Në farmacitë e Kosovës, vetëm 10 kilometra larg Prishtinës, gjenden barna të Serbisë.
Edhe pse importi i barnave nga Serbia ndalohet me ligj, kjo nuk i ka ndaluar farmacistët në Graçanicë, e banuar kryesisht me serbë, të “pushtojnë” farmacitë me lloj-lloj barnash serbe, raporton Tribuna.
Këto barna madje merren pa rekomandime të mjekut.
Zyrtarët e farmacive thonë se furnizohen vazhdimisht nga lloj-lloj barnash.
















