Bullgari ka hequr veton ndaj Maqedonisë së Veriut. Lajmi është bërë i ditur nga komisioneri për zgjerim, Oliver Varhelyi në një postim në rrjetin social “Twitter”.
Ai e quan vendim historik për Evropën atë të liderit të opozitës Boyko Borissov i cili ka pranuar të japë votat në Parlament për të pranuar hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut.
“Falenderojmë liderin e opozitës Gerb @BoykoBorissov
për marrjen e një vendimi historik për Evropën dhe për pranimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut bazuar në propozimin francez që lejon vazhdimin me hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedonine e Veriut”,-ka shkruar në Twitter Oliver Varhelyi./Opinion.al





















