• Latest
  • Trending
  • All

BE ta rishikojë urgjentisht politikën e saj’/ DW: T’u tregojmë vendin elitave të korruptuara të Ballkanit Perëndimor

25/07/2020

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 23 April, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

BE ta rishikojë urgjentisht politikën e saj’/ DW: T’u tregojmë vendin elitave të korruptuara të Ballkanit Perëndimor

25/07/2020
in Aktualitet, Aktualitet, Bota, Dhe të tjerat, Lajme

Mali i Zi dhe Serbia janë në negociata për anëtarësim me Bashkimin Evropian. Në mars u vendos për fillimin e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Bosnja ka bërë kërkesë për anëtarësim ndërsa Serbia bllokon çdo përparim në Kosovë. Kjo është njëra anë e procesit të pranimit. Po si qëndron puna lidhur me vlerat e shumë përbetuara si demokracia, sundimi i ligjit dhe zhvillimi i qëndrueshëm në praktikë?

Që nga viti 1989 ka “përparime” edhe pse të vonuara nga luftërat pas shpërbërjes së Jugosllavisë. Me përjashtim të Kosovës gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor gëzojnë lirinë e udhëtimit gjë që shumë e përdorin për të migruar në perëndim. Në zinxhirët e supermarketeve, shumë prej tyre në duart gjermane, ka kryesisht mallra të importuara dhe vështirë gjen për të blerë produkte vendase. Projekte të mëdha korruptive ndërtimi si dhe ndërtimi i hidrocentraleve të vegjël, shpyllëzimi i pyjeve, grabitja e tokës dhe zhvillimi i pakontrolluar i turizmit i bëjnë dëm të madh natyrës unike. Arsimi dhe kujdesi shëndetësor mbeten të gjendje të ulët, papunësia është e lartë. Shumë prej qytetarëve të këtyre vendeve nuk mund të mbijetojnë pa paratë që u dërgojnë familjarët nga jashtë apo pa një sektor të lartë informal. Ka ardhur koha ta pranojmë se transformimi neo-liberal në Ballkan ka dështuar.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Pjesëmarrja e ulët zgjedhore në Serbi, Kroaci dhe Maqedoninë e Veriut shpreh mosbesim të thellë ndaj demokracisë. Demonstratat në Beograd e zbehën “shkëlqimin” e fitores së Presidentit Aleksandër Vuçiq në zgjedhje.

Maqedonia e Veriut po përballet pas një fushate të ndyrë zgjedhore me një formim gati të pamundur të qeverisë. Ish-shpresa, prokurorja speciale Katica Janeva u dënua për korrupsion. Ish-shefi i shërbimit sekret dhe kushëriri i ish-kryeministrit Gruevski, Sasho Mijalkov, “i forti i të fortëve” që dikur e kishin frikë të tërë dhe një nga sipërmarrësit më të pasur të vendit, ecin tani serbes nëpër Shkup. Kurse vetë Nikolla Gruevski shijon pasurinë e tij në mërgim në Budapest.

Bosnja është një vend i paqëverisshëm në të cilin elitat, të kryesuara nga kleptokratë si Milorad Dodik dhe Bakir Izetbegoviq, ndajnë burimet mes njëri-tjetrit. Shqipëria dhe Kosova janë në gjendje të përhershme krize. Kryeministri i zgjedhur kosovar Albin Kurti u rrëzua me ndihmën e një intrige amerikane, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi po përballet me një akuzë për krime lufte në Hagë, gjë që Kryeministri shqiptar Edi Rama e quan sulm ndaj të gjithë shqiptarëve. Mali i Zi, ku do të zhvillohen zgjedhje në muajin shtator, është i përçarë nga një mosmarrëveshje absurde mbi ligjin për fenë midis Kishës Ortodokse ultrareaksionare ortodokse serbe dhe klikës së sundimtarit afatgjatë, Presidentit Millo Gjukanoviq.

Pse nuk çuditet askush që miliardat e BE-së, EBRD-së, Bankës Botërore, FMN-së dhe organizatave të tjera zhduken?

Në varësi të këndvështrimit në Ballkan janë zhvilluar pas vitit 1989 demokraci hibride, kleptokraci ose shtete mafioze. Studiuesi me origjinë serbe Branko Milanovi? shprehet në blogun e tij për “kleptokraci shumëpartiake”; politologu Jasmin Mujanovi? shprehet në librin e tij Hunger and Fury për “autoritarizëm elastik”; kurse  drejtuesi i Transparencës Ndërkombëtare në Bosnje, Sr?an Blagov?anin, flet në një studim të fundit për “sundimin e karteleve”. Sipas mendimit të Vedran D?ihi? nga Instituti Austriak për Politikë Ndërkombëtare (OIIP) zgjedhjet në Serbi janë “gjoja demokraci në formë arti iluzionist”.

Fatkeqësisht situata në disa vende anëtare të BE-së nuk është më e mirë. Ato thjesht patën fat që u bënë më kohë anëtare të klubit, sikurse dëshmojnë shembuj nga Rumania dhe Bullgaria, Malta, Qiproja, Hungaria dhe Polonia. Sociologu hungarez Balint Magyar e quante Hungarinë që në vitin 2016 si “shtet mafioz post komunist” . Kriteret që përdor ai mund të përdoren edhe për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Vendimmarrësit e Brukselit dhe burokracinë e atjshme nuk i shqetësojnë gjëra të tilla për shkak të përparësive të tjera. Dhe vërtet ka pak kuptim të kërkosh reforma “të bazuara në ligje dhe rregulla” në Ballkan, kur vetë shtetet e BE-së, përfshirë Gjermaninë, i shpërfillin rregullat, sapo u preken “interesat e tyre”. Aleancat partiake evropiane, sidomos EPP dhe PSE, luajnë një rol për t’u shqetësuar në raportet e krijuara me kleptokracitë në Ballkan. Etiketimi i partive të Ballkanit si konservatore, të krishtera, liberale, social-demokrate apo socialiste është thjesht mashtrim.

I ashtuquajtur proces i Berlinit, i cili filloi në vitin 2014 me shumë energji dhe qëllime të mira, është shndërruar në malin e famshëm që u mbars e polli një mi. Organizatën për shkëmbimin e të rinjve RYCO (Zyra Rajonale e Bashkëpunimit Rinor), rezultati pothuajse i vetëm konkret i këtij procesi, nuk duhet të nënvlerësohet. Ajo ia detyron ekzistencën e saj përfaqësuesve të përkushtuar të shoqërisë civile.

Takim Ballkan-BE në Bruksel

Projektet e synuara të infrastrukturës kanë mbetur në letër. Kina po ndërton autostrada, hekurudha dhe ura, ndonjëherë madje edhe me financimin e BE-së, dhe po i josh vendet e Ballkanit në një kurth borxhesh. Qëndrueshmëria e këtyre projekteve është çështje tjetër. Gjithësesi ato janë ideale për të “tjetërsuar” miliona para.

Një zhvillimi i qëndrueshëm në përshtaje me ndryshimin e klimës dhe biodiversitetin e kërcënuar nuk duket se është në interes të elitave të Ballkanit ose të partnerëve të tyre evropianë. Rreziku është i madh që presioni për një “rikuperim ekonomik” të shpejtë pas Coronës do t’i shndërrojë në butafori mashtruese përpjekjet për një zhvillim dhe ndryshim që u shërben njerëzve dhe natyrës.

BE-ja duhet ta rishikojë urgjentisht në mënyrë themelore politikën e saj për Ballkanin. Një “metodologji” e re nuk ka më dobi. BE-ja duhet t’u tregojë vendin elitave të korruptuara në politikë dhe në biznes duhet të kundërshtohen. Dhe t‘i nxjerrë edhe personalisht përpara përgjegjësisë. Kjo është e mundur vetëm në bashkëpunim me shoqërinë civile të dobët, por të shumëllojshme dhe të gjallë. Për sa kohë të rinjtë do të kenë mundësi të zgjedhin vetëm mes përshtatjes ose emigrimit, nuk do të jetë e mundur të ndalohet eksodi i njerëzve të arsimuar. Brukseli, Berlini dhe Parisi duhet të tregohen më në fund të guximshëm dhe të flasin hapur me elitat e Ballkanit. Por kjo nënkupton gjithashtu edhe pranin e deficiteve vetiake dhe luftimin e tyre. Një “le të vazhdojmë kështu si deri tani” do të jete me pasoja fatale./DW

Gudrun Steinacker ka punuar mes viteve 1976 dhe 2016 për trembëdhjetë vjet në Ballkan, së fundmi si ambasadore e Gjermanisë në Maqedoninë e Veriut (dikur FYROM) dhe në Malin e Zi.

Post Views: 82
Previous Post

Pesë viktima dhe 237 të raste të reja me koronavirus në Kosovë

Next Post

Tensione në rritje SHBA-Kinë

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Një vlerësim i veçantë vjen për Shqipërinë nga mediumi prestigjioz amerikan CNN, i cili në një artikull të publikuar të premten...

Next Post

Tensione në rritje SHBA-Kinë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.