Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka pritur 15 gazetarë të mediave të huaja për tiu folur për komunën që ai e drejton.
Bahtiri ka folur edhe për atë që quhet “Parku i Paqes”, duke thënë se ky parkështë projekt i Beogradit dhe se është Serbia ajo që nxit tensionet ndëretnike në Mitrovicë.
“Raportet ndëretnike janë të shtensionim e sipër, por që është Beogradi ai që po mundohet t’i destabilizojë ato”, citohet t’u ketë thënë Bahtiri gazetarëve të huaj, raporton Koha.net.
Bahtiri shtoi se kanë qenë autoritetet në Beograd ata që e kanë bllokuar urën mbi Ibër.
“Urat janë për t’i përafruar njerëzit e jo për t’i ndarë ata. Parku i ndërtuar mbi urë nga ana e Beogradit nuk është park i paqes por është bllokadë e urës dhe pengesë për lëvizjen dhe qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave”, tha ai.
Agim Bahtiri më tej ka thënë se komuna e Mitrovicës ka probleme të shuma, të cilat i kanë edhe komuna të tjera të Kosovës, për të cilat ai është angazhuar maksimalisht.















