Shokuese pёr çdokёnd imazhet e videos sё publikuar. ‘Nuk ёshtё Sokol Balla, mesiguri tha shumica qё ra nё kontakt me kёto imazhe aspak tё kёndshme.’ Pse erdhi ky reagim? E thjeshtё. Njё figurё intelektuale si ai nuk ka nevojё t’i bёjё vetes njё reklamim tё tillё, sikurse mund tё jetё e nevojshme pёr Kim Kardashian tё ekspozojё tё pasmet e saja. Publikimi i atyre imazheve pёrbёn krim dhe personi pёrgjegjёs duhet tё dёnohet. Askush nuk ёshtё i autorizuar tё bёjё publike jetёn personale tё dikujt tjetёr, pёr sa kohё jeta e tij nuk cёnon interesat e njё grupi tё caktuar apo shoqёrisё.
Çdokush nga ne ka njё jetё private. Nё tё ashtuquajturёn demokraci dhe botёn e dominuar nga interneti, koncepti ‘privatёsi’ nuk ёshtё ende i qartё. E drejta e privatёsisё konsiston nё thelb nё tё drejtёn pёr tё jetuar jetёn tёnde me njё minimum tё ndёrhyrjes. Besoj, askujt nga ne nuk na interesonte jeta personale e Sokol Ballёs. E njihnim nёpёrmjet medias, si njё gazetar tё suksesshёm, por askush nuk kishte kureshtje se si ishte jeta e tij.
Ky rast ёshtё shembull i mospёrcaktimit tё kufirit mes privatёsisё dhe interesit publik. Filmimi i videos ёshtё krimi fillestar, dhe ky krim pasohet me publikimin e saj nga persona tё paautorizuar dhe dashakeqёs tё imazhit tё dikujt tjetёr. Nёse veprimet e Ballёs do tё rrezikonin sigurinё ndёrkombёtare apo do ishin shembuj pёrdhunimi, abuzimi, korruptimi, etj etj do tё ishte e para media ku ai punon qё ta zbulonte dhe ta dёnonte. Qёllimi i cёnimit tё privatёsisё sё Ballёs ёshtё i qartё, çmitizimi i figurёs sё tij, qё publiku tё shpreh gjithё mllefin e kamufluar e tё pёrcaktojё çfarё ёshtё morale dhe çfarё nuk ёshtё morale nё njё shoqёri ku e mira me tё keqen ngatёrrohen ose pёrkufizohen sipas interesit tё secilit. Raste tё tilla nxisin shqetёsimin e pёrgjithshёm moral mbi çёshtjen e privatёsisё sё individit.
Tё pakёt janё ato bashkёkolegё qё dalin haptas dhe kundёrshtojnё ashpёr incidentin e shkaktuar. Pse nuk mblidhet ‘Unioni i Gazetarёve’ dhe ta mbrojnё kolegun? Kaq shumё armiq paska pasur Sokol Balla? Apo ndonjёri prej tyre ia punoi kёtё rreng?
(E. S)
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















