• Latest
  • Trending
  • All

“Ballkani evropian” në vend të “Ballkani ballkanasve” – Nga Veton Surroi

13/07/2023

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 14 July, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Ballkani evropian” në vend të “Ballkani ballkanasve” – Nga Veton Surroi

13/07/2023
in Aktualitet

Kryeministri Edi Rama shpalli javën e kaluar se Ballkani Perëndimor nuk duhet të merret më me projektin e Ballkanit të Hapur, i cili sipas tij, e kishte përmbushur rolin e vet historik dhe tani e tutje duhej përqendruar te Procesi i Berlinit, samiti i radhës i të cilit do të mbahet në tetorin e këtij viti.

Një formulim i këtillë ndoshta mund të jetë shkas i mirë për të dhënë disa vërejtje për sfidat e bashkëpunimit regjional, sfida të patejkaluara nga Ballkani i Hapur dhe me potencial të mos tejkalohen as nga Procesi i Berlinit.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

1. Euforia apo vullneti (i mirë) nuk mjaftojnë

Ballkani i Hapur (i njohur si Mini-Schengen në momentin e ngjizjes) u shpall me idenë se tre liderë të tri shteteve me vullnet të mirë (që diku-diku kalonte në eufori) do t’i prijnë një procesi që do të shembë barrierat ndërshtetërore të vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke krijuar në to hapësirën e katër lirive evropiane. Katër vjet më pas dhe pas disa samiteve me eufori dhe vullnet (që për nevoja të këtij shkrimi e marrim si të mirëqenë si vullnet të mirë), hapësira e katër lirive e ndërtuar nga Ballkani i Hapur është pothuajse po aq larg sa ishte atëbotë.

Dhe, euforia apo vullneti i mirë nuk mjaftojnë as për lindje e as për vdekje. Ndonëse kryeministri Rama shpalli vdekjen e Ballkanit të Hapur ashtu siç qe shpallur lindja e tij para katër vjetësh, liderët e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut ende flasin për të si të shëndoshë e mirë.

2. Tranzicioni prej një boshllëku në tjetrin?

Përshkrimi i kryeministrit Rama mund të kuptohet si tranzicion prej Ballkanit të Hapur në Proces të Berlinit. Ky megjithatë, në themel nuk do të mund të ishte kuptim i drejtë, ngase Procesi i Berlinit është themeluar para Ballkanit të Hapur. Pastaj, nuk do të ishte i drejtë as në transfer vlerash apo rezultatesh të vlefshme për procesin e ardhshëm. Ballkani i hapur qe në masë të madhe një ushtrimore debatuese për atë se si do të duhej të dukej bashkëpunimi i 6-shes së Ballkanit Perëndimor. Kjo ushtrimore nuk e arriti as formalisht ta takojë 6-shen e shteteve të Ballkanit perëndimor e as la prapa një strukturë institucionale që mund të bartet në Procesin e Berlinit.

Për më tepër, ky kalim prej një boshllëku mund të jetë drejt një boshllëku tjetër. Procesi i Berlinit është, siç i thotë emri, një Proces e jo një sistem institucional i strukturuar.

Kalimi prej Ballkanit të Hapur në Proces të Berlinit mund të jetë(me gjasa të mëdha) tranzicion prej një ushtrimore debatuese në tjetrën.

3. Ballkani i evropianëve

Ballkani i Hapur operoi me premisën politike se kështu po zhvillohej për herë të parë mundësia e “Ballkanit ballkanasve”, pra të modelimit të regjionit sipas nevojave të popujve të saj e me vullnetin politik të popujve të saj.

Kjo premisë nuk funksionon në dy boshte të saj. Ballkani nuk është një zonë autarkike, e vetëmjaftueshme dhe e veçantë për aq sa të mos jetë pjesë e kontinentit të vet. Për më tepër, e ka krejtësisht të pamundur që të jetojë në paqe me veten nëse nuk është pjesë e kontinentit të vet, nëse nuk është pjesë e katër lirive të Bashkimit Evropian e nën ombrellën e sigurisë së përbashkët kooperative.

Por, ideja e braktisjes së premisës “ballkani ballkanasve” të Ballkanit të hapur për kalim në Proces të Berlinit nuk do të thotë kalim automatik te premisa e Ballkanit të evropianëve. Në Procesin e Berlinit, siç është sot, ekziston në masë të madhe inercioni i ritualeve të përsëritjes, një herë në gjashtë muaj se Ballkani Perëndimor e ka vendin në BE. E, siç u tha më lart, euforia dhe vullneti i mirë nuk mjaftojnë.

4. Konfliktet e papërfunduara, shtetet e pandërtuara

Katër liritë evropiane janë zhvilluar pas përfundimit të konfliktit (Luftës së Dytë Botërore) dhe me respekt të ndërsjellë të sovranitetit të shteteve që fituan dhe humbën luftën (me vështirësitë specifike të Gjermanisë).

Katër liritë evropiane po përpiqen të vendosen në Ballkanin Perëndimor ku ende nuk kanë përfunduar konfliktet e zhbërjes së ish Jugosllavisë. Kosova dhe Serbia ende nuk kanë arritur te marrëveshja e normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve që e njohin njëra tjetrën, Bosnja e Hercegovina në vend të shtetit funksional është duke u shndërruar në shtet të deligjitimuar prej brenda, me tendencë kah zhbërja legale e institucioneve shtetërore. Në këtë ambient toksik kanë rilindur edhe idetë e mohimit të kombeve (malazezëve e boshnjakëve).

Një gjendje e këtillë paraqet sfida enorme për integrim. Sfida është përpjekja që të ndërtohen “katër liritë” evropiane pa siguri kolektive, pa shtete që njohin partneritetin e njëri-tjetrit, pa funksionalitet shtetëror, e në fund edhe institucione të nevojshme të përbashkëta (në Procesin e Berlinit) që do të lehtësonin integrimin.

5. Gjenerimi i ideve të shpeshta nuk e zëvendëson një ide të mirë

Ballkani i Hapur u lind si një ide që do të shpejtojë procesin e integrimit regjional, dhe u prezantua si një ide më dinamike se Procesi i Berlinit, i cili kishte ngecur. Me faktin se u shua (apo gjysmëshua) pas katër vjetësh pa ndonjë mbetje institucionale, tregoi se një ide e mirë çfarë është Procesi i Berlinit (me katër liritë evropiane që ndërtohen në bashkëpunim të ngushtë me shtetet anëtare dhe institucionet e BE-së) nuk bëhet më e mirë duke gjeneruar ide alternative dhe konkurruese apo kundërshtuese.

Këtë, në mikrokozmin e vet e ka dëshmuar edhe Kosova. Në dhjetë vjetët e fundit (në veçanti) janë gjeneruar ide për këtë copë territori që duhet të ndahet e të shkojë në Serbi, për atë copë të Serbisë që duhet të vijë në Kosovë, për kaq serbë më pak në Kosovë e për aq shqiptarë më shumë, për këtë formë të autonomisë, për këtë apo atë statut të Asociacionit. Që të gjitha për t’i ikur idesë thelbësore, e cila mund të jetë e rëndë, por e pashmangshme, se konflikti mes Kosovës dhe Serbisë, pra edhe njëri prej konflikteve të papërfunduara të Ballkanit Perëndimor, do të zgjidhet në momentin kur të dyja shtetet vendosin marrëdhënie të fqinjësisë së mirë.

6. Rruga e vështirë është më e lehtë

Kalimi prej Ballkanit të Hapur në Proces të Berlinit mund të jetë kalim prej një platforme artikulimi në platformën tjetër. Por problem nuk është platforma, problem është artikulimi.

Njëra prej shkarjeve në artikulim është ideja se disi te popujt e Ballkanit Perëndimor nuk ekziston vullneti për të ecur përpara, gjegjësisht se po qe se vetëm do të dëshironin, çdo gjë mund të ndërrohej: BE-ja edhe ashtu e pritka krahëhapur këtë pjesë të saj qe 20 vjet.

Kjo është rruga e lehtë dhe është e vështirë. Është e vështirë, sepse mund të kalohen edhe 20 vjet duke përsëritur fjalët e njëjta pa kurrfarë ndryshimi.

Problem nuk është vullneti apo artikulimi i tij. Problemet janë institucionet dhe sistemet. Sikur sistemi i sigurisë kolektive për regjionin, si pjesë e sistemit të sigurisë së kontinentit. Apo , institucionet e bashkëpunimit regjional që janë pjesë e një sistemi më të gjerë integrues, kontinental.

Këto, sistemet dhe institucionet, paraqesin rrugën e vështirë , e cila është më e lehtë. Është më e lehtë, sepse sistemet dhe institucionet krijojnë kornizën për zgjidhjen e problemit thelbësor, atij të konflikteve dhe shteteve të papërfunduara. /Koha.net

Post Views: 115
Previous Post

Euro bie poshtë 104 lekëve, Dollari drejt 90 lekëve. Edhe Paundi në nivelin më të ulët historik.

Next Post

TRAGJIKE/ Shembet çatia e fabrikës, 18-vjeçari shqiptar bie nga 10 metra lartësi dhe vdes

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

TRAGJIKE/ Shembet çatia e fabrikës, 18-vjeçari shqiptar bie nga 10 metra lartësi dhe vdes

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.