• Latest
  • Trending
  • All

Pretenca e SPAK / Lefteri, “koka e turkut” që mbulon vjedhjen e madhe

18/05/2023

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 20 June, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Pretenca e SPAK / Lefteri, “koka e turkut” që mbulon vjedhjen e madhe

18/05/2023
in Aktualitet

Prokurorët e SPAK kanë kërkuar sot dënimin me 6 vjet e 8 muaj burg (pas pranimit te gjykimit te shkurtuar) për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, me pretendimin se në bashkëpunim me bosët e inceneratorëve, duke shpërdoruar detyrën, i ka dhënë atyre në mënyrë të paligjshme koncesionin 22 milionë euro për djegësin e Elbasanit, duke përfituar përmes një skeme kompanish fiktive afro 3 milion USD në favor të tij. Lapsi.al e ka skanuar të plotë pretencën plot 62 faqe të lexuara nga prokurorët Arben Kraja dhe Klodjan Braho para gjykatës. Nga leximi i saj del qartë se SPAK ka arritur të faktojë me detaje favorizimin, që iu bë nga ish ministri shoqërisë “Alb Tech Energy” për marrjen e konsesionit. Po aty, vërtetohet me përpikëri edhe skema e ndërlikuar financiare, që kishte ngritur Koka përmes kompanive fiktive për të marrë rryshfetin e dakordësuar, duke kryer kështu krimin e “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”. Në bazë të këtij hetimi të gjatë, prokurorët kanë kërkuar jo vetëm dënimin me burg, por edhe sekuestrimin e bizneseve të ish ministrit, si kantina e verës “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, disa njësi tregtare dhe shtatë apartamente. Pra, po të lexosh akt-akuzën duket sikur prokurorët kanë bërë një punë të lavdërueshme për të vërtetuar aktivitetin e jashtëligjshëm të ish ministrit.

Por, po e pe këtë çështje nga lart, të lindin shumë pikëpyetje ende të pazgjidhura. A kishte Lefter Koka, atë kohë anëtar i LSI-së fuqi, ta detyronte bashkinë e Elbasanit të kontrolluar nga socialistët, të shpallte emergjencën mjedisore në Elbasan, që u bë shkak për shmangien e garës? A kishte ai fuqi të ndikonte mbi ministrat e Rilindjes që e miratuan këtë projekt? A ishte ai aq i zoti sa ta trajtonte Edi Ramën si sylesh, kur edhe pasi u bënë denoncimet e para e mbrojti publikisht këtë projekt korruptiv, madje duke sulmuar edhe kritikët e tij? Hetimi i SPAK nuk jep përgjigje për këto dilema. Ai është mjaftuar me kapjen e peshkut të vogël. Duket sikur SPAK ka ndjekur linjën e përcaktuar nga politika, “po dorëzojmë dikë për të shpëtuar të tërën”. Këtë tregoi edhe pretenca e lexuar sot, që mëton të forcojë alibinë se ish ministri nuk ka pasur përkrahje nga lart.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Këto dyshime u ngjallën në fakt që në Shtatorin e vitit 2021, kur pak ditë para se të fillonte sesioni i ri parlamentar, deputeti i sapozgjedhur i PS-së, Lefter Koka kishte dhënë dorëheqjen. Kjo habi u bë edhe më e madhe nga mungesa e arsyetimit të këtij akti, në njoftimin që vetë Koka bëri në Facebook. Shprehja se “…është gjithmonë e vështirë të ndalesh një moment dhe të vlerësosh se kur është koha e duhur për të mbyllur një cikël,” nuk i thoshte asgjë kureshtarëve.

Por, për ata që i njohin kulisat dhe prapaskenat e politikës nuk kishte asnjë mister. Lefter Kokën po e lëshonin ata që e kishin mbrojtur dhe përdorur, për ta hedhur në kthetrat e drejtësisë. Edi Rama ia kishte rrëmbyer atë Ilir Metës, e kishte përdorur për ta lënë LSI-në pa deputet në Durrës, e kishte bërë pjesë të listës përkrah me emrin e tij në këtë qytet. Pasi kishte mbaruar punë ia kishte hequr vështrimin dhe mbështetjen.

Kryeministri që kontrollon gjithçka edhe në SPAK, e mënjanoi Kokën nga grupi parlamentar në mënyrë që kur të vinte ora e spektaklit me drejtësinë, ai dhe partia në pushtet të njolloseshin sa më pak.

Ky moment mbërriti tre muaj më pas dhe në dhjetor, ish-ministrit dhe ish-deputetit socialist iu vunë prangat. Akuzat ishin të rënda: “shpërdorim detyre”, “pastrim parash” dhe “korrupsion” në mega aferën e inceneratorëve.

Pak a shumë, në sferat e larta të politikës të gjithë e dinin se kjo do të ndodhte. Rreth një muaj para zgjedhjeve të përgjithshme, e hidhëruar që Koka e kishte tradhëtuar, shefja e LSI-së, Monika Kryemadhi e denoncoi atë në prokurorinë speciale për aferën e inceneratorëve. LSI e akuzoi Kokën si përfitues të 3.3 milionë eurove nga koncesionari i inceneratorit të Elbasanit, një kontratë që u lidh nga vetë Koka si Ministër i Mjedisit.

Sipas denoncimit të LSI-së që e përforconte edhe Ilir Meta nga presidenca, ish ministri kishte ngritur një skemë kompanish fantazëm me të afërm të tij, ku këto lekë paguheshin nga kompanitë e inceneratorëve.

Natyrisht e gjithë kjo panoramë e zymtë nuk ka qenë e tillë vite më parë, kur Rama e falenderonte Lefter Kokën teksa me një ceremoni pompoze e inaguroi inceneratorin e parë të Elbasanit duke e shpërngulur gjithë qeverinë në kantierin e tij. “I jam mirënjohës ministrit të Mjedisit (Lefter Koka) dhe ministrit të Financave, që ndonëse gjirokastrit, e zgjidhi deri në fund qesen…,” tha Rama nga podiumi i përurimit në Prill 2017.

Dy vjet më pas, Lefter Koka do të bëhej edhe më i domosdoshëm. Kur e gjithë opozita dogji mandatet, i shantazhuar me nënshkrimet që pati hedhur për inceneratorët, Koka nuk pranoi ta linte parlamentin. Ai u bë një nga deputetët e preferuar të ambasadave perëndimore që i përshëndetën të gjithë ata që nuk shkuan pas interesave personale të liderëve që “për interesat e tyre personale minonin të ardhmen e vendit”.

Por Ramës, Lefter Koka nuk iu desh vetëm për të bërë rolin e opozitarit fallco. Për të gjithë është tashmë e njohur ajo video e kryeministrit me “Terin”, në të cilën, nën avujt e disa shisheve verë, ftonin dhe Nasip Naçon të braktiste LSI-në dhe t’i bashkohej fushatës zgjedhore të PS-së.

Lojtës Videosh

00:00
00:57

Ajo që u pa në ato imazhe vulgare dhe të neveritshme për këdo që ka një koncept normal për politikën, pas pak kohësh u bë realitet. Edhe Koka edhe Naço konkuruan me PS-në dhe arritën t’i heqin LSI-së dhe opozitës më së paku një mandat në Durrës dhe një mandat në Berat.

Analiza e zgjedhjeve/ Ç’ndodhi me votën e PS në Durrës

Dhe këtu misioni i Lefter Kokës mbaroi. Firmat e tij të dikurshme, që shërbyen për ta shantazhuar qoftë për të bërë opozitën fallco, qoftë për ta përdorur si rilindas në zgjedhje, tani mund t’i përdorte drejtësisa. Kujdesi i fundit duhej të ishte që pasi e përdorën si mish për top në garën elektorale, tani Koka as mos e njolloste PS. Ai u detyrua të japë dorëheqjen në shtator2021 , tre muaj para se SPAK ta akuzonte për korrupsion dhe pastrim parash.

Pikërisht këtë linjë logjike ka ndjekur edhe SPAK. Po të lexosh pretencën e Arben Krajës dhe Klodjan Brahos të krijohet pështypja se Lefter Koka bashkë me Stela Gugallian, Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton kanë pasur aq fuqi sa të komandonin gjithë qeverinë Rama dhe Bashkinë e Elbasanit, në mënyrë që ministri të përvetësonte afro 3 milionë USD. Mjafton të kqyrësh me imtësi 62 faqet e akt-akuzës për të kuptuar se SPAK di të hetojë, por nuk është i lirë ta bëjë këtë për këdo. Prandaj dhe Lefteri është një ‘kokë” e merituar turku, që mbulon ata që ideuan skemën e madhe.

Post Views: 58
Previous Post

Betimi i kryetarëve në veri të Kosovës, Vuçiç: Nuk do t’i pranojmë kurrë! 

Next Post

Analiza e Lubonjës: Si u blenë zgjedhjet dhe pse PS mori Shkodrën

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Analiza e Lubonjës: Si u blenë zgjedhjet dhe pse PS mori Shkodrën

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.