• Latest
  • Trending
  • All

Fáilte go hÉirinn – historia e shtypjes së një gjuhe

25/02/2023

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 1 May, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Fáilte go hÉirinn – historia e shtypjes së një gjuhe

25/02/2023
in Aktualitet

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025
Daut Dauti
‘Fáilte go hÉirinn’ është shprehje në gjuhën irlandeze apo e gjuhës gaelik, siç quhet ndryshe. Kjo shprehje në shqip lexohet ‘folçë geherën’ kurse përkthehet: ‘Mirë se vini në Irlandë’.
Çdo tabelë e komunikacionit apo shenja e mbishkrime në Irlandë shkruhen së pari në irlandisht dhe përfundi në anglisht. Në këtë vend, nga viti 2003, gjuha irlandeze me ligj është gjuhë zyrtare ose gjuhë e parë. Në realitet, përkundër ligjit dhe mbishkrimeve që hasen gjithandej, në Irlandë faktikisht dhe formalisht gjuhë zyrtare dhe dominuese në popull është anglishtja. Gjuha irlandeze është pothuaj para vdekjes.
Republika e Irlandës ka 5. 1 milion banorë. Nga ky numër i popullsisë konsiderohet se 1.7 milion e kuptojnë këtë gjuhë apo kanë njohuri të kufizuar të gjuhës së dytë. Sipas statistikave të fundit vetëm 72 000 irlandezë e flasin gjuhën e tyre amtare në shtëpi, pra si gjuhë të parë. Çka ka ndodhur kështu me irlandezët dhe gjuhën e tyre?
Ajo që ka ndodhur me Irlandën dhe irlandezët më së miri shihet me anë të historisë së gjuhës së tyre. Është një histori e dhembjeve shpirtërore dhe tragjedi e linguistikës. Gjuha e shkruar irlandeze është ndër më të vjetrat në Evropë. Vetëm greqishtja dhe latinishtja janë më të vjetra. Shkrimet e para, kryesisht në formë të shenjave dhe fjalive të shkurtëra në këtë gjuhë, janë të shek. III dhe IV të erës sonë dhe me alfabet ‘Ogham’.
Nga shek. VI, me depërtimin e krishtërimit në këtë vend, fillon përdorimi i alfabetit latin. Gjërat fillojnë të ndryshojnë në shek XI me ardhjen e normanëve, të cilët më parë e kishin vënë Anglinë nën sundim. Pastaj, gradualisht tërë ishulli irlandez bie nën sundimin anglez. Në vitin 1641 irlandezët organizuan një kryengritje të madhe kundër sundimit anglez. Nga fushata e Oliver Cromwell-it për shtpjen e kryengritjes gjatë viteve 1649 – 1653, irlanezët pësojnë një tragjedi të madhe. Diku rreth 620 000 irlandezë vriten dhe 50 000 përfundojnë si robër të anglezëve.
Nga kjo kohë ndalohet përdorimi i gjuhës irlandeze. Duke patur parasyshë se është ndaluar edhe shkolla në këtë gjuhë, e cila edhe ashtu nuk ekzistonte më parë, ky ka qenë hapi vendimtar i anglezëve për dëmtimin e irlandishtes. Gjatë shekujve të ardhshëm gjuha irlandeze hyri në proces të zhdukjes për shkak të masave politike dhe shtetërore apo si rezultat i hegjemonisë angleze. Irlandezët nuk kanë pushuar së shkruari në gjuhën e tyre, por për shkak të masave nuk patën më mundësi të dalin nga ngulfatja e superioritetit politik dhe kulturor anglez.
Sundimi anglez në Irlandë nuk ka qenë vetëm politik, por edhe religjioz. Ka qenë tendencë e anglezëve për imponimin e anglikanizmit (protestantizmit) të tyre ndaj vendasve katolikë. Vendi është kolonizuar me protestantë anglezë me qëllim të ndryshimit të struktures së popullsisë. Pos masave kundër gjuhës, janë nxjerrë edhe ligje që ua kanë ndaluar irlandezëve të drejtën e posedimit të tokave. Përkundër vështirësive të mëdha, Kisha Katolike Irlandeze iu ka bërë ballë këtyre tendencave dhe për këtë arsye është shndërruar në shtyllë të rëndësishme etnike dhe më vonë nacionale. Me kalimin e kohës së sundimit anglez, që zgjati shtatë shekuj, irlandezëve u kishte mbetur vetëm katolicizmi si element dallues nga anglezët sunduesë protestantë.
Mesi i shek. XIX ka qenë më i vështiri për irlandezët. Për shkak të ‘zisë së patates’ gjate viteve 1845 to 1852 vdiqën më shumë se 1 milion kurse 2 milionë u detyruan të shpërnguleshin në Amerikë. Nga 8 milionë banorë sa kishte Irlanda në vitin 1841, pas këtyre ngjarjeve numri ra në 5 milionë. Kjo ka qenë një tragjedi që e ka dëmtuar pa masë bërthamën e etinisë irlandeze. Pasi që popullata e shpërngulur dhe e vdekur ishte kryesisht nga pjesët ruarale, më së keqi pësoi edhe gjuha. Numri i folësve të gjuhës amtare u zvogëlua në krahasim me anglishtfolësit që shtoheshin.
Megjithatë, në pjesën e dytë të shek. XIX, në Irlandë depërtoi fryma e romantizmit evropian dhe kjo e rigjalli një interesim për gjuhën. Për ironi kanë qenë intelektualët anglezë e jo ata irlandezë që e ringjallën dëshirën për kthimin e gjuhës amtare irlandeze. Pra, rilindasit irlandezë kanë qenë anglezë. Si rezultat, gjuha irlandeze hyri si lëndë në disa shkolla dhe u hap rruga e unifikimit dhe ndërtimit të gramatikës së kësaj gjuhe. Por, shkrimtarët irlandezë vazhduan të shkruanin në gjuhën angleze dhe e pasuruan letërsinë angleze dhe botërore në mënyrë të mahnitshme. Asnjë komb i vogël, siç janë irlandezët, nuk ka dhënë më shumë shkrimtarë, poetë, dramaturgë, etj., siç janë: James Joyce, Samuel Beckett, Jonathan Swift, C.S. Lewis, George Bernard Shaw, Oscar Wilde, Oliver Goldsmith, Iris Murdoch, William Congreve, Richard Sheridan, etj.
Megjithatë, numri i të shpërngulurve vazhdoi të rritej dhe me këtë edhe zvoglimi i interesimit për gjuhën. Kur Irlanda u pavarësua më 1922 kishte dikur rreth 4 milionë banorë. Pra, 4 milionë më pak se para 80 viteve. Me pavarësim të shtetit intelektualët irlandezë u mobilizuan për reformimin dhe unisimin e gjuhës së tyre, por tani më ishte bërë tepër vonë. Qeveria irlandeze, edhepse ishte nacionaliste, e hodhi poshtë kërkesën për futjen e gjuhës irlandeze si zyrtare për shkak se kjo gjë më nuk ishte praktike dhe shtetit të ri do t’i krijonte më shumë vështirësi se sa lehtësi.
Irlanda ka dalur nga sundimi anglez jo vetëm pa gjuhë amtare, por edhe ndër vendet më të varfëra të Evropës edhepse ishte pjesë dhe afër sunduesit që ishte superfuqi ekonomike botërore. Megjithatë, Irlanda dhe Britania e Madhe kanë themeluar mardhënie të veçanta miqësore. Irlandezët që nga çlirimi i kanë trajtuar anglezët si miq të afërt e ndoshta, sikur edhe amerikanët ku ata kanë një diasporë të madhe e të fuqishme. Termi ‘pushtues’ apo ‘armik’ për anglezët më nuk është përdorur. Megjithatë, historia ka qenë e hidhur dhe nuk është harruar. Edhepse u krijua shteti irlandez, Britania e Madhe vazhdoi t’i trajtonte irlandezët si shtetas të saj. Prandaj, irlandezët që shpernguleshin në Angli automatikisht janë trajtuar dhe trajtohen edhe sot si shtetas britanikë. Kjo gjë ka mundësuar kultivimin dhe ruajtjen e lidhjeve miqësore mes këtyre dy popujve.
Varfëria në Irlandë ka ekzistuar deri vonë. Në vitet e 60-ta, irlandezët e kanë reformuar sistemin e arsimit. Rezultatet e para pozitive janë lajmëruar pas hyrjes së këtij vendi në Union Evropian dhe janë shtuar në fund të viteve të 90-ta. Nga kjo kohë Irlanda ka ecur me hapa të shpejt dhe është bëre ndër vendet më të zhvilluara evropiane. Madje, në disa aspekte është para Anglisë.
Tanimë Irlanda nuk është vend nga i cili ikin njerëzit, Përkundrazi, për shkak të zhvillimit ekonomik është shndërruar në vend atraktiv për punëntorë të huaj. Sot në këtë vend kanë ardhur të punojnë dhe jetojnë më shumë se 700 000 të huaj që është numër i madh në krahasim me banorët vendas. Dalja e Britanisë nga Unioni Evropian ka shkatuar disa shqetësime pasi që Irlandës i kërkohet të vendos kufi me Britaninë, e cila gjë mund të sjell probleme.
Në të gjitha aspektet sot Irlanda duket sikur Anglia. Por, pa marrë parasyshë se irlandëzët kanë përfunduar me fare pak karakteristika dalluese nga anglezët, ata megjithatë kanë mbetur irlandezë dhe patriotë të vërtetë. Sidomos tashti pas përparimit të mahnitshëm që kanë arritur, kanë edhe arsye të mburren.
Post Views: 65
Previous Post

Eurostat: Shqipëria merr 1 miliard euro nga emigrantët, rekord në Europë

Next Post

Si do të reagojë Rusia nëse Vuçiç nënshkruan një marrëveshje me Kosovën?

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Si do të reagojë Rusia nëse Vuçiç nënshkruan një marrëveshje me Kosovën?

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.