavarësisht rezistencës së fuqishme dhe pengesave të shumta të nxitura nga Stambolli.

“Kombi shqiptar ishte i pari komb me shumicë muslimane që u përcaktuar për alfabetin latin dhe kjo ishte edhe shprehje e një identiteti të ri, që u pranua nga shumica e muslimanëve. Fakti që një komb me shumicë muslimane i pranoi të krishterët si të barabartë në krahasim botëror është një përjashtim”, ka thënë Schmitt, ndër të tjera.

Botimet e Oliver Schmittit për shqiptarët: Das venezianische Albanien 1392 – 1479 (Arbëria venedikase 1392 – 1479), Kosovo: Kurze Geschichte einer zentralbalkanischen Landschaft (Kosova: Histori e shkurtër e një treve qendrore ballkanike), Die Albaner: Eine Geschichte zwischen Orient und Okzident (Shqiptarët: Një histori midis Lindjes dhe Perëndimit), A Concise History of Albania (Një histori e përmbledhur e Shqipërisë), Skanderbeg: Der neue Alexander auf dem Balkan (Skënderbeu, Aleksandri i ri nga Ballkani).

Post Views: 4,162
Previous Post

Tempujt e Kishave Ortodokse Serbe në Mal të Zi, janë të lidhur me armë dhe persona me interes sigurie

Next Post

Serbia se njeh realitetin e pas luftës

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
26/10/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Serbia se njeh realitetin e pas luftës

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.