• Latest
  • Trending
  • All

BE e dyzuar, Kurti nxjerr provat që implikojnë Serbinë në sulmin terrorist

25/06/2025

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 13 May, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

BE e dyzuar, Kurti nxjerr provat që implikojnë Serbinë në sulmin terrorist

25/06/2025
in Aktualitet

Edhe pse është e qartë se grupi terrorist që sulmoi policinë e Kosovës u përgatit nga shteti serb, Bashkimi Europian mbetet i dyzuar për të dënuar rolin e Serbisë, ndërkohë që mban në fuqi masat për Kosovën. Deklarata e fundit e përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell është ajo e së dielës, kur ai i quan terroristët “një bandë e armatosur” dhe shton se “të gjitha faktet rreth sulmit duhet të vërtetohen”.

Edhe këtë të mërkurë, 3 ditë pas sulmit, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano qëndroi në të njëjtat pozita, kur u shpreh se “kur të kemi pasqyrën e qartë nga hetimet, çfarë ndodhi, kush qëndron prapa kësaj dhe kush është përgjegjës, pasi kjo të jetë e qartë do të marrim vendimet e duhura”. Ndërkohë ditët e fundit, kryeministri Kurti dhe ministri i brendshëm Zveçla kanë publikuar disa prova që tregojnë se sulmi u përgatit në Serbi.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

1) Sasia e armatimit që la pas grupi terrorist në Banjskë është dëshmi se ata nuk ishin thjesht një “bandë” kriminale. Arsenali ishte i tillë që sulmi ishte parashikuar të zgjaste në kohë dhe nuk mund të gjendej lehtësisht nga një grup kriminelësh. Policia e Kosovës ditën e hënë ekspozoi raketahedhës, granatahedhës, pushkë të shumta automatike, pushkë snajper, automjete ushtarake, eksplozivë etj, në sasi të tilla që mund të përdoreshin nga qindra persona.

Armët dhe municionet sipas një hulumtimi të Radio Evropa e Lirë në shumicën e rasteve prodhohen në fabrikat serbe dhe ish-jugosllave të armëve. Pothuajse i gjithë arsenali është parë në konfliktet luftarake në territorin e ish-Jugosllavisë. Më poshtë është një listë e armatimeve që u gjetën në Banjskë e publikuar nga Kurti në rrjeti social X.

Lista e armatimeve qe u gjeten ne Basnjske
Lista e armatimeve qe u gjeten ne Basnjske

2) Ministri i Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka publikuar këtë të mërkurë një tjetër provë që lidh shtetin e Serbisë drejtpërdrejt me aksionin terrorist kundër policisë së Kosovës. Përmes një postimi në facebook Sveçla ka publikuar një dokument që ushtria serbe i ka dhënë grupit të armatosur me rastin e dorëzimit të një hedhësi granatash që shihet në fotot e mëposhtme.

“Atë që e kemi deklaruar në vazhdimësi tash po e mbështesim edhe me fakte e dokumente të pakontestueshme se shteti i Serbisë mbështet këto grupe terroriste politikisht, financiarisht, logjistikisht”, shkruan Sveçla në një postim në Facebook.

3) Një tjetër provë e përfshirjes së shtetit në serb në sulmin e Banjskës është fakti se një nga viktimat ishte truproja personale e shefit të shërbimeve secrete të Beogradit, Aleksandër Vulinit gjatë një vizite në Kosovë. Dokumentin e identifikimit e publikoi sërish Xhelal Zveçla në rrjetet sociale.

Truproja e Vulin

“Sot është konfirmuar që njëri nga të vrarët që ishte po ashtu pjesëmarrës i atij akti është edhe Bojan Mijailoviq, trupëroja e shefit të BIA-s serbe, Aleksandar Vulin, në vizitën e tij në Republikën e Kosovës në vitin 2013” shkruan Zveçla.

Milan Radojçiç
Milan Radojçiç

4) Provë e rëndësishme e përfshirjes së shtetit serb në sulmin e Banjskës ishte edhe përfshirja e Milan Radojçiçit në grupin që vrau policin Afrim Bunjaku. Milan Radojçiç, si nënkryetar i Listës serbe kishte rolin e liderit të grupit dhe tprej vitesh ka qenë në koordinim me Beogradin për çdo vendim politik të Listës Serbe.

Radojçiç ka mbajtur vazhdimisht kontakte me politikanët e Kosovës si përfaqësues i serbëve të veriut. Së fundmi në përgjimet që publikoi Nacionale ai dëgjohet të komunikojë me kryetaren e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari – Lila. Më 2017, mediat raportuan se Radoiçiçi ishte takuar me kryetarin e partisë Aleanca Kosova e Re (AKR) Behxhet Pacolli, në një jaht luksoz në Mal të Zi. Më 2018, kryeministri i atëhershëm, Ramush Haradinaj, e priti atë në zyrat e qeverisë. Haradinaj deklaroi se ata janë takuar sebashku edhe me ish presidentin Hashim Thaçi, ama përpara se ai të qe shpallur në kërkim nga autoritetet e Kosovës.

5) Për të provuar se pas sulmit qëndron Aleksandër Vuçiç, kryeministri i Kosovës Albin Kurti u shpreh pak ditë më parë në rrjetet sociale se presidenti i Serbisë ia kishte krahasuar Radojçiçin me Adem Jasharin gjatë një bisede në datën 2 Maj.

“Në takimin e 2 majit në Bruksel na tha që Millan Radojçiq do të bëhet Adem Jashari i serbëve” tha Kurti. Të njëjtin krahasim, Vuçiç e bëri edhe pas sulmit në Banjskë, kur tha se “Kur Serbia shkoi në Drenicë, që të konfrontohej me ata që donin të shkëputeshin nga shteti i njohur ndërkombëtarisht, ata thanë se ishin luftëtarë për liri me në krye Adem Jasharin dhe jo terroristë. Vetëm Serbia si duket qenka terroriste!” tha Vuçiç në konferencën pas sulmit.

6) Por ndoshta një nga provat më të rëndësishme për mbështetjen që i dha shteti serb sulmit terrorist është vendimi për t’i nderuar të vrarët me nderime shtetërore. Kjo e mërkurë u shpall ditë zie në Serbi me vendim të qeverisë. Flamujt u ulën në gjysëm-shtizë, ndërsa të vrarët u glorifikuan si heronj që ranë për të drejtat e serbëve në Kosovë.

Pavarësisht këtyre të dhënave, Bashkimi Europian mban në fuqi masat ndaj Kosovës, ndërsa ngurron të dënojë qëndrimet e shtetit të Serbisë. Pas një diskutimi të martën në mbrëmje përfaqësuesit e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian kanë diskutuar për situatën në veri të Kosovës dhe disa prej tyre kanë kërkuar që të vendosen masa ndaj Serbisë. Në këtë linjë ishte edhe Shqipëria, pasi sipas kryeministrit Rama “ky është momenti për të dënuar me zë të lartë atë që ka ndodhur në veriun e Kosovës dhe atë që pastaj ka pasuar në Beograd me shpalljen e një ditë zie kombëtare që heroizon angazhimin e një grupi kriminal për të ushtruar terror në veriun e Kosovës”.

Post Views: 1,273
Previous Post

Në aeroportin e Kukësit nuk kryhen më fluturime, “Flatrat e Veriut” pësoi rreth 1.5 milionë euro humbje në 2022

Next Post

Rama përballë pasqyrës Kurti

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Rama përballë pasqyrës Kurti

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.