• Latest
  • Trending
  • All

Kush fitoi dhe kush humbi në Bruksel?

01/03/2023

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 2 May, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kush fitoi dhe kush humbi në Bruksel?

01/03/2023
in Aktualitet

Andi Bushati

Formulimi diplomatik që u gjet në fund të takimit të tensionuar të Brukselit: “E pranuan, por nuk e nënshkruan”, tregoi më së miri se sa larg janë ende qëndrimet e Albin Kurtit dhe Aleksandar Vuçiçit për të firmosur atë që u njoh prej verës së shkuar si plani franko- gjerman. Mjafton dhe ky dështim, i shitur si arritje, për të kuptuar absurdin e komenteve dhe shpjegimeve që shpërthyen në botën shqiptare, ku palët u barrikaduan sërish në qëndrimet e së shkuarës: pro dhe anti Kurti.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Për disa Albini tradhëtoi, ai e pranoi Zajednicën, konceptin pezhorativ që dikur si opozitar përdorte për të sulmuar krijimin e asocacionit të komunave serbe. Për idhtarët e tij, kryeministri i tyre i tha JO krijimit të një republike të dytë serbska në Kosovë, madje pati meritën ta bëjë këtë pa e shpënë vendin në konflikt me ndërkombëtarët.

Në fakt, përtej kësaj logjike partizane e vërteta e asaj që ndodhi këtë fundjavë në Bruksel ishte tepër me e koklavitur. Mospranimi për të hedhur firmën mbi dokumentin e servirur si “merre ose lëre”, nuk mund të spjegohet vetëm me argumentin foshnjarak se aty nuk gjendej kryeministrja serbe Bernabiç, që duhet ta kryente formalisht këtë akt. Duket se mes palëve ka ende kontradikta të pa sheshuara. Dhe kjo është shumë më e lehtë të thuhet tani kur dokumenti i BE u bë publik edhe në Lapsi.al, në formën e tij zyrtare. Po të lexohet me vëmendje, aty vihet re se Serbia detyrohet të pranojë gjëra të pa imagjinueshme më parë për një vend që ende e ka Kosovën në kushtetutë si pjesë përbërëse të vetën. Cilido që gjendet në pushtet në Beograd, e jo më një autokrat nacionalist si Vuçiçi, do e kishte tejet të vështirë ti servirte njerëzve të tij koncepte si sovraniteti teritorial dhe respektimi i integritetit të Kosovës, njohjen e dokumentave të saj, heqjen dorë nga përfaqësimi në marëdhëniet ndërkombëtare, etj. Firmosja mbi një draft, ku palët nuk emërtohen më, si deri tani, Prishtina dhe Beogradi, por me emrat e tyre shtetërorë, Kosovë dhe Sebi, nuk ishte gjëja më e lehtë për presidentin serb. Ndaj Vuçiç që kur filloi të marrë formë projekti franko gjerman, zgjodhi të bëjë një lojë të dyfishtë.

Për të mos i thënë jo të prerë perendimorëve, me të cilët edhe ashtu i kishte mardhëniet të tensionuara për shkak të rrefuzimit që ti vendoste sanksione rusisë, ai zgjodhi rrugën e miratimit me pengesa. Alibia e Beogradit u bë refreni: “si mund të nënshkruajmë marrëveshje të re, kur Kosova nuk zbaton ato të firmosura prej një dekade, për themelimin e shoqatës së komunave serbe”. Kështu edhe me një lloj suksesi ndërkombëtar, kryesisht pranë amerikanëve, Vuçiç arriti ta shndërrojë asocacionin në kryefjalë të debatit diplomatik, ndonëse mes palëve ekzistonin edhe së paku dy dyzina marëveshjesh të pa respektuara. Tek një pjesë e negociatorëve sidomos SHBA, nocioni: në fillim asocacionin pastaj të tjerat, u bë mbizotërues. Kjo e detyroi kryeministrin Kurti që të shpallte planin me 6 pika që parasheh zbatimin e kësaj ideje vetëm pasi vendi i tij të marrë njohjen e plotë nga Serbia.

Po ti vendosësh edhe deklaratat e liderëvë, të hënën, në këtë kronologji ngjarjesh, e ke më të lehtë të kuptosh se kjo ka qenë edhe pika se përse palët nuk nënshkruan në 27 shkurt. Albin Kurti deklaroi se ai ishte i gatshëm ta bënte por se ata që pati përballë nuk pranuan. Nga ana e tij Vuçiç nuk nguroi të fliste për asocacionin duke theksuar se kryeministri i Kosovës nuk qe i gatshëm ta pranonte atë në këto momente. Pra hija e asocacionit e arriti ta pengojë finalizimin e marrëveshjes.

Në taktikën që zgjodhi Aleksandar Vuçiçit i duhet njohur një lloj suksesi dhe aftësie për të bindur ndërkombëtarët.

Duke nënvizuar këtë, relativizohet së tepërmi propoganda që po mundohet të bëjë qeveria në Prishtinë, sikur ajo u rendit në krahun e perendimorëve, duke qenë e gatshme të nënshkruajë, gjë që Beogradi nuk arriti t’a bënte.

Natyrisht, Albin Kurti e refuzoi gjatë gjithë kohës me forcë presionin që të themelonte asocacionin para marrëveshjes. Ai pati burrërinë ti rezistojë ndërkombëtarëve dhe koherencën për ti ndenjur besnik votave që ka marrë. Në këtë kuptim kritikat për tradhëtarin që ka kapitulluar janë thjeshtë një retorikë idioteske. Por, ama ndeshja nuk ka përfunduar. Etapa e 27 shkurtit ishte tepër e zbehtë për të përcaktuar fituesit dhe humbësit e një loje ku “pakti nuk u nënshkrua, ndonëse u pranua”. Me sa duket trysnia ndërkombëtare për kushtin e panegociueshëm të Vuçiçit, themelimin e shoqatës së dhjetë komunave me shumicë serbe, do të vijojë të jetë në epiqendër të finalizimit të marrëveshjes. Ajo do të vazhdojë ta mbajë Albin Kurtin mes dramës së dy llogoreve, atyre që e akuzojnë se ka qëllim vetëm të zgjasë pushtetin dhe atyre që i besojnë se po këmbëngul të mbrojë shtetin. lapsi

Post Views: 50
Previous Post

Aksident në Greqi/ Përplasen dy trena, 32 viktima dhe mbi 80 të plagosur

Next Post

Shqipëria e treta në Europë për numrin e kafeneve, lë pas Italinë dhe Spanjën

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Shqipëria e treta në Europë për numrin e kafeneve, lë pas Italinë dhe Spanjën

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.