• Latest
  • Trending
  • All

Ministria fshehu gripin e shpendëve/ Konfirmimi pas ngordhjes së mbi 1 milion pulave në Durrës

21/03/2022

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 13 June, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Ministria fshehu gripin e shpendëve/ Konfirmimi pas ngordhjes së mbi 1 milion pulave në Durrës

21/03/2022
in Aktualitet

Prej më shumë se një jave në pularitë e Durrësit u raportua për ngordhjen masive të shpendëve në shifra tejet të larta, disa qindra mijë në ditë. Situata u bë alarmante nga dita në ditë, kur pularitë më të mëdha mbetën bosh nga sëmundja që po bënte kërdinë.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Alarmin që dhanë në media specialistët se kishim të bënim me grip shpendësh, Ministria e Bujqësisë e mohoi përmes një njoftimi të datës 16 Mars.

“Nuk ka asnjë rast të pranisë së influencës aviare (gripi i shpendëve) në Shqipëri deri më tani” ishte qëndrimi i Ministrisë së Bujqësisë, duke siguruar qytetarët se “nuk ka sëmundje që rrezikojnë konsumatorin apo produktet ushqimore me origjinë nga shpendët”.

Deri këtë të dielë, në tregje vazhdoi normalisht shitblerja e shpendëve edhe të gjallë, pavarësisht se në pulari kishte humbje me ritme të shpejta, që kishin nisur që në datën 7 Mars. Deri më tani mendohet se janë më shumë se 1 milion shpendë të ngordhura.

Të dielën, Ministria e Bujqësisë njoftoi se sëmundja në qarkullim ishte pikërisht ajo e gripit të shpendëve. “Një kampion i marrë sot, datë 19 Mars 2022, analizuar nga laboratori i referencës së Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, ka rezultuar pas analizimit me metodën molekulare të avancuar RT-PCR, me praninë e influencës aviare, H5N8” thuhet në njoftimin e ministrisë.

Pas kësaj kanë nisur masat për kufizimin e virusit.

Është izoluar pularia ku u gjet virusi H5N8, pastaj janë këshilluar të gjithë qytetarët të mos blejnë shpendë të gjalla pa certifikatë veterinerare ose në kushte të papërshtatshme. Së fundmi jepen këshilla që mishi i pulës të gatuhet në temperatura të larta dhe vezët të konsumohen të gatuara.

Por pse u vonua Ministria e Bujqësisë me verifikimin e virusit? Pse nuk reaguan në kohë institucionet kur virusi tashmë qarkullon prej kohësh në Evropë?

Denoncimet për ekzistencën e gripit të shpendëve kanë më shumë se 10 ditë që bëhen në media, ndërkohë që autoritetet e mohonin me vendosmëri ekzistencën e virusit.

“Shoqata për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Prodhuesit Vendor” mendon t’i drejtohet SPAK për hetimin e zyrtarëve që nuk morën masa mbi këtë situatë.

“Ne e denoncuam në kohë problemin e ngordhjes të pulave por nuk u dëgjuam” thuhet në njoftimin e Shoqatës për median këtë të dielë.

“Shoqata për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Prodhuesit Vendor denoncoi publikisht disa herë, prej një jave, se rastet e pulave të ngordhura në Durrës ishin një rast i pastër i gripit të shpendëve. Këto deklarata bazoheshin pas konsultimeve me specialistët më të mirë veterinarë të terrenit si dhe profesorë të nderuar me të cilët Shoqata jonë bashkëpunon prej kohësh”.

“I bëjmë thirrje publike Ministres së Bujqësisë të distancohet nga sjellja e pa përgjegjshme e dy institucioneve të varësisë, “Instituti Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë” dhe “Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve” të cilët në shkelje flagrante të ligjit kanë lejuar për më shumë se 20 ditë një situatë kaotike duke mos arritur në diagnozën përfundimtare në kohën e duhur” .

Shoqata paralajmëron vënien në lëvizje të SPAK, organ që në fakt s’ka pse pret hapat e breshkës plot burokraci të administratës shtetërore.

Më herët, gripi i shpendëve kishte goditur shtete të Bashkimit Europian si Italia, Spanja dhe Gjermania duke bërë që të ngordhin milion shpendë.

Deri më tani, nuk ka asnjë rast të prekjes së njerëzve nga gripi i shpendëve, ndërkohë që Ministria e Bujqësisë ka përsëritur këshillat për më shumë higjienë duke larë duart.

Mishi i shpendëve, ku ka rënë H5N8, deri tani nuk përbën problem shqetësues, gjithsesi mishi i shpendëve të sëmurë apo që kanë ngelur të gjallë gjatë një infeksioni H5N8 nuk duhet të konsumohet nga njerëzit.

Si rregull, mishi i shpendëve duhet të gatuhet mirë para se të konsumohet.

Konsumimi në lokale i mishit të shpendëve të egër, nuk duhet të lejohet pa raportin e mjekut veteriner. Në lagunat, në brigjet e detit, të liqeneve apo në luginat e lumenjve, duhet bërë kontrolle të herëpashershme, për mundësinë e prezencës së shpendëve të egër të ngordhur ose të sëmurë.

Post Views: 57
Previous Post

Konfirmohet rasti i parë me H5N8, Ministria: Të gatuhen në 70°C pulat dhe vezët 

Next Post

Reja ndryshon listën e Kombëtares

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Reja ndryshon listën e Kombëtares

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.