• Latest
  • Trending
  • All

Biseda telefonike Klinton-Jelcin pak orë para nisjes së bombardimeve të NATO në Serbi

28/07/2016

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 19 April, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Histori

Biseda telefonike Klinton-Jelcin pak orë para nisjes së bombardimeve të NATO në Serbi

28/07/2016
in Histori

Millosheviçi nuk deshi të bindej dhe Diku u nis për në aeroport. Sapo aeroplani i tij u ngjit në ajër, unë i telefonova të ngarkuarit me punë në Beograd Rikard Majzllit dhe e instruktova zyrtarisht që të digjte të gjitha materialet sekrete të ambasadës, të mblidhte rrobat dhe të largohej. Me Majzllin ishim njohur në Beograd, pothuajse para tridhjetë vjetësh, kur ai ishte punonjës i ri i shërbimit diplomatik në ambasadën tonë dhe ne me Brukun jetonim disa pallate më tutje. Ne biseduam disa minuta me të, se kjo është e dhimbshme, por njëkohësisht e domosdoshme. Unë ju luta që të falënderonte të gjithë personelin jugosllav të ambasadës tonë që punonte atje me besnikëri prej dhjetëra vitesh, dhe ti shprehte urimet më të mira. Primakovi ishte nisur drejt nesh. Gori u lidh me avionin e tij nëpërmjet telefonit dhe i tha atij se Diku është larguar nga Beogradi me duar bosh dhe ne nuk kemi pretekste që të zgjasim më fillimin e veprimeve luftarake. NATO nuk ka zgjidhje tjetër – vetëm të fillojë goditjet. Millosheviçi – i tha Gori “i ka duart të lyera me gjak” dhe çdo ditë që shtyhet, ai do të vrasë edhe më shumë burra, gra dhe fëmijë. Primakovi kundërshtoi me forcë se, NATO do i ngjyejë duart me gjak dhe se, kjo do të ndikojë në mënyrë vdekjeprurëse mbi marrëdhëniet ruso – amerikane. Ai urdhëroi që aeroplani të kthehej në ajër mbrapa dhe të merrte rrugën për në Moskë. Më 24 mars Klintoni i telefonoi Jelcinit dhe u përpoq që inatin e tij, ta kanalizonte në një drejtim tjetër – nga ShBA mbi Millosheviçin, këtij xhuxhi, që merrte zemër midis dy gjigantëve; përveç kësaj, i tha Klintoni – Millosheviçi është “një diktator komunist” dhe, pikërisht këtë soj biologjik, pavarësisht nga madhësia e trupit të përfaqësuesve të tij, siç dihet, Jelcini nuk e duron. Finta nuk pati sukses. Krahas zemërimit dhe deziluzionit, nga fakti se diplomacia ruse nuk arriti të ndalonte bombardimet e NATO-s, Jelcini shprehu dëshpërimin sepse ai nuk kishte arritur të fitonte në vendin e tij. Mbas gjithë asaj që ai kishte bërë për “të orientuar popullin e vet drejt Perëndimit”, tani e tutje do të jetë e pamundur që ti mbante njerëzit në këtë rrugë. E vetmja mënyrë për të parandaluar këtë fatkeqësi të pakthyeshme, insistonte ai- ishte të ndaloheshin menjëherë bombardimet. Gjatë gjithë bisedës, ai nuk iu drejtua Klintonit me emër dhe nuk e quajti “miku im”. Para se të mbyllte telefonin, ai madje nuk e quajti atë as në vetë të dytë.   – Epo – tha ai – duket që unë nuk arrita ta bind presidentin e Shteteve të Bashkuara. Mirupafshim. Mbas kësaj, Klintoni e mbajti dorezën e telefonit edhe një sekondë në dorë. Dukej haptazi që u mërzit. Ai tashmë kishte dëgjuar tërbimin e Jelcinit, por këtij i kalonte shpejt zemërimi, si uji nga pata – Klintoni e dinte që do të kalonte. Por në këtë rast, siç u shpreh ai, “u thye diçka e rëndësishme dhe do të duhet remont serioz”. Mbas disa orësh, raketat amerikane me krahë, të lëshuara nga anijet ushtarake nga Adriatiku, goditën radarët e mbrojtjes kundër ajrore serbe dhe pozicionet standarde të raketave, për ti spastruar rrugën bombarduesve të NATO-s. Kështu filloi operacioni i parë luftarak i pandërprerë i Bllokut, që nga dita e parë e krijimit, gjysmë shekulli më parë.   Kthimi   Sapo bombat e para goditën objektet serbe, në rrugë, para ambasadës amerikane në Moskë, filluan demonstrata të tërbuara. Shumë personalitete të Dumës (Parlamentit) kërkonin që Rusia t’u dërgonte serbëve përforcime ushtarake, ndërsa ithtarët e linjës së ashpër bënin thirrje për mobilizimin e ”vullnetarëve” për në Jugosllavi. Duke reaguar, në një farë mënyre, ndaj indinjatës së opinionit shoqëror dhe presionit politik, qeveria ruse, thirri përfaqësuesit e vet nga selia e Shtabit të NATO-s, shkurtoi dhe uli statusin e personelit të ndërlidhjes, ndërpreu çdo veprimtari në kuadrin e “Partneritetit për paqe” dhe ndryshoi takimet e punës të Këshillit të Përbashkët e të Përhershëm, Rusi – NATO. Për më tepër, madje edhe në ditët e para dukej qartë se, qeveria e Jelcinit nuk donte të ndryshonte ose të prishte krejtësisht lidhjet me Perëndimin, të fiksuara në “Aktin Themelues”. Ministri i punëve të Brendshme, Sergej Stepashin, u shpreh publikisht kundër “reagimit të tepruar”. Kaluan ditë dhe, përfaqësuesit rusë filluan të duken përsëri në mbledhjet e organizuara nga NATO në Bruksel, megjithëse nuk diskutonin dhe, në përgjithësi, dërgonin në to punonjës të rangjeve të ulëta. – Një herë, Ivanovi i tha Madlenës se, – në një farë mënyre, ne na duhet të mbajmë, disi të gjalla marrëdhëniet tona në diplomaci. Ndaj goditjeve të para ajrore, Millosheviçi reagoi, siç kishte thënë Ues Klarku. Ai futi në Kosovë trupat dhe përzuri dhjetëra mijëra kosovarë nëpërmjet kufirit, në Shqipëri dhe Maqedoni, duke kërcënuar stabilitetin e këtyre shteteve të brishta, duke e futur botën në një krizë gjigante refugjatësh, si dhe duke na hequr ne çdo iluzion: se ai nuk tërhiqet kaq lehtë. Opinioni shoqëror, veçanërisht në Europë, filloi të reagonte shpejt kundër bombardimeve, e kjo, deri diku, sepse “efekti Si-En-En” tani punonte kundër NATO-s. Në vend të kuadrove me trupat e shqiptarëve në sheshet e fshatrave kosovare, në reportazhet televizive që transmetohen direkt, treguan makina të ndihmës së shpejtë që lëviznin nëpër rrugët e qyteteve serbe, nën sirenat e alarmit ajror. Po afroheshin Pashkët dhe bëheshin thirrje për të ndërprerë bombardimet, në radhë të parë për respekt ndaj festës fetare dhe, së dyti, për të parë në se Millosheviçi do të kthehet në tavolinën e bisedimeve. Në fund të marsit më telefonoi Igor Gaidari, në atë periudhë drejtues, i një “qendre truri” moskovite; ai ndodhej në Romë, në atë kohë dhe, priste audiencë me Papën e Romës, Gjon – Pavli II. A mund t’i transmetonte ai Shenjtërisë së Tij se, amerikanët janë të interesuar për një mision paqeje të Papës, që “mundëson” pushim të bombardimeve? Kategorikisht jo, i thashë unë. Pushim, do të thoshte kapitullim. NATO ndërpret veprimet luftarake, ndërsa Millosheviçi, si më përpara, do ta vlerësojë këtë pushim si mundësi për të vazhduar atë që kishte bërë më parë: të përdridhet dhe të vrasë. Duke pasur parasysh kapriçiot e anëtarëve të Bllokut, praktikisht do të ishte pastaj e pamundur të rifillonin goditjet ajrore. – Oh Stroub – tha Gajdari – sikur, vetëm ta dinit se çfarë fatkeqësie është kjo luftë për të gjithë ata që, si ne, duan të arrijnë për Rusinë atë që doni edhe ju. Në përgjigje, unë vetëm i thashë se, në qoftë se Millosheviçi merr revan, kjo do të jetë e tmerrshme, ndërmjet të tjerave edhe për Rusinë, meqë vetë Millosheviçi është i kundërt me atë çka përfaqëson Gajdari në botën postkomuniste.   Bombardimet e NATOS     Në muajin maj, NATO intensifikoi goditjet ajrore dhe filloi të “lëvizte drejt qendrës së qytetit”, të bombardonte sistemin e furnizimit me energji elektrike dhe objektet e regjimit të Beogradit. Blloku futi në teatrin e veprimeve luftarake aeroplanë luftarakë shtesë, grupin aeroplanmbajtës “Ruzvelt” të ShBA dhe 24 helikopterë për mbështetje zjarri, “Apash”. “Apashët” duheshin për të sinjalizuar për gatishmërinë e Bllokut, në rast domosdoshmërie për tu futur në Serbi – megjithëse, ditët e para të operacionit, presidenti Klinton mundohej ta përjashtonte një mundësi të tillë. Bombardimet shtoheshin, ndërsa ne, në Bllok, formuluam se çfarë duhej të bënte Millosheviçi që ato të ndërpriteshin. Përgjigja u gjet: një variant edhe më i egër se sa ai me të cilin ne kishim dashur të ushqenim Millosheviçin në Rambuje. Bazuar në legjislacionin ndërkombëtar, Kosova, duke qëndruar në përbërje të Jugosllavisë, e ardhmja e saj do te jetë protektorat i OKB-së, mbështetur nga forcat e NATO-s.

2179_pg Kjo do të thoshte largim i trupave serbe nga provinca, vendosje e forcave paqeruajtëse ndërkombëtare nën komandën e Bllokut, kthimi dhe sistemi i refugjatëve nëpër shtëpitë e tyre. Ne shfrytëzuam të gjitha kanalet dhe forumet në të cilat merrnin pjesë rusët, OKB-në, Tetëshen e Madhe, Grupin e Kontaktit, si dhe kontaktet e shpeshta e të drejtpërdrejta të Madlenës me Igor Ivanovin, për ta bindur Moskën, që të pranoheshin kushtet tona. Ne u përpoqëm të vërtetonim se, sa më pak të çara të ketë midis Rusisë dhe Perëndimit, aq më shpejt do të dorëzohet Millosheviçi. Rusët na akuzonin ne se, po e çojmë stekën tepër lart, gjoja se, ne Kosovën e kishim si pretekst për zhvillimin e luftës, qëllimi i së cilës, siç e supozonin ata, ishte, jo vetëm për të përzënë Millosheviçin nga Kosova, por për të përmbysur regjimin e tij.  Shënim: Më 24 mars, kur filluan bombardimet, presidenti Klinton ju drejtua kombit se “nuk ka ndërmend të përdorë trupat tona për të luftuar në Kosovë”. Rreziku i një ndërhyrje tokësore u diskutua shumë në administratë dhe në vetë NATO. Përveç kësaj, ajo ishte kontradiktore edhe në kuptimin politik. ( Më 29 prill Dhoma e Përfaqësuesve votoi me 249 vota pro dhe 180 kundër që ti ndalohet presidentit Klinton që të fusë trupat tokësore në Kosovë pa aprovimin paraprak të Kongresit) – shën. autorit. Shënim: Marrëveshja e Rambujesë, e pranuar me vështirësi nga kosovarët, do t’u linte serbëve një kontingjent të konsiderueshëm në krahinë, megjithëse nga ana operative të kufizuar, si “praparojë”; ky detaj, menduam se do ta bënte marrëveshjen të pranueshme për përfaqësuesit e Millosheviçit. Tani, kur lufta kishte filluar, ne e kuptonim se nuk ka nevojë më për lëshime në favor të pranimit të marrëveshjes – shën. autorit. Siç thoshin ata, sikur me të vërtetë ne, të ishim të interesuar për të përfunduar luftën, ne do të vinim kushte më të lehta – në radhë të parë për të respektuar sovranitetin e Serbisë. Rusët ishin gati të na mbështesnin ne, në kërkesat tona, për të pakësuar forcat serbe në Kosovë, por vetëm në qoftë se ne, do të lejonim Millosheviçin të mbante në krahinë një kontingjent ushtarak të armatosur mirë. Sepse, versioni rus i “pranisë” ndërkombëtare, nënkuptonte praninë e punonjësve që do të merreshin me refugjatët, nën drejtimin e OKB-së dhe jo të njësive të armatosura të NATO-s. Duke dashur të na detyronin ne që të zbusnim qëndrimin tonë ndaj Beogradit, rusët e shtrinë rrjetin në shumë drejtime, duke punuar me aleatët tanë, veç e veç, sepse mendonin se: ShBA u imponojnë atyre një marrëveshje më pak të leverdishme se të tjerët, prandaj duhen nxitur kundër njeri-tjetrit. Rasti për të vërtetuar unitetin midis aleatëve erdhi në fund të prillit, kur, udhëheqësit e vendeve të NATO-s u takuan në Uashington. Samiti, u mendua si përkujtim i jubileut të pesëdhjetë vjetorit të krijimit të Bllokut, ku do të bëhej dhe pranimi zyrtar i anëtarëve të rinj, Republikës Çeke, Hungarisë dhe Polonisë. Ditën e dytë të manifestimeve, njëlloj si dy vite më parë në Madrid, aleatët do të takoheshin me pjesëmarrësit e shumtë nga “Partneriteti për Paqe”, nga Europa Qendrore dhe ish Bashkimi Sovjetik.    Tre kërkesat ndaj Millosheviçit   Jelcini ndiqte nga larg, me shpresë se aleatët do të grinden dhe do të ndërprisnin menjëherë bombardimet, ose do të zbusin kushtet për ndërprerjen e tyre. Por ai nuk ishte i bindur se mund të arrihej gjë në këtë rrugë, prandaj edhe ndryshoi qëndrim. Më 14 prill ai deklaroi se, për konfliktin e Kosovës kishte caktuar si përfaqësues diplomatik të posaçëm të vetin, Viktor Çërnomërdinin. Ky hap ne na zuri në befasi, por, ashtu siç mund ta bënte vetëm Jelcini, vendimi ishte krejtësisht i shpjegueshëm. Jelcini donte që lufta të përfundonte dhe t’ia dinin sa më shumë për nder Rusisë. Ai kurrë nuk ka qenë entuziast me Primakovin si Kryeministër, madje edhe më përpara si ministër i Jashtëm. Tani, ai ja hoqi Primakovit kompetencat për problemin e Kosovës dhe ja ngarkoi atij, tek i cili kishte më shumë besim. Një ndër meritat, në mos e para, të Çërnomërdinit, ishte aftësia e tij tashmë e provuar për të punuar me El Gorin. Kjo e dallonte për mirë Çërnomërdinin, nga Primakovi. Jelcini kishte llogaritur që Çërnomërdini do të bindte amerikanët dhe, ka shumë mundësi t’i detyrojë ata të zbusnin kushtet. Por, Çërnomërdini mund të fliste ashpër edhe me Millosheviçin. Serbia varej nga Rusia – nga burimet e saj energjetike – dhe Çërnomërdini, si ish president i kompanisë shtetërore të naftës “Gazprom”, kishte lidhje që mund të shfrytëzoheshin për presion mbi Beogradin. Në atë kohë, zor se mund të hamendësonim më shumë. Më 19 prill, Klintoni i telefonoi Jelcinit, me shpresë për të mësuar më shumë se çfarë kishte menduar presidenti rus. Jelcini i bëri bisht, sepse, pa dyshim, kishte llogaritur të bënte hapin tjetër, vetëm mbasi të bindej se si do përfundonte Samiti i NATO-s. Mbas një jave, liderët e aleatëve, nën drejtimin, kryesisht të Klintonit dhe kryeministrit të Britanisë së Madhe Toni Bler, i ngjeshën radhët, duke përsëritur tre kërkesat kryesore për Millosheviçin: të largohen forcat serbe, të vendosen forcat e NATO-s, të kthehen refugjatët. Jo vetëm që aleatët u treguan të qëndrueshëm, por ata i përkrahën edhe disa liderë të vendeve të paangazhuara, që kishin ardhur në Uashington, në takimin e “Partneritetit për Paqe”. Më i spikaturi ishte presidenti i Finlandës Marti Ahtisari. Ai u shpreh kundër idesë që propagandonin rusët dhe të tjerët, që OKB-ja duhet të jetë ndërmjetëse midis NATO-s dhe Millosheviçit. Në qoftë se, ne do të lejojmë këdo që të ndërmjetësojë në këtë kompromis, paralajmëroi Ahtisari, Millosheviçit do ti mbeten forca ushtarake të mjaftueshme, që procesi i rregullimit të mos ketë kuptim dhe, në të ardhmen, të garantohej edhe një konflikt tjetër.   Ish liderët e BS, më i binduri Shevranadze   Nga liderët e ish Bashkimit Sovjetik, më i bindur se të gjithë të tjerët, për të mbështetur aksionin e NATO-s, ishte, presidenti i Gjeorgjisë Eduard Shevranadze. Ai mendonte se, demonstrimi i forcës nga Perëndimi në Ballkan, do t’i detyronte të mendonin edhe “millosheviçët” rusë, që duan të shtypin grupet etnike joruse brenda vendit dhe të vendosin përsëri suzerenitetitin rus mbi shtetet e reja të pavarura, siç ishte vendi i tij. Por, shtoi ai, Jelcini nuk futet në këtë kategori. Por, “rreth Jelcinit ka njerëz”, që pretendojnë ti zënë vendin në zgjedhjet e ardhshme dhe, pikërisht atyre u duhet treguar se Perëndimi i ka dalë në mbrojtje “një populli të vogël e të shtypur, që përpiqet të çlirohet nga sundimi i perandorisë”. Përveç kësaj, Shevranadze e kuptonte se çfarë fshihej mbas emërimit të Çërnomërdinit. Para ardhjes në Uashington, Shevranadze ishte takuar në Tbilisi me Çërnomërdinin dhe ai i kishte thënë se, Jelcini nuk mund ta duronte Millosheviçin dhe se, për krizën e lindur që kishte vënë në pikëpyetje marrëdhëniet e Rusisë me Perëndimin, ai fajësonte më shumë Millosheviçin, sesa ShBA. Përveç kësaj, Çërnomërdini i kishte vërtetuar pakënaqësinë e Jelcinit ndaj Primakovit, në veçanti për vendimin e tij për të kthyer avionin mbrapsht mbi Atlantik, atë ditë kur u futën në qorrsokak bisedimet midis Dik Hollbrukut dhe Millosheviçit. Këshilla e Shevranadzes ishte e tillë: të bëhej gjithçka që ishte në dorën tonë, që Çërnomërdini të kishte mundësi të kryente detyrën. Përndryshe, elementët e zemëruar dhe hakmarrës në Rusi, që duan konfrontim me Perëndimin në Ballkan, me siguri që energjitë e tyre do ti drejtojnë në Kaukaz. Sapo u bë e qartë se Blloku nuk u përça, siç shpresonte Jelcini, presidenti rus, nuk humbi kohë kot dhe propozoi iniciativën e përbashkët amerikano – ruse, e cila do ti japë fund luftës.

Lajme teNjejta

Si iu dorëzua Princ Vidit kurora shqiptare – Nga Ilir Ikonomi

12/09/2021

GAZETA BRAZILIANE (1968) / JETA E VËSHTIRË E MBRETËRVE DHE PRINCËRVE : RASTI I LEKA ZOGUT

15/06/2021

Përgjithmonë mirënjohje për Kongresistin Eliot Engel

05/01/2021
Post Views: 126
Tags: aerial bombardmentambasadaBill Klintonbiseda telefonikebombardime ajroreBoris Jelcinedi ramaembassiestelephone conversations
Previous Post

Protestat në Maqedoni, Nuland merr garanci nga Meta: Mbështesim dialogun

Next Post

NGA PLAVA NË STRUGË – KUFIJTË QË ZIEJNË

Related Posts

Si iu dorëzua Princ Vidit kurora shqiptare – Nga Ilir Ikonomi

by TheAlbanian.co.uk
12/09/2021
0

Dërgata shqiptare me Esat pashën u prit nga Princ Vidi në kështjellën e tij të familjes në Nojvid të Gjermanisë...

GAZETA BRAZILIANE (1968) / JETA E VËSHTIRË E MBRETËRVE DHE PRINCËRVE : RASTI I LEKA ZOGUT

by TheAlbanian.co.uk
15/06/2021
0

“Qiraja (taksa) civile” (të cilën kombi duhet të paguajë për të mbështetur mbretërit e tij dhe oborret përkatëse) është ajo...

Përgjithmonë mirënjohje për Kongresistin Eliot Engel

by TheAlbanian.co.uk
05/01/2021
0

Frank Shkreli Kongresisti dhe miku i madh i shqiptarëve, njëri prej mbështetevse më të dalluar në Kongresin amerikan të të...

Konferenca e Bujanit dhe rezoluta ideologjike për vetvendosje e bashkim me Shqipërinë – Nga Jusuf Buxhovi

by TheAlbanian.co.uk
03/01/2021
0

Përkujtesë historike Konferenca e Bujanit, e mbajtur nga 31 Dhjetor 1943 deri më 2 Janar 1944, paraqet një ngjarje të...

Next Post

NGA PLAVA NË STRUGË - KUFIJTË QË ZIEJNË

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.