• Latest
  • Trending
  • All

“Mall për me këndue”, muzikanti që vdiq në burgun e Burrelit

17/01/2019

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 23 April, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Histori

“Mall për me këndue”, muzikanti që vdiq në burgun e Burrelit

17/01/2019
in Histori

Luljeta Progni

Një dokumentar Kushtuar Gac Çunit, muzikantit shkodran që mbylli sytë në moshën 30-vjeçare në burgun e Burrelit. Gac Çuni është kompozitor i këngës shumë të dashur për Shkodrën, “Kaçurrelat e tu”. Si u shua zëri i djaloshit shkodran në qelitë e burgjeve komuniste; dëshmia e vëllait dhe mikut të tij të qelisë, në çastet e fundit të jetës; si u kthyen në Shkodër këngët e Gacit, nga bashkëvuajtësit e tij. Historia dhe brenga e Gac Çunit për vajzën me kaçurrela.
Muzika: Andi Bajraktari, Roland Guli,

Lajme teNjejta

Si iu dorëzua Princ Vidit kurora shqiptare – Nga Ilir Ikonomi

12/09/2021

GAZETA BRAZILIANE (1968) / JETA E VËSHTIRË E MBRETËRVE DHE PRINCËRVE : RASTI I LEKA ZOGUT

15/06/2021

Përgjithmonë mirënjohje për Kongresistin Eliot Engel

05/01/2021

Gac Çuni ishte një djalosh shkodran, që këndonte si askush tjetër në qytet. Ishte rritur ne një ambient familjar e shoqëror ku muzika nuk mungonte kurrë. Në familjen e tyre miqtë priteshin gjithmonë me këngë.

Mbrëmjeve, bashkë me vëllain e tij Lazrin, e shokët që i bashkonte muzika, Gaci merrte kitarën e këndonte. I këndonte lirisë, qytetit të tij të dashur, Shkodrës, i këndonte të bukurës, dashurisë.

Gac Cuni Opk (5)

Gac Çuni, lindi në Shkodër më 6 korrik 1926. Filloi arsimimin në shkollën “Skënderbeg” Shkodër, vazhdoi studimet për 4 vjet në gjimnazin e Jezuitëve dhe 4 vjet të tjera në gjimnazin e shtetit. Vitin e fundit u sëmur rëndë nga tuberkulozi, disa muaj para përfundimit të shkollës dhe nuk arriti të diplomohej. Pasi u përmirësua nga shëndeti, nisi punë si mësues në malësinë e mbi Shkodrës, në Kastrat.

E donin dhe e admironin të gjithë. Miqtë e tij tregojnë se ishte tip sportiv, i shkathët, i zgjuar, shumë miqësor, i paqtë, por mbi të gjitha me një pasion të rrallë për muzikën. Në moshë të re kishte mësuar t’i binte kitarës, e më pas ishte angazhuar në Korin Scuola-kantorum të kishës franceskane.

Gaci këndonte një repertor të pasur me këngë shkodrane, spanjolle e italiane, por kishte kompozuar edhe disa këngë, frymëzuar nga muzika e bukur popullore shkodrane.

Ai krijoi vargje e melodi për qytetin e tij të lindjes, natyrën e bukur që e rrethonte, traditat e trimërinë e të rinjve shkodranë dhe dashurisë së dlirë.

Skena e tij ishin rrugicat e Shkodrës, e muza e tij vetë shpirti i qytetit. Gaci e shprehte çdo ndjenjë të bukur me këngë.

Gac Cuni Opk (1)

Këndonte serenata rrugicave të bukura të qytetit përmes dritash të zbehta poshtë dritareve, ku shquheshin siluetat e vajzave të bukura që e prisnin çdo natë këngën e Gacit.

Ato serenata që më së shumti i dedikoheshin njërës prej tyre… e poshtë dritares së saj, këndoheshin ëmbël, me pasion rinor e me zë dashurie për atë vajzë me kaçurrela.

Kënga pushoi natën e 1 shtatorit të vitit 1946 sepse Gaci ishte arrestuar atë ditë nga sigurimi i shtetit, në Radio Shkodra, ku kishte shkuar për të kënduar një prej këngëve të tij.

Që prej asaj dite kënga e Gacit nuk u ndje më. Kaçurrelja nuk do ta dëgjonte përsëri zërin e ëmbël, rrugicat nuk do ta prishnin më qetësinë me tingujt e kitarës së tij, e prindërit nuk do ta kishin më pranë birin e tyre.

Gac Cuni Opk (3)

E prangosën në moshën 20-vjeçare, për të filluar kalvarin e gjatë të torturave në qelitë e hetuesisë për më shumë se 15 muaj.

Gac Çuni, bashkë me Ndrekë Temalin e Lorenc Dedën ishin shënjestruar prej regjimit, si shumë prej të rinjve shkodranë që nuk e donin regjimin komunist dhe u arrestuan brenda tri ditëve. Në procesverbalin e dosjes hetimore, Gaci shënohet të ketë thënë:

“Ne, në të vërtetë nuk kemi pasun nji grup t’organizuem, po kemi qenë nji rreth shoqërije me mendime të njajta. Kur mblidheshim shoqnisht flitshim për politikën e jashtme, se si nuk pranohej Shqipnija n’Lidhjen e Kombeve e ngjeti. Kemi bisedue me Paulin Ternakun kundra partisë, tue thanë se këta janë horra e tue fol kundra Enver Hoxhës e Koçi Xoxes, tuej thanë se këta janë teneqexhinj e nuk dinë me drejtue qeverinë.”

Mbi të u ngarkuan akuzat e zakonshme për veprimtari armiqësore ndaj regjimit dhe pas një procesi të gjatë nën torturat çnjerëzore të hetuesve, më 5 dhjetor 1947, gjyqi dha një vendim edhe 5 vjet më tepër nga sa kishte kërkuar prokuroria: 20 vjet privim lirie me punë të detyruar.

Gjatë kohës të qëndrimit në hetuesi, aty ku kishte qenë Kisha e Françeskanëve, Gaci i sëmurë nga tuberkulozi, ushtrua në spitalin e qytetit ku punonte sanitare e motra, Maria. Doktor Karagjozi u tregua dashamirës ndaj tij dhe e lejoi Marien e të afërmit ta takonin Gacin herë pas here. Pasi e mori veten, e morën përsëri në hetuesi për të vazhduar me torturat e përditshme.

Pasi mori dënimin, Gaci u transferua në kampet e punës së detyruar të Maliqit dhe të Bedenit, Kavajë, bashkë me rreth 2500 të dënuar të tjerë, intelektualë, shkrimtarë, muzikantë, klerikë, profesorë me tituj në Universitetet Evropiane dhe tregtarë.

Kushtet ishin aq të vështira saqë Sami Repishti do t’i quante bashkëvuajtësit e tij aty “kufoma lëvizëse”.

Bënin më shumë se 3 orë rrugë për të shkuar te vendi i punës, punonin më shumë se 10 orë të zhytur në baltë deri në brez e duronin fyerjet dhe torturat e togerëve injorantë.

Që vitin e parë më shumë se 60 të dënuar lanë eshtrat nën baltën e kënetave, përfshirë edhe inxhinierët që u shpallën grup sabotator e u pushkatuan në Maliq, ndër ta edhe Zyrika Mano, e cila ishte shtatzënë. Ndërsa qindra të tjerë u sëmurën rëndë dhe u zëvendësuan me të burgosur të tjerë politikë.

Në ato kushte, Gaci u sëmur përsëri dhe e larguan nga puna e vështirë e hapjes së kanaleve. Për pak kohë u kurua në spital, e më pas e dërguan në burgun famëkeq të Burrelit.

“Është natë prilli dhe Gaci është duke kënduar në qelinë e tij…Zëri i tij i ka përpirë të gjitha klithmat prej torturash që gozhdojnë shpirtra të pafajshëm në ato biruca të errëta… Për një çast dhimbja largohet. Mendjet e shpirtrat enden të lirë ndër kujtime rinie…

Ashtu, përmallshëm, vjen zëri i ëmbël, kënga e dashurisë për vajzën me kaçurrela, kujtimet e imazhit të saj të tretura si hije e largët në rrugicat e Shkodrës”.

Në burg bashkë me shumë shokë të tjerë, do të përpiqeshin me mbinjerëzoren e tyre, për t’i mbijetuar torturave të pamëshirshme të xhelatëve komunistë, punës së detyruar në minierë dhe urisë… Por Gaci, kishte edhe një dënim më tepër: i ndalohej të këndonte.

Shpesh herë shokët i luteshin të këndonte për ta dhe Gaci ia fillonte këngës, edhe pse e dinte se do të përfundonte në birucën e izolimit.

***

Sapo ka hyrë prilli. I dhjeti që kur Gaci është mbyllur në qelitë e errëta. Shkodra me rrugicat e saj vazhdojnë ta presin… Edhe për 4 muaj do të rikthehej sërish në qytet sepse kishte përfunduar dënimin. Zëri i tij do të kthehet…

Vëllai i tij Lazri kishte shkuar për ta takuar sepse nuk e dinte se së shpejti Gaci do të lirohej. Për shkak të disa faljeve, Gaci do të lirohej në pranverën e vitit 1956. Kur Lazri e mori vesh se do të lirohej i vëllai u gëzua shumë por e pa të shqetësuar Gacin… kishte një hall të madh se nuk kishte tesha të bukura me veshë kur të lirohej…

Donte të kthehej elegant, sa më i bukur e i gëzuar… kushedi sa kohë e kishe ëndërruar atë moment kur me kitarën në dorë t’ia niste këngës në krye të rrugicës te dugajt e reja… e atje në dritare do t’i dilte kaçurrelja…..

Po Gaci nuk ka shumë kohë. Është mbërthyer nga meningjiti dhe temperatura e lartë nuk i ndalet…. duhej vetëm një penicilinë që t’ia ulë temperaturën por xhelatët nuk duan t’ia japin. Gacin e mban gjallë gëzimi se do të shkojë te shtëpia, të nana e kaçurrelja… E ka mundur dhimbjen për dhjetë vjet në ato biruca të frikshme torturash e s’ka se si të dorëzohet tani në fund për dy javë… por jo se trupi i ligsht i Gacit ka mbaruar… nuk ka më fuqi të mposhtë sëmundjen… është duke pirë cigare përbri shokut të tij të qelisë, Xhevatit. Papritur Gaci nis e mbështetet për mur deri sa rrëzohet përtokë, i lëshon duar e këmbë si të mos ishin të vetat… cigaren e ka në cepin e buzës. Xhevati shoku i tij i dhomës e sheh se Gaci po shkon drejt fundit.

Gac Cuni Opk (4)

Ishte momenti kur Gaci nuk mund të këndonte më melodinë e tij të dashur, i duhej një tjetër këngë. Xhevati i lutet të kërkojë ndihmën e Zotit se kishte ardhur fundi… Gaci është i turbulluar sepse temperatura është shumë e lartë… ai nuk di as këngët e veta e as lutjet drejtuar Zotit. Nuk po e kupton as se cili ishte njeriu afër tij.

Xhevati do t’ia kujtojë këngën e fundit, lutjen e fundit edhe pse ishte i besimit mysliman por me Gacin në qeli i kishte mësuar edhe lutjet e besimit katolik.

Tingujt e këngëve të tij të krijuara në burg, kanë ardhur prej kohësh në qytetin e Shkodrës, por Gaci nuk u kthye kurrë më në qytet…

Ata që i mbijetuan burgut të Burrelit i mësuan këngët e Gacit dhe i përçuan anembanë. Por një prej tyre, kënga “Kaçurrelat e tu”, ishte e parapëlqyera.

Gac Cuni Opk (2)

Ahmet Kopliku, një prej bashkëvuajtësve të Gacit, i përcolli notat dhe tekstet e këngëve të Gac Çunit tek Shyqyri Elezi, i cili ishte një këngëtar tjetër shkodran, që s’mund të këndonte në skenë, sepse tre vëllezërit dhe i ati ishin të burgosur politikë, por e këndoi këngën nëpër dasmat e gëzimet familjare. Sapo i ra në dorë kënga “Kaçurrelat e tu”, Shyqyri Elezi e këndoi në dasmën e parë dhe kënga u përhap nëpër qytet për t’u kënduar ashtu fshehurazi, por shpejt zuri vend mes këngëve më të dashura të qytetarëve shkodranë. Kënga u ngjit në skenën e vet dhe mbeti aty për t’u kënduar edhe sot me aq pasion e dashuri nëpër serenata, dasma e gëzime, si një ndër më të bukurat këngë për dashurinë.

* Dokumentar i realizuar nga kujto.al arkiva online e krimeve të komunizmit

Post Views: 71
Tags: Gac Çunimuzika
Previous Post

Ish-kryenegociatorja e Kosovës: Nëse Thaçi e jep veriun, krijohet Serbia e Madhe

Next Post

Kujtesë: 37 vjet nga vrasja e vëllezërve Gërvalla dhe e Kadri Zekës

Related Posts

Si iu dorëzua Princ Vidit kurora shqiptare – Nga Ilir Ikonomi

by TheAlbanian.co.uk
12/09/2021
0

Dërgata shqiptare me Esat pashën u prit nga Princ Vidi në kështjellën e tij të familjes në Nojvid të Gjermanisë...

GAZETA BRAZILIANE (1968) / JETA E VËSHTIRË E MBRETËRVE DHE PRINCËRVE : RASTI I LEKA ZOGUT

by TheAlbanian.co.uk
15/06/2021
0

“Qiraja (taksa) civile” (të cilën kombi duhet të paguajë për të mbështetur mbretërit e tij dhe oborret përkatëse) është ajo...

Përgjithmonë mirënjohje për Kongresistin Eliot Engel

by TheAlbanian.co.uk
05/01/2021
0

Frank Shkreli Kongresisti dhe miku i madh i shqiptarëve, njëri prej mbështetevse më të dalluar në Kongresin amerikan të të...

Konferenca e Bujanit dhe rezoluta ideologjike për vetvendosje e bashkim me Shqipërinë – Nga Jusuf Buxhovi

by TheAlbanian.co.uk
03/01/2021
0

Përkujtesë historike Konferenca e Bujanit, e mbajtur nga 31 Dhjetor 1943 deri më 2 Janar 1944, paraqet një ngjarje të...

Next Post

Kujtesë: 37 vjet nga vrasja e vëllezërve Gërvalla dhe e Kadri Zekës

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.