Eurokomisioneri për Zgjerimin, Stefan Fule deklaroi se ka ardhur koha që BE të pranojë Ballkanin Perendeimor. I pranishëm në Forumin e Kroacisë temë “BE – Integrimi i Ballkanit Perëndimor -Ngjashmëritë dhe dallimet”, Fule u shpreh se “Procesi i zgjerimit të BE-së është mekanizmi më i suksesshëm transformues. Është koha ta pranojmë Ballkanin Perëndimor”. Eurokomisioneri Fule theksoi se procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian duhet parë si “pjesë e vendimit dhe jo si pjesë e problemit”. Ai pranoi se në BE gjithnjë e më shpesh flitet për lodhje nga procesi i zgjerimit, për të cilën, sipas tij, një prej shkaqeve është edhe ajo se BE-ja prej disa vitesh po ballafaqohet me krizë ekonomike dhe financiare. “Për këtë shkak procesi i zgjerimit të politikave ra në plan të dytë”, – theksoi Fyle.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















