• Latest
  • Trending
  • All

O I GËZUEM, MOS U GËZO! O I IDHNUEM, MOS U IDHNO!

07/10/2019

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 30 April, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

O I GËZUEM, MOS U GËZO! O I IDHNUEM, MOS U IDHNO!

07/10/2019
in Aktualitet

Agim Morina

Rama jem kish me thënë për këto zgjedhje: “O i gëzuem, mos u gëzo! O i idhnuem, mos u idhno!” Në të vërtetë, kjo kishte qenë thanie e gjyshit tem, Sylës, që ia kishte thanë tim eti. Dhe nuk do të ishte e chudi që Sylës t’ia ketë thënë po këtë baba i tij, Ahmeti. E Ahmetit, Jaha, e Jahës Uka, stërgjyshi jem katolik. Ky fakt, që kjo thënie po përcillet brez pas brezi pa ndryshu pesha e saj, në një mënyrë, tregon se mendësia e popullit tonë nuk po ndërron lehtë e shpejt dhe nuk po ndërron shumë: vendnumërimin po vazhdon me e përjetu si ecje përpara. Kështu, për këto zgjedhje, të gjithë kanë të drejtë me u gëzu dhe të gjithë kanë të drejtë me u idhnu. Këtë e tregon qartë një krahasim i thjeshtë i rezultatit të zgjedhjeve të kaluara me këto të tashme.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Nëse krahasohen rezultatet e Koalicioni PAN me rezultatet preliminare të PDK-së dhe të AKK-(PSD)-së del gati një rezultat i njëjtë: në vitin 2017 kishin 245,646 vota apo 33.74 % ndërsa në vitin 2019 kanë 250.422 vota apo 32.80 %. Ësht një shtim prej rreth 5 mijë votash.

Vetëvendosje në vitin 2017 kishte 200.138 vota apo 27.49 % ndërsa në vitin 2019 (në rezultatet preliminare) ka 196.616 vota apo 25.77 %, rreth 4 mijë vota më pak. Natyrisht, kjo do të shtohet me numërimin e të gjitha votave, por në thelb nuk do të ndryshojë balancat politike kur të merren parasysh dallimet në përqindje.

Koalicioni LDK-AKR në vitin 2017 kishin 185.892 vota apo 25.53 % ndërsa në vitin 2019 LDK (me rezultatet preliminare) doli me 191.248 vota apo 25.70 %, me rreth 6 mijë vota më shumë.

Pra, situata ësht gati e njëjtë si e vitit 2017.

Vetëvendosja si parti prap ësht fituese, por, në thelb, kjo nuk e ndryshon shumë pozicionin në lojën e mundshme me koalicione paszgjedhore. Elektorati i Kosovës nuk po ndryshon pozicionin partiak me asnjë kusht, që do të thotë se nuk po mendon për mirëqenien e vet, por po bën tifozëri, thu se po voton për ekipe futbolli. Elektorati shqiptar i Kosovës ësht i ndarë në tri pjesë kryesore që janë rivale politike. Derisa pozicionet politike të PDK-së dhe të LV-së paraqesin dy pole të kundërta, por të qarta, LDK-ja mbetet ajo që përcakton rregullat e lojës me orientimin e saj të paqëndrueshëm dhe joparimor. Për këtë arsye, në mënyrë paradoksale, elektorati i LDK-së, duke u manipulu prej udhëheqësisë së vet, po përcakton fatet e Kosovës (dhe një rol të palavdishëm kanë këtu vendet e rezervuara për pakicat që përdoren gati si LDK-ja). Kështu përgjegjësia për dështimet apo meritat për sukseset mbeten në duart e elektoratit shqiptar të LDK-së. Për gjendjen e deritashme, natyrisht, nuk mund të flasim shumë për meritat për suksese, sa për përgjegjësinë për dështimet.

Arritje e Lëvizjes Vetëvendosje në këto zgjedhje është dëshmimi i asaj që pati pohuar disa herë kryetari i saj, Albin Kurti, që me ikjen nga Vetëvendosja të 12 deputetëve nuk ndodhi ndarja e Lëvizjes, ashtu qysh përpallnin shumë media dhe individë, por se ndodhi një dalje nga partia e 12 individëve. Vetëvendosje arriti të rimarrë veten në mënyrë shembullore. Një arritje tjetër e Lëvizjes Vetëvendosje do të jetë nëse arrin të njëmendësojë koalicionin paszgjedhor me LDK-në, gjë që, natyrisht, nuk varet vetëm prej vullnetit të saj. Nëse Lëvizja Vetëvendosje e arrin këtë, në një mënyrë, do të lujë rolin reformues në partinë rivale të saj, sepse do të kurorëzojë përpjekjet që në LDK të mbizotërojë rryma më parimore në krye me Vjosa Osmanin, përkundrejt matrapazëve politikë që e kanë ngulfatë atë vite me radhë me politikën në stilin “ku rafsha, mos u vrafsha”.

Paradoksi tjetër ësht që në zgjedhje kanë dalë vetëm 40 për qind e votuesve të Kosovës. Ndërsa 60 për qind nuk e shohin të arsyeshme që të dalin nga shtëpitë e të shkojnë në kutitë e votimit. Ata tregohen më të gatshëm t’ia mësyjnë rrugëve të mërgimit. Ky ësht një fakt i dhimbshëm. Po të dinte ky 60-përqindsh se çfarë mundi e përpjekje bën mërgata e Kosovës për me votu, do të vraponte deri te kutitë e votimit këmbeduar. Ësht fakt që mërgata jonë bën jetën e vet në Perëndim dhe zgjedhjet në Kosovë nuk ia ndryshojnë standardin e jetës. Por, kjo mërgatë po bën gjithçka që mundet, ngaqë dëshiron ta shohë Kosovën më mirë se çfarë ësht.

Në një situatë të këtillë ku elektorati shqiptar i Kosovës bën tifozëri futbollistike, ose shpalos disponim antisportiv në një proces zgjedhor, duke i injoru zgjedhjet, prap zgjidhja e kësaj situate absurde mbetet në duart e mërgatës sonë. Prandaj, një nga detyrat më të rëndësishme të qeverisë së ardhshme të Kosovës, – e cila shpresojmë të jetë e Albin Kurtit, – mbetet që të mundësojë zgjedhje me pjesëmarrje masive të mërgatës duke lehtësu organizimin e tyre në vendet ku jeton e punon mërgata jonë. Një elektorat prej 200-300 mijë votuesish do të mund të ndërronte për të mirë balancën e forcave politike dhe nuk do të bënte që viti 2019 të jetë viti 2017: një vendnumërim prej dy vitesh i një shteti që s’ka kohë të vendnumërojë as dy minuta.

Post Views: 205
Previous Post

“Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

Next Post

Shkrimi në mediat franceze në 1935/ Në mbretërinë e Zogut u krijua një komision i posaçëm për drejtëshkrimin e gjuhës

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Shkrimi në mediat franceze në 1935/ Në mbretërinë e Zogut u krijua një komision i posaçëm për drejtëshkrimin e gjuhës

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.