Heiner Müller vdiq në Berlin prej kancerit të fytit në vitin 1995, dhe u përcoll si dramaturgu më i rëndësishëm gjerman pas Bertolt Brecht.
Müller ka lindur në Eppendorf, Saksoni më 1929. Ai iu bashkua Partisë së Bashkimit Socialist në vitin 1947 dhe filloi të punonte për Shoqatën e Shkrimtarëve Gjermanë. Më 1954-n, Müller u shpall një nga dramaturgët më të rëndësishëm të Republikës Demokratike Gjermane. Ai fitoi çmimin “Heinrich Mann”, në vitin 1959 dhe çmimin “Kleist” më 1990. Por marrëdhëniet e tij me shtetin Gjermanisë Lindore filluan të përkeqësoheshin shpejt. Drama e tij “Die Umsiedlerin” u censurua në vitin 1961. Në të njëjtin vit, Müller u përjashtua nga Shoqata e Shkrimtarëve. Më pas, qeveria e Gjermanisë Lindore u “kujdes” t’i sabotonte edhe premierën e dramës “Der Bau” në vitin 1965 dhe t’ia censuronte dramën “Mauser” në fillim të viteve 1970.
Megjithatë, pavarësisht këtyre vështirësive, puna e Müller filloi të fitonte popullaritet si në Gjermaninë Perëndimore, ashtu edhe në nivel ndërkombëtar. Shumë nga dramat e tij më të njohura të kësaj periudhe patën premierë në Perëndim. Vetë Heiner Müller vuri në skenë një dramë të veten në Bochum në vitin 1982. Në Paris, Jean Jourdheuil drejtoi premierën botërore të Hamletmachine (Die Hamletmaschine) më 1979-n. Gjithashtu, pjesë të veprës së tij u përkthyen në anglisht dhe vitin 1975 në Austin, Teksas, u luajt drama e tij “Mauser”.
Për shkak të famës së tij në rritje në mbarë botën, Müller ishte në gjendje ta rifitonte pozicionin social dhe të pranohej në Gjermaninë Lindore. Ai u bë anëtar i Akademisë së Arteve (Akademie der Künste) të RDGJ në vitin 1984 dhe dy vjet më vonë u pranua si anëtar i Akademisë së Arteve të Berlinit Perëndimor. Pavarësisht nga këto nderime, Müller nuk pranohet në Shoqatën Shkrimtarëve të Gjermanisë Lindore deri në vitin 1988.
Pas rënies së Murit, për një kohë të shkurtër, Müller u bë president i Akademisë Lindore Gjermane të Arteve, pak para përfshirjes së saj në Akademinë e Gjermanisë Perëndimore. Në vitin 1992, ai u ftua t’i bashkohet drejtorisë së Berliner Ansamblit, ish-kompania e Brecht, si një nga pesë anëtarët e saj së bashku me Peter Zadek, Peter Palitzsch, Fritz Marquardt dhe Matthias Langhoff. Në vitin 1995, pak para vdekjes së tij, Müller u emërua si drejtor i përgjithshëm i këtij teatri.
Gjatë pesë viteve të fundit të jetës së tij, Müller vazhdoi të jetojë në Berlin dhe të punojnë në të gjithë Gjermaninë dhe Europën, kryesisht si regjisor i veprave të veta. Gjatë kësaj kohe, ai shkroi disa tekste të reja dramatike, edhe pse, si Brecht, nuk reshti së shkruari poezi.
Müller vdiq në Berlin prej kancerit të fytit në vitin 1995, dhe u përcoll si dramaturgu më i rëndësishëm gjerman pas Bertolt Brecht. Müller është varrosur në varrezat e famshme Dorotheenstadt të Berlinit, vendi i prehjes së disa prej artistëve dhe filozofëve më të rëndësishme të Gjermanisë, si: Brecht, Hegel, Schinkel, Mann, etj.
Ndër veprat e tij më të njohura, përveç atyre të përmendura më sipër janë: Der Lohndrücker, Wolokolamsker Carigradsko, Verkommenes Ufer Medeamaterial Landschaft mit Argonauten, Philoktet, ZEMENT, Bildbeschreibung dhe QUARTETT.















