• Latest
  • Trending
  • All

Qeveria e re serbe me skeletet e Millosheviçit – Nga Shaban Murati

29/10/2022

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 4 June, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Qeveria e re serbe me skeletet e Millosheviçit – Nga Shaban Murati

29/10/2022
in Aktualitet

Neojugosllavët e ekzaltuar në Tiranë u qetësuan pas gjashtë muaj pritje të caktimit nga presidenti serb Vuçiç të qeverisë së re neojugosllave pas zgjedhjeve parlamentare të 3 prillit 2022. Në 23 tetor 2022 presidenti Vuçiç shpalli qeverinë e tij të re dhe a e dini se kush do ta sjellë paqen, harmoninë dhe parajsën për neojugosllavët e “Ballkanit të hapur”?

E ka marrë përsipër qeveria e re e Serbisë, që vjen me skeletet e qeverisë së presidentit serb kriminel ndërkombëtar lufte Sllobodan Millosheviç. Ja bijtë që do të zbatojnë programin e babait:

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Presidenti aktual i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka qenë ministër i Informacionit në qeverinë e Millosheviçit.

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Jashtëm në qeverinë e re, Ivica Daçiç, ka qenë zëdhënës i Millosheviçit.

Ministrja e Kulturës në qeverinë e re, Maja Gojkoviç, ka qenë zëvendëskryeministre në qeverinë e Millosheviçit.

Ish-ministri i Brendshëm, fashisti prorus Aleksandër Vulin, që pritet të marrë postin e rëndësishëm qeveritar të Drejtorit të Përgjithshëm të UDB-së serbe, e cila tani quhet BIA, ka qenë zëdhënës i gruas së Millosheviçit, Mira Markoviç, bashkëautore e programit gjenocidal të bashkëshortit kundër popujve joserbë.

Teksti i betimit të qeverisë së re dhe ministrave të saj, i shpërndarë në Parlamentin e Serbisë në 25 tetor, thotë: “Unë betohem që do t’i kushtohem mbajtjes së Kosovë-Metohisë brenda Republikës së Serbisë”.

Gazeta e njohur ruse “Kommersant” në 24 tetor nën titullin “Qeverinë e Serbisë e kthyen në Lindje”, thekson:

“Ekspertët rajonalë e quajnë këtë një qeveri proruse. Figurë kyçe e qeverisë së re bëhet Ivica Daçiç, që përveç postit të zëvendëskryeministrit dhe të ministrit të Jashtëm do të jetë edhe koordinatori i gjitha shërbimeve sekrete të Serbisë. Një ekspert i politikës së Jashtme i tha gazetës: “Qeveria e re do te ketë orientim prorus. Për Daçiçin të gjithë flasin që është lojtar i Moskës, kurse kalimi i Vulinit në BIA don të thotë që shërbimet sekrete ruse do të kenë gjithmonë informacione të freskëta mbi Serbinë”.

Skeletet e qeverisë së Millosheviçit do t’u dhurojnë ballkanistëve të tuafosur endrrën e madhe të “Ballkanit të hapur” si model i ri i ndërtimit të komunizmit allaserb. Skeletet e qeverisë së Millosheviçit pritet të realizojnë me mjete paqësore atë, që nuk e realizuan dot me Millosheviçin në rrugën e luftës kundër popujve joserbë.

Babai i “Ballkanit të hapur”, Vuçiç, që ka qenë ministër i Informacionit në qeverinë e Millosheviçit, ka shpallur publikisht me gojën e vet qysh në prill 2017 devizën e “Ballkanit të Hapur” si një “rikrijim i Jugosllavisë së vjetër plus Shqipërinë”. Tirana e dehur beson verbërisht te lëkura e qingjit, që vesh presidenti Vuçiç në festivalet e verërave ballkanike.

Nga një burim diplomatik europian vjen një portret i vjetër dhe i fshehur politik dhe filozofik i presidentit serb Vuçiç, apo më mirë të themi një skelet i fshehur në dollapin e tij të krimeve të luftës.

Në 20 mars 1995, Aleksandër Vuçiç ka mbajtur në Glinë të Kroacisë një fjalim allahitlerian para një mitingu të formacioneve fashiste serbe në territorin e Kroacisë së pushtuar nga trupat serbe. Në këtë fjalim plot urrejtje raciste Vuçiç deklaron para forcave pushtuese serbe:

“Kurrë Krajina serbe, kurrë Glina serbe, nuk do të jenë kroate. Banja nuk do t’i kthehet kurrë Kroacisë. Ju do të jetoni në Serbinë e Madhe, në shtetin e unifikuar serb dhe ne nuk do të tërhiqemi nga kjo”.

Presidenti Vuçiç nuk është tërhequr nga kjo “Serbi e Madhe”, që premtoi atëhere, por po aplikon metoda të reja. Pikërisht për këtë strategji ai shpiku doktrinën e “Ballkanit të hapur” dhe doktrinën e “Botës serbe” për rivendosjen e hegjemonisë së Serbisë në Jugosllavinë e re të Ballkanit Perëndimor.

Ndryshe nga ballkanistët e tredhur në Tiranë dhe në Shkup, që janë dalldisur pas projektit serb dhe pas presidentit serb, shtete serioze si Kroacia me kapacitete vetëplotësuese të memories shtetërore dhe të mbrojtjes shtetërore, i njohin mirë të vërtetat e Serbisë dhe të presidentit serb Vuçiç. Në 25 maj 2022 presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, deklaroi lidhur me fjalimin e mbajtur nga Vuçiçi në territorin e Kroacisë së pushtuar nga forcat ushtarake serbe:

“Fjalimi i Vuçiçit në Glinë në 1995 ishte një akt kriminal, por një vendim politik u mor nga Kroacia për të mos e paditur atë. Vërtet Vuçiç nuk ka vrarë njeri, por retorika e tij në atë kohë u kushtoi shumë njerëzve jetën dhe shpirtin”.

E pashpjegueshme është dashuria me shikim të parë e Tiranës për presidentin serb. Është një fyerje diplomatike dhe kombëtare që në 18 tetor 2022 në mes të Këshillit të Sigurimit të OKB në mbledhjen për diskutimin e veprimtarisë së UNMIK-ut në Kosovë, në kohën që ministri i Jashtëm serb po shpifte njëmijë e një të zeza kundër Kosovës, Shqipëria lavdëron Serbinë me termat e dashurisë së vjetër të satelitizmit shqiptar ndaj Beogradit:

“Ne kemi krijuar një mjedis të ri në Ballkanin Perëndimor, ku ne e shohim njeri-tjetrin me shpresë dhe jo me dyshim, ku ne jemi bashkë në projektet e përbashkëta. Kjo është baza e marrëdhënieve të tanishme me Serbinë, ku ne bashkohemi gjithashtu në përpjekjet tona respektive në rrugën e integrimit europian, përfshirë integrimin rajonal nëpërmjet Ballkanit të Hapur”.

Asnjë fjalë nga Shqipëria për histerinë luftënxitëse serbe, ku presidenti i Serbisë Vuçiç brenda një viti ka kërcënuar tri herë me luftë Kosovën dhe ka dislokuar forcat ndërhyrëse ushtarake në kufijtë e Kosovës.

Nuk e dimë se kush do t’ia heqë dyllin nga veshët dhe nga mendja qeverisë dhe diplomacisë së Tiranës për të kuptuar se Serbia me “Ballkanin e Hapur” po tenton të realizojë premtimin dhe betimin, që Vuçiç bëri solemnisht për “Serbinë e Madhe” para 27 vitesh në territorin e pushtuar kroat.

Në Kroaci Serbisë ia thyen dhëmbët, por fatkeqësisht duhet pranuar se Vuçiç ka patur suksesin që Tirana dhe Shkupi po shkojnë me këmbët e tyre në gojën e ujkut.

Post Views: 69
Previous Post

Barsoleta me policë

Next Post

Hakerohet telefoni i ish-kryeministres britanike Liz Truss

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Hakerohet telefoni i ish-kryeministres britanike Liz Truss

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.