Në një postim në faqen zyrtare në rrjetin social “Facebook”, me titull “Vrasësi me mbrojtje kryeministrore dhe kryeministri lakuriq”, kryedemokrati Basha shkruan se duke qenë se është i lidhur me turp me këtë histori, Rama nuk ka çfarë të bëjë dhe sulmon opozitën. “Në një ngjarje të rëndë, 4 qytetarë mbetën të vrarë, nga djali i miqve të Kryeministrit, siç e cilësoi vetë me krenari, i cili ishte në kërkim dhe nuk ndalohej nga policia, bridhte lirshëm në Tiranë, i armatosur, madje kishte krijuar dhe bandën e tij. Nga i vinte ky imunitet këtij vrasësi, që nuk ndalohej nga policia, edhe pse kishte urdhër për të?”, – pyet Basha në analizën e tij. Duke vijuar rrjedhën e komentit, Basha shprehet se, nëse Policia nuk do të tërhiqej para lidhjeve e miqësive të Kryeministrit, vrasësi do të ishte atje ku e ka vendin sipas ligjit. “Dhe sot nuk do të kishim viktima, dramë në 4 familje, e një shoqëri të tërë të tronditur nga pasiguria publike. Është e kuptueshme revolta që ka shkaktuar në publik kjo ngjarje. Shigjetat janë drejtuar ndaj Edi Ramës. Nuk e fsheh dot përgjegjësinë që ka në këtë histori. Është i lidhur me turp me këtë ngjarje të rëndë. Dhe çfarë bën? Sulmon opozitën”- u shpreh Basha.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















