• Latest
  • Trending
  • All

Fabrika e profesorit Nga Daut Dauti

23/01/2021

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 2 July, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Fabrika e profesorit Nga Daut Dauti

23/01/2021
in Aktualitet

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025
Ka qenë viti 1988 kur në Panairin e Librit në Beograd punoja për një shtëpi botuese britanike. Një ditë, në ‘standin’ tonë erdhi një njeri diku mbi 70 vjeçar, i cili nga pamja dukej se ishte i rëndësishëm. Derisa ai po i shikonte librat e radhitura në rafte, unë iu afrova dhe fillova bisedën me të. Pasi që ndërruam disa fjalë, ai më shikoi nga koka deri te këmbët dhe më pyeti:’A je shqiptar nga Kosova’?
Pastaj, ai u prezantua. ‘Quhem Edmund Balgaq’ – më tha. Për dikend nga Beogradi ky emër dhe mbiemër ishte i çuditshëm. Ai e vërejti habinë time dhe kur më tha se ishte hungarez, gjërat u qartësuan.
Kur më pyeti se nga cili rajon isha në Kosovë, i thashë se jam nga Gjilani dhe e pyeta nëse e dinte se ku gjendej ky qytet. Ai qeshi dhe më tha:’Natyrisht që e di. Unë në Gjilan e kam konstruktuar fabrikën e parë të tekstilit dhe e kam mbikqyrë ndërtimin e saj, Kjo punë ka qenë para se ke lindur ti dhe kur flija e ushqehesha në një hotel të keq që quhej Hotel Evropa’.
Pastaj, u shoqëruam dhe unë mora vesh se ky njeri kishte qenë inxhinier i njohur i dizajneve strukturore në Jugosllavi dhe profesor me renome në Fakultetin Teknik të Universitetit të Beogradit. Në mesin e shumë objekteve të njohura, ai e kishte dizajnuar edhe Muzeun e Arteve Moderne në Beograd. Tani më ishte në pension dhe shkruante e përkthente libra nga anglishtja në serbisht dhe hungarisht.
Me insistim të tij unë dola nga hoteli dhe shkova për darkë dhe të flija në shtëpinë e tij gjatë katër netëve të panairit që kishin mbetur. Kjo ka qenë një kohë kënaqësie për mua pasi që nga profesori, siç fillova ta quaja, mësova plot gjëra, madje edhe për qytetin tim. Ai e dinte pamjen e qytetit të para viteve te 60-ta dhe njihte njerëz të kësaj kohe. I kishte ruajtur përshtypjet për njerëzit dhe vendin të një kohe të kaluar që për mua ishte e panjohur.
Profesori ka qenë njeri shumë interesant. Kur më përcolli, unë e falënderova me fjalë dhe sjellje sa më të mira. ‘Nuk ke nevojë të më falëndërosh’ – më tha dhe vazhdoi ‘unë do të vij te ti në Gjilan dhe t’i ma kthen mikëpritjen’. Dhe, pas disa javësh, profesori erdhi. Atë që dëshiroi ta shihte së pari ishte puna e tij, natyrisht. Shkuam te fabrika dhe na pritën mirë. Ai u emocionua kur e pa që ndërtimi i tij ende ishte në rregull. Poashtu i erdhi mirë kur pa se ishin ndërtuar edhe dhjetëra godina tjera të mëdha, moderne dhe fabrika ishte shndërruar në gjigant të vërtetë.
Kjo ka qenë koha kur ky kombinat kishte rreth 3500 punëtorë dhe nxirrte lloj – lloj prodhimesh të tekstilit duke filluar nga rrobat e brendshme e deri te tepihat dhe perdet. Ndërtesa e profesorit ka qenë ajo që gjendej në anën e djathtë kur hyje të ‘kapia’ kryesore e kombinatit. Fjala është për atë ndërtesën e gjatë që shtrihej përreth rrugës dhe që kishte një kulm në formë të dhëmbëve të sharrës apo të shkronjës ‘M’ të përsëritur në varg të gjatë. Kjo fabrikë, pos që ishte e para, ka qenë edhe simboli i Kombinatit të Tekstilit që dikur mori emrin ‘Integj’. Pas kësaj ka qenë edhe një ndërtesë tjetër që poashtu e kishte konstruktuar profesori. Sa herë që kalonim atypari, nga kjo fabrikë dilte një zë shurdhues i makinave të cilat nuk pushonin kurrë pasi që punohej në tri ndërrime.
Sot nuk ekzistojnë këto dy ndërtesa. Nuk ekziston as Kombinati i Tekstilit. Vendi ku dikur prodhohej me të madhe, sot është shndërruar në ‘shopping centre’. Fabrika e profesorit dhe simboli i kombinatit është rrënuar për të ndërtuar parking për myshterinjtë që blejnë në këtë ‘shopping center. Vendi kur dikur banorët e Gjilanit e fitonin bukën e gojës, tashti është bërë vend ku ata i harxhojnë paratë. Nga prodhimi kemi kaluar në konsumim. Kjo i vjen sikur kur ecë mbrapsht. Natyrisht që edhe sot ka disa qindra njerëz që punojnë aty dhe paguhen nga 300 euro, ndoshta. Por, dikur aty punonin mijëra njerëz që prodhonin dhe rrogat e tyre i krahasonin me ato të punëtorëve në Gjermani.
Sot, sikur profesori të ishte gjallë, me siguri do të bëhej merak më shumë se ne për gjendjen tonë. Për ne mjafton që sot aty pijmë kafe dhe i blejmë prodhimet ‘Made in China’ se prodhimet tona ka kohë që i kemi harruar që kanë ekzistuar dhe me kualitetin e të cilave jemi mburrur gjithandej botës.
Post Views: 96
Previous Post

105-vjetori i vrasjes së Isa Boletinit

Next Post

Donald Trump flet për herë të parë pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, dhe del me paralajmërimin e papritur

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Donald Trump flet për herë të parë pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, dhe del me paralajmërimin e papritur

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.