• Latest
  • Trending
  • All

Gënjejnë edhe kur nuk kanë hall….

06/09/2023

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025

NJË ÇEREK SHEKULLI NGA FUSHATA AJRORE E  NATO-S

13/06/2025

Mashtrimi me Sazanin

25/06/2025

VOA: Hijet e rekrutimit të emigrantëve shqiptarë në industrinë e kanabisit në Britani

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 17 September, 2025
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Gënjejnë edhe kur nuk kanë hall….

06/09/2023
in Aktualitet

Lutfi Dervishi

Nëse do t’i besojmë policisë shqiptare, Behar Bajri, person në kërkim për vrasje dhe tentativë vrasje, një nga personazhet kyç të operacionit ‘Metamorfoza’ është mbajtur nën vëzhgim për dy javë në Paris nga policia shqiptare dhe arrestimi i tij është bërë si pasojë e një ‘operacioni të përbashkët’ me francezët.

Lajme teNjejta

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Po t’i referohesh ministrit të Brendshëm, suksesi i takon oficerëve të përfshirë që meritojnë përgëzime ‘për profesionalizmin e lartë dhe mbi të gjitha për sigurinë e plotë të informacionit sensitiv deri në finalizimin e operacionit. ‘Vetëm përpara’

Në këtë vend mund të ketë munguar guximi për t’u përballur me krimin dhe të vërtetën, por asnjëherë guximi për të gënjyer nuk ka arritur majat e komunikatave të policisë. Dhe nuk është hera e parë. Dhe nuk bëhet fjalë për gënjeshtra nga halli!

Nëse i referohesh njoftimeve këtu Bajri është kapur në lokal. Francezët thonë e kanë kapur në banesë. Sipas ‘policisë’ këtu është kapur në Paris. Sipas policisë franceze është kapur në Strasburg. Sipas ministrit shqiptar Bajri është kapur nga ‘operacioni i përbashkët’ ku kanë dhënë kontribut edhe oficerët tanë, sipas francezëve është kapur nga ‘brigada e personave në kërkim’ të Strasburgut.

Madje francezët në njoftimin e tyre japin edhe mbiemrin që përdor tani i kërkuari: Brajoviç.

Policia jonë e kishte Bajrin këtu, nuk e gjeti dot. U iku. Por e paskan vëzhguar dhe lokalizuar në Francë! Dhe e arrestuan edhe falë ‘inteligjencës policore’.

Ministri është i ri në detyrë dhe duhet t’i thotë dikush (nëse ka mbetur ndonjë që nuk gënjen aty) se policia jonë nuk mund të bëjë operacion jashtë Shqipërisë, aq më tepër në një vend të BE-së, aq më tepër në Francë.

Operacionet e përbashkëta bëhen vetëm me miratimin e prokurorëve përkatës të dy vendeve.

Me këtë gënjeshtër të nxitur sa nga tradita aq edhe nga vrulli për të postuar ‘lajme pozitive’ në facebook, mund të marrin në qafë policët shqiptare (që pretendojnë se kanë marrë pjesë në operacion). Prokurori francez ka të drejtë të kërkojë identitetin e tyre dhe t’i arrestojë për shkelje të sovranitetit juridik.

Nëse ky do të ishte një rast i vetëm mund të ‘justifikohej’ me zellin e policisë për t’i dhënë lajme të mira ministrit të ri.

Për fat të keq, gënjeshtra në komunikimin e policisë me publikun është bërë ves. Dhe nuk po ndalem këtu te gënjeshtra që lidhen me krime të kryera nga policia në Shqipëri, por me disa raste ku implikojnë partnerët dhe përdorin edhe togëfjalëshin ‘inteligjencë policore’

Pesë ditë pas 1 Prillit të këtij viti policia në rastin e ndalimit të Elio Bitirit tha se është ‘operacion i përbashkët’ madje guxoi t’i vinte emrin e qytetit ku u ndalua Leiden. E vërteta është se Bitri u arrestua nga polica hollandeze gjatë një kontrolli rutinë të policisë rrugore.

Vjet në qershor, në rastin e ndalimit të Kasandër Nogës në Vienë, – person i kërkuar nga Belgjika u tha operacion shqiptaro-belgo-austriak dhe që Nogën e arrestuan belgët. Në fakt Noga u arrestua nga policia austriake, pas njoftimit të marrë nga policia belge.

Pyetja është çfarë fitojnë me këto gënjeshtra të trasha? Nëse mendojnë se fitojnë besimin virtual të torallakëve -patronazhist- militant dhe turli idiotësh në facebook që shkruajnë ‘mbrekulli, bravo, etj etj’ janë në rregull. Por i kanë vënë vetes një pikëpyetje të madhe para partnerëve ndërkombëtarë. Për këta të fundit është e pa imagjinueshme të shesësh si të vërteta gjëra që nuk kanë ndodhur në realitet.

Nëse në dikastere të tjera ka fituar qytetarinë propaganda, inspektimet, gënjeshtar e vogla, tek Rendi nuk mund të gënjesh kaq trashë. Është fyese.

Dhe pa ndëshkuar gënjeshtarët nuk do të ndreqet as imazhi i policisë dhe aq më pak puna e saj.

Kur gënjejnë edhe kur nuk kanë hall, imagjino ç’bëjnë kur i zë halli. Në fakt e kanë treguar.

Post Views: 41
Previous Post

Rreth 16.500 shqiptarë kërkuan azil në Europë dhe Britani 6 muajt e parë të vitit 2023

Next Post

‘Një princi nuk i mungojnë kurrë arsyet legjitime të thyejë një premtim’

Related Posts

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Këshilli i Ministrave i Bashkimit Evropian (BE) e ka miratuar sot vendimin përfundimtar për të ndryshuar kornizën negociuese për anëtarësim...

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për muaj të tërë ka pasur spekulime se lufta në Gaza po përshkallëzohet në një rrafsh më të gjerë rajonal....

Next Post

‘Një princi nuk i mungojnë kurrë arsyet legjitime të thyejë një premtim’

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.