• Latest
  • Trending
  • All

Malësori, as mitik, as malok

03/05/2022

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 27 June, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Malësori, as mitik, as malok

03/05/2022
in Aktualitet

Ndue Dedaj

Nuk është aspak për t’u habitur që malësori jo gjithëhere është kuptuar në thelbin e vet. “Lahuta e Malësisë” nuk është ndaluar vetëm se autori i saj ishte një poet “reaksionar”, por dhe se sillte për herë të parë në letërsinë shqipe, në ato përmasa, “kultin” e malësorit, përmes një vargu portretesh fishtianë gdhendur në relieve shkrepash dhe malesh, si Oso Kuka, Marash Uci, Pater Gjoni, Tringa etj., të papranueshëm për Internacionalen Socialiste që predikonte një botë të re. Naimi shkroi himnin e përjetshëm të kësaj toke, që nis me vargun proverbial “O malet e Shqipërisë e ju o lisat e gjatë…” Dhe Koliqi do ta bartë kultin e maleve dhe të malësorit në prozat e tij, pa folur për shkrimet e autorëve të huaj si Durham etj.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Nuk ka reshtur as më vonë qasja letrare ndaj arketipit të malësorit apo dukurive malësore si kanuni, në romanin “Prilli i thyer” të Kadaresë etj. Jusuf Buxhovi, në romanin “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”, përmes plakut Mic Shpendi, shpalos palcën e jetës shqiptare te Mesjetës së vonë dhe profilin autentik të malësorit, i cili i përcillte si një testament vlerat themelore të etnosit shqiptar nga ati te biri: “Im atë, gjithnjë më thoshte, malësorët kanë dy palë mend: nji palë për jashtë e nji palë për mbrenda. Kur vinë në sheher (qytet), sillen si sheherjanë, ndërsa në malësi si malësorë… Nuk janë mashtrimtarë, por as nuk mashtrohen…”

Se në ç’lartësi mund të ngjitet një malësor që prek qytetërimin europian, mjafton të kujtosh Gjon Gazullin, Pal Engjëllin apo Pjetër Bogdanin. Se çfarë mund të bëjë një malësor për flamurin, kombin dhe atdheun e dëshmon Dedë Gjo Luli që e shpalli Pavarësinë nga maja e Bratilës në Deçiç që në prill të vitit 1911. Në kohë moderne është po një malësor në origjinë, Anton Çeta, që më 1990 mbledh në vendin e quajtur Verrrat e Llukës në Deçan të Pejës 500 mijë kosovarë për pajtimin e gjaqeve.

Malet kanë qenë jo vetëm logu i burrave, por dhe i “Zhan D’Arkave” shqiptare, si Nora e Hotit, Shotë Galica etj., krahas granisë që vuajti shtypjen patriarkale, mishëruar në personazhe femërore të dlira si Lula e Fabian Barkatës, Dija e Haki Stërmillit, Hajria e Nazmi Rahmanit etj. Kemi dy anë të medaljes sa i përket femrës malësore, ndrydhjen dhe lartësimin. Mis Bjeshka, që organizohet vit për vit në Kelmend, nuk është një dukuri e re, por traditë e hershme që flet shumë për pozitën nderuese të femrës në malësi.

Malësorët ngjanin me kreshnikët, por nuk ishin të atillë, kështu që nuk ka vend për mitizim të tyre. Ata ishin si gjithë të tjerët, bujq, barinj, druvarë, por ajo që i dallon është se ishin edhe prijës, kuvendarë, pleqnarë në bashkësinë ku rronin, nga shtëpia e vet, katundi e deri te krahina, çka i bënte fisnikë të aristokracisë së maleve. Në këtë kuptim termi malësor ishte status social.

Shqiptari autentik i maleve

Malet u kanë dhënë emrin e tyre trevave të tëra, si Malësia e Gjakovës, Malësia e Madhe, ashtu siç kemi male të pagëzuar me emra figurash historike: Mali i Skënderbeut, Mali i Çajupit etj. Kurse “Nëntë Malet e Dibrës” nuk shënojnë vetëm gjeografinë por dhe përkatësinë etnografike dibrane. Një autor austriak, jo aq i përkthyer tek ne, Walter Peinsipp, që i ka njohur nga afër shqiptarët këtu dhe në Kosovë dhe librin e tij kushtuar të drejtës tonë zakonore e quan “Populli i shqipeve të malit” (Një kontribut në “arkeologjinë” e Drejtësisë dhe antropologjinë sociologjike të Ballkanit), duke bërë fjalë për malësitë shqiptare, shkruan se ato “janë zemra e një popullsie dhe ruajtëse të një etnie”. (Peinsipp, 2005, 25.)

Malësori është banori tipologjik i trevave malore, bile dhe i fushës, pasi fushat shpesh janë populluar nga malësorët që bashkë me ngulimet e rinj i kanë mbartur për aty dhe zakonet e veta. Ata kanë ditur të bëhen në çdo kohë pjesë e qytetërimit dhe e qyteteve. Mjafton të vështrosh mbiemrat familjarë të qytetit të Shkodrës, ku llagapë si Hoti, Shllaku, Shkreli, Temali, Kastrati, Kraja, Xhuxha, Paluca etj. flasin për familje fisnike që kishin zbritur nga malesitë.

Malësori nuk kishte shkollë, por kishte krijuar “shkollën” e odës e kuvendimit. Tjetër është mungesa e shkollimit dhe tjetër të jesh i paqytetëruar. Se ishin idhtarë të diturisë hapën shkolla në male në shekullin XVII në kulmin e agresionit otoman. Malësorët e Mirditës, Dukagjinit, Dibrës, Lumës, Elbasanit, Laberisë etj. krijuan kode vetëqeverisëse, ashtu si qytetet Shkodra e Drishti statutet e tyre. Qytetet e kanë bërë jetën në marrëdhënie me fshatrat dhe nuk ka pasur kurrë dasi qytet – fshat, jo vetëm se disa qytete të moçme kanë qenë ngritur në male, si Dalmacja, Voskopoja, Kruja etj., por dhe se qendra si Sapa, Rubiku, Pulti, Lisi (Mat), Oroshi ishin seli dioqezane/ipeshkëvore apo abaciale, teksa Ndërfanda do të ishte për do kohë dhe seli e Shtetit të Arbërit.

Dëshmi të qytetërimit të maleve janë qytezat e shuara ilire e mesjetare, manastiret, kalatë, fortifikatat, kullat e gurta, rrugët e karvaneve, urat e gurta, ujësjellësit antikë, minierat e bakrit, panairet (pazaret) etj. Mali dhe fusha ishin si dy gjymtyrë të të njëjtit trup. Heroi Kombëtar i përdori malet si prapavijë të ushtrisë së tij skanderbegiane, ku njërën këmbë e kishte poshtë në Albulenë dhe tjerën në kreshtat e Kurbinit. Nuk duam ta teprojmë, por ka anë ku qyteti mund të marrë mesime prej fshatit.

Krenaria shqiptare si virtyt

Malësori kurrë nuk fliste për vete, flisnin të tjerët për të. At Konrad Gjolaj (Tom Marku), në librin e tij “Çinarët” (1996) shkruan: “A kam të drejtë me u krenue se jam malësor?” dhe e le që përgjigjen ta japë lexuesi pasi të ketë mbaruar së lexuari librin, por paraprakisht tërheq vëmendjen: “Ata që i kanë vizitue e pa me sytë e tyne Bjeshkët e Namuna, nuk don me thanë se i njofin banorët e atyne viseve”. Ky është problemi. Duhen njohur malësorët për t’i dashur ata dhe jo paragjykuar. Frati, ndër të tjera, argumenton: “Shpesh harrojmë se edhe fort janë la me gjak ato maja, krepa e shpate, ato stane e shpella, ato troje e ledhe, për idealin me të cilin ka lind e ka vdekë me te në gji malsori ynë”.

Për më tepër, është e trishtueshme që shteti shqiptar atdhetarët e vet i mbyti për së gjalli në shpellat e bjeshkëve, Bajram Currin më 1925 qeveria e Zogut, Dom Nikollë Gazullin më 1946 qeveria komuniste, vetëm se këta malësorë të iluminuar kishin idealin e përjetshëm të lirisë. Malësorët, siç shkruan Marin Bici më 1610, ishin mësuar të qëndronin në liri, të vetëqeverisur, në malet e tyre përkundrejt sulmeve sllave, turke etj. Kjo është një krenari e ligjshme e gjithë shqiptarëve, edhe e krasniqasve, edhe e mirditorëve, edhe e vlonjatëve, edhe e skraparlinjve, edhe e suliotëve etj.

Askush nuk i ka vënë në dyshim tiparet themelorë të karakterit dhe ekzistencës së malësorit, si trimëria, nderi dhe besa, një trini vlerash e mjaftueshme për të ndërtuar një shtet, jo më një individ apo një familje. Jemi kundër glorifikimit të figurës së malësorit, mitizimit, ashtu si dhe ndaj linçimit të tij si “malok”, çka shpreh mendësinë e një dore njerëzish që nuk e njohin botën e maleve në larminë dhe diversitetin e vet kulturor, pa ndodh që e përçmojnë atë. Kjo është e papranueshme dhe në rrugë, le pastaj në zyrat e shtetit.

Malësorët nuk kanë nevojë për apologji në këtë rast, pasi ata e kanë mbartur mbiemrin Maloku dhe kur kanë shkuar me banim në Prishtinë e Tiranë. Në një studim gjuhësor për Gjakovën thuhet se “mbiemri Maloku është shumë i vjetër dhe familjet që mbajnë këtë mbiemër kanë prejardhje nga zonat e rrethit të Shkodrës dhe Ulqin-Tivarit. Fiset shqiptare të cilët shtriheshin në këto zona e quanin veten “malok”, gjë që na bën të kuptojmë se nuk ishte aspak emërtim ofendues”. Përndryshe, studiuesi i njohur i letërsisë Krist Maloki, profesor në Graz të Austrisë, do ta kishte ndryshuar së paku mbiemrin e tij.

Migjeni mbetet poeti emblematik i maleve tona, me “Recital i malësorit” etj. Ai “mali që s’bëzan” (shteti) është shkaktari herët e vonë i varfërisë dhe mos-zhvillimit të malësive. Është mbase i vetmi rast që mali përdoret si një metaforë me konotacion negativ, duke nënkuptuar me të qeverinë. Martin Camaj është poeti i “përpajnimit” të bjeshkës, njerëzve, breshkës e gjarpërit në modernitetin poetik. Pa malin dhe tërmalen e teposhten e tij nuk do të kishim as “Mitin e Sizifit” si filozofi, që mund të jetë ngjizur në vetëdijen e Kamysë bash prej mundimeve të malësorëve të kësaj bote, që ndryshe nga ne që i kemi lëshuar malet gjatë këtij tranzicioni, ata i kanë prirë qytetërimit drejt maleve.

Thoshte një ditë një bujkeshë në një ekran, nuk mund të ketë qytet modern pa fshat të zhvilluar dhe se Europa nuk na pranon pa i “punuar” dhe malet. Mali është vërtet rezervat të mirash materiale për qytetin, ama kur dhe ky i fundit i jep atij.

Malësorët, jo mikpritës të komunizmit

Ka ardhur koha që t’iu iket disa “tabuve” politike, kinse Lufta Nacionalçlirimtare ngadhnjeu kudo, ku do të mjaftonte vetëm masakra e Buzëmadhes (Kukës) për të thënë jo. Në vitin 1944 partizanët në malësitë e Veriut u mirëpritën si antifashistë e çlirimtarë, por jo si sjellës të komunizmit dhe kjo i bëri të padëshirueshëm për regjimin që erdhi, që u shpalli luftë me farë e me fis shtëpive të para, Kapidanit, bajraktarëve etj. Shumë figura atdhetare që kishin luajtur rol në shpalljen e Pavarësisë dhe mbrojtjen e trojeve nga fqinjët u ekzekutuan apo dënuan me burgime të gjatë, si qytetari elbasanas Lef Nosi, si malësori kelmendas Prek Cali, si frati i njohur Anton Harapi, ngaqë ata nuk ishin me regjimin e ri.

Kjo i keqësoi marrëdhëniet e qeverisë së Tiranës me malësorët. Mësuesit, mjekët, inxhinierët, agronomët dhe specialistë të tjerë që erdhën me shumicë nga viset jugore në ato veriore, u pritën si s’ka më mirë dhe kjo tregon mikpritjen e malësorëve, e cila qe refuzuar vetëm për ideologjinë komuniste dhe përhapësit e saj, natyrisht dhe nën ndikimin e klerit katolik që kishte propaganduar në popull mbi të këqiat e bolshevizmit.

Malësorët nuk qenë dakord as me hyrjen në kooperativë. Ka individë që qenë vetëflijuar për këtë, pasi e dinin se po humbisnin pronën. Kjo kundërshti ka prodhuar kulakë dhe në malësi e jo vetëm në fusha. Po ashtu ata nuk ishin dakord me heqjen e institucioneve fetarë, ndaj partia u hakmorr ndaj tyre duke i quajtur traditat e vjetra “zakone prapanikë dhe mbeturina fetare”?!

Doemos, kishte plot gjera që duheshin ndryshuar në jetesën malësore, por kjo nuk mund të bëhej me revolucion ideologjik “me prerje kokash” të atyre që vazhdonin me qenë konservatorë, pa dashur të shndërroheshin në “njeriun e ri”. Prapambetja në jetën e malësive kishte të bënte me mungesën e infrastrukturës, ndalimin e pronës private dhe mospërfitimin ekonomik të fshatarit nga pasuritë e tij natyrore, të cilat dhe sot e kësaj dite i bën lesh e li shteti me myshtërinjtë e tij.

Dihet që në male nuk kishte opera, teatër, kinema, biblioteka. Me shfaqje folklorike një herë në katër vjet dhe me ca radio “Iliria” që iu dhuroheshin barinjve të dalluar në Malin e Thatë apo në Malin e Hekurave nuk mund të kishte progres të vërtetë kulturor. Kurse sot, falë teknologjisë digjitale nuk ka më dallim mes qytetit dhe fashtit, pasi ekrani i madh (televizioni) apo i vogël (ajfoni) ka shkuar dhe në stanin më të largët, ndonëse kultura masive e televizioneve në fundjavë e ka eklipsuar jo pak teatrin dhe artin e mirëfilltë.

Mbyllja për gjysmë shekulli e malësorëve në rrethinën e tyre malore, pa i lejuar të lëviznin drejt qyteteve i dha “frytet” e veta shkatërrues, mbinë ferrat në çdo derë. “Keqkuptimi” me malet ka qenë dhe i vetë malësorëve, me kullat, trojet, bashtinat, që i braktisën masivisht në tri dekadat e fundit. Por duhet thënë se ka filluar të ketë një shikim tjetër të malësive, përherë e më shumë po vemi drejt maleve për investime në turizëm, hiking etj., ku mikpritja e malësorëve nuk është bjerrë. “Mali dhe deti” është sot formula e turizmit në Lezhë, Vlorë etj.

Malësori e lëshoi malin e vet për qytetin, se shkrepat i kishin mundësuar vetëm mbijetesën, sot ka njëfarë hutese të tij me u kthye prap atje (sigurisht jo më me pendën e qeve), kurse nesër prania e njeriut në male do të jetë luks, po që, sipas gjasëve, ata do t’i kenë fituar pasanikët e do t’i kenë humbur të zotët! Sot nuk mund ta prekësh “metrin katror” të banesave as në Kashar, nesër për qytetarin e thjeshtë ai do të jetë i pamundur në Theth e Lurë, Sotirë e Progonat…

Post Views: 195
Previous Post

Ngjarja makabre në Korçë/ Mjekja zbulon detajin shokues për gruan që futi foshnjen në valixhe

Next Post

“Jeni një ishull i vogël”/ Rusia tjetër kërcënim të frikshëm për Britaninë: Mjafton një raketë bërthamore që …  

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

“Jeni një ishull i vogël”/ Rusia tjetër kërcënim të frikshëm për Britaninë: Mjafton një raketë bërthamore që ...  

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.