Reforma në Drejtësi është komplekse, synimi ynë është forcimi i ligjit për të bërë të sigurt arritjen e destinacionit final, Evropën. Kështu është shprehur Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, gjatë ceremonisë së mbylljes së praktikave mësimore 6 mujore të studentëve të Fakultetit të Drejtësisë, pranë Avokaturës së Shtetit.
“Reforma ne Drejtësi është komplekse, synimi ynë është forcimi i ligjit për të bërë të sigurt arritjen e destinacionit final, Evropës. Shqipëria ka nevojë për të rinj të formuar me paanësinë. Shpresoj se do jeni miq të së vërtetës.”-tha Naço.
Më tej ai vlerëson se Reforma në Drejtësi vijon të jetë një klimë e ashpër debati mes palëve duke theksuar se Sistemi i Drejtësisë është i hapur të pres frymë të re, duke promovuar një brez të ri juristësh. Sipas Naços do të jenë ata që do thyejnë heshtjen kundër korrupsionit
“Fokusi i këtij aktiviteti po na shkëput nga klima për debatin në reformën në Drejtësi. Uroj që nisma të tilla të jenë më të shpeshta. Një nismë e tillë më bën të shpresojë se reforma në drejtësi do të jetë e prekshme. Sistemi i drejtësisë është i hapur të pres frymë të re, duke promovuar një brez të ri juristësh. Përfitoj nga rasti të përgëzoj ministrin Veliaj, të cilit në vëmendjen e axhendës së punës, kanë përfshirë të rinj. Ministria e Drejtësisë do ketë në fokus përfshirjen e të rinjve. Studentët e rinj do jenë ata që do thyejnë heshtjen kundër korrupsionit.”-tha Naço.
Naço ka vlerësuar edhe ndryshimet që janë bërë në sistemin e dënimit të të rinjve, të cilët gjatë kohës që do të vuajnë dënim do të kenë mundësinë të ndjekin arsimim profesional-teknik.














