Friday, 25 September, 2026
TheAlbanian.co.uk

TheAlbanian.co.uk

Prof. Dr. Florin Ramadani mjeku që solli eksperiencat europiane nëKosovë 

Në një intervistë ai tregon për punën dhe sukseset e shumta të Repartit të Ortopedisë në Spitalin Amerikan, repart ky i cili është nën udhëheqjen e tij. Mund të na e bëni një përshkrim të shkurtër të punës suaj që e bëni në Repartin e  Ortopedisë të Spitalit Amerikan ? Ao. Univ. Prof. Dr. Florin Ramadani: Spitalin Amerikan në Kosovë, konkretisht Reparti i Ortopedisë dhe Traumatologjisë, me ardhjen time është pasuruar dhe është zgjeruar spektri i trajtimit të pacientëve ortopedikë por edhe në traumatologji. Pacientët sot në Kosovë gëzojnë dhe kanë mundësinë të trajtohen me standarde të cilat janë mirë të etabluara sipas koncepteve dhe të arriturave europiane dhe atyre botërore. Qasja ime ndaj problemeve ortopedike dhe traumatologjike është shumë më ndryshe meqë edukata, trajnimi dhe shkollimi im më kanë bërë të mendojë ndryshe, t’i qasem problemit ndryshe dhe të trajtoj pacientët në mënyrën më të mirë të mundshme , ashtu siç edhe e meritojnë. Ne si departament tani jemi të kompletuar të trajtojmë të gjitha problemet ortopedike dhe traumatologjike të aparatit lokomotor, me përjashtim të kurrizit dhe lëndimeve të rënda të kokës. Pra ekskluzivisht traumat e rënda dhe politraumat, të cilat janë një pjesë e aktivitetit tim më stafin tim. Pra duke filluar me lëndime ,trajtimin e pasojave të traumës ekskluzivisht kirurgjia rekonstruktive dhe endoprotetika janë të gjitha të mundshme. Çfarë e veçon Repartin e Ortopedisë dhe Traumatologjisë së Spitalit Amerikan, nga  repartet ortopedike të qendrave tjera shëndetësore në vend dhe rajon ? Ao. Univ. Prof. Dr. Florin Ramadani: Reparti i Ortopedisë dhe Traumatologjisë në Spitalin Amerikan Prishtinë dallohet nga repartet Ortopedike të rajonit dhe më gjerë, për shumë arsye. Si më kryesori është qasja e problemit me shumë seriozitet, diagnostifikimi dhe trajtimi i pacientit me norma dhe standarde të rangut më të lartë, puna ekipore ,bashkëpunimi me repartet e tjera dhe posaçërisht një përcjellje postoperative nga ekipi i anestezisë dhe kujdesit intensiv 24 orësh. Në repartin ku udhëheq unë pacientët janë në rëndë të parë. Krahas vështirësive me mentalitetin e regjionit, me rrethanat shumë të ngujuara po mundohemi dhe mendoj se kemi arritur që të fitojmë besimin tek pacientët për punën që jemi duke e bërë. Ju jeni specialist i Ortopedisë, i specializuar në Austri. Pse zgjodhët Spitalin Amerikan në  Prishtinë për të dhënë kontributin tuaj si specialist i Ortopedisë ? Ao. Univ. Prof. Dr. Florin Ramadani: Vendimi im për të ardhur në Spitalin Amerikan ishte një moment kur kisha nevojë të punojë në mënyrë ekipore, qasje afatgjatë të problemeve dhe mundësia për trajtim të të gjitha problemeve. Të gjitha këto kritere m’i ka plotësuar Spitali  Amerikan, prandaj vendimi për të kontribuar edhe në Kosovë ishte i lehtë. Cilat janë disa nga ndërhyrjet më të vështira që realizohen nga stafi i ortopedëve të Spitalt Amerikan?...

Read moreDetails
Page 47 of 1131 1 … 46 47 48 … 1,131

Instagram Photos

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.