• Latest
  • Trending
  • All

Paudhësia e brezit të ri

05/11/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 15 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Paudhësia e brezit të ri

05/11/2014
in Lajme, Opinion

Nga Petrit Kuçana

Ndërsa ndjek me shqetësim ngjarjet e fundit në kryeqytetin e shqiptarëve, më erdhi ndërmend Albert Kello, një shqiptar i mirë i lindur në Australi dhe përfaqësonte qeverinë e këtij vendi në Londër për investimet e huaja.  Me një gjuhë shqipe të mrekullueshme të gërshetuar bukur me theskin korçar, tregonte sesi në kohën që i ati kishte ikur nga Korça në Australi shqiptarët atje ishin shumë të respektuar dhe rrallë e hiç bënte vaki që një shqiptar të përfundonte në burg, pasi shqiptarët e atëhershëm e kishin të konsoliduar një sistem vlerash të lakmueshëm. “Të bëje gjëja jo të mira” do të thoshte që ishte i mallkuar nga Zoti, dhe përbënte një turp dhe faqe të zeze në shoqërinë ku jetoje. Pas viteve ’90 burgjet e Australisë (si dhe të shteteve të tjera) u mbushën me shqiptarë, pasi ai sistem vlerash ishte shkatërruar dhe në vend të tyre ishte vendosur njeriu i ri i farkëtuar në komunizëm.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Sistemi i ri i vlerave është shpërthiqur kaq keq, saqë vlera ishte kthyer në antivlerë, pra e keqja serviret si e mirë, kur respektoheshin më shumë “të fortët”,” gangot” sesa le të themi tipat studiozë.

Gjatë orvatjeve të tranzicionit thuajse pak ose hiç u rikuperua sadopak nga ky sistem, madje në periudha të caktuara u konsolidua dhe në shumë raste u reklamua si vlerë e patjetërsueshme.

Mbështetja politike e “të fortëve”  ka qenë modë, në një vend ku varfëria është në kulmin e saj, ku zbrazja e Shqipërisë sidomos nga të rinjtë, vazhdon sot e kësaj dite të jetë fenomen shqetësues, por më e dhimbshmja është se atje nuk ka më shpresë.

Cili nga të rinjtë në Shqipëri beson ose të paktën ka shpresë, se do të jetë i lirë të konkurojë denjësisht le të themi për një vend pune në administratë?

Cili nga të rinjtë në Shqipëri beson se  rezultatet në auditoret universitare do të jenë një shtysë e mirë për një të ardhme të mirë në karrierën e tij?

Ata janë dëshmitarë të spektakleve “të  të fortëve” që vrasin dhe thjesht dënohen dy vjet, që  vrasin dhe vrasjen e merr përsipër shoku i tyre,  pra dëshmitarë të ngjarjeve më ekstreme e deri tek të rinjtë kryeqytetas që e e dinë shumë mirë çfarë makinash përdorin, xhirimin e gomave nëpër trotuaret e Tiranës dhe policët e zverdhur që nuk guxojnë t’i ndalojnë,  kafetë e tyre të preferuara,  trajtimi i tyre patjetër si VIP, e pse jo edhe orët,  markat çmimet e tyre, e deri tek dhuratat që ua bëjnë të dashurave të tyre…

“I zoti” është ai që “can në jetë” që s’ka rëndësi si dhe pse, por që ka makinë, ka lekë… e deri tek ata që janë pjesë e partive apo që kanë shoqëri me të fortët…

Pjesa tjetër duhet të braktisin vendin ose të pranojnë statusin si “i pazoti” e të jenë thjesht pre “ e fatit”…

Si është e mundur që asnjë familjar apo i afërm ministri, deputeti apo funksionari apo ish-funksionari shtetëror etj etj nuk është i papunë, mesatarisht i pasur… pra si gjithë të tjerët?

Si mund t’i përgjigjesh një të riu (naiv)  që pyet se si është e mundur që djemtë e “të mëdhenjve” studiojnë në Oxford apo Cambridge, kur prindërve të tij u duhen të paktën 50 vjet kursim me pagën e një deputeti që të paguajnë shkollën e të birit?

Nëse do të jenë kreativë dhe do të kenë ndonjë ide sipërmarrëse, a duhet të “kujdesen” për tatimorët apo të shikojnë çdo mëngjes për ndonjë “dhuratë” poshtë makinës, për ndonjë gjobë nga ndonjë grup i mbrojtur më lart…

Rasti i fundit konsiderohet thjesht një “incident fatkeq” (i ndodhur vetëm pak metra larg ambasadës amerikane) dhe që shumëkush është i bindur që nëse kjo ngjarje… me katër të vrarë….do të kishte ndodhur në ndonjë periferi, mbase do të shihnim ndonjë film të shkurtër, me regji të thjeshtë , ku vrasësi do të shfaqej para parlamentit apo në ndonjë shoqëri të lartë, duke demonstruan pafajësinë tyre…

Më kot ngrihet pyetja po sikur deputetja të jepte dorëheqje pas vrasjes së parë…

Nuk ka asnjë kuptim shtjellimi i përgjigjes nëse i biri i deputetes ishte apo jo në kërkim… nëse policia e dinte se ishte kontingjent i krimit, nëse doli padashje emri i tij në Lazarat.

Krejt të papërfillshme janë këto për të rinjtë në Shqipëri, pasi ata janë dëshmitarë të atyre që ndodhin dhe nuk ka opinionit të pavarur, (apo shumë të pavarur) që ua mbush mendjen, që bie fjala duhet të kihet kujdes me lokalet e natës, se fajet i kanë edhe të tjerët, e deri tek ata që thonë se faji është kolektiv. Sociologët e kanë të lehtë të argumentojnë shtimin marramendës të numrin të përdoruesve të drogës në “Shqipëri”. Thjesht është kthyer në modë.. .

Vërtet se ke provuar ndonjëherë?, mbetet pyetja normale e adoleshenteve të gatshëm për tu bërë shok me të fortët pra pjesë e kontingjentit të krimit… të paktën të mos shikojë dorën e rrudhur të prindit (ndonjëherë të papunë për shkak të rotacionit reformave etj etj…) që i jep ndonjë lek xhepi…

Në shoqërinë shqiptare fatkeqësisht këta të fortë prej vite e vitesh janë kthyer në model, shembull, që reflektohet në shumë aspekte të jetës, e madje importohet edhe në emigracion…

Të të berit i pasur për një kohë të shkurtër mbetet devizë e një pjesë të rinisë që detyrohen të braktisin mëmëdheun…

Në shoqërinë shqiptare kanë gëluar vit pas viti këta të fortët… këto “modelet” që pse jo i gjen të ulur edhe në ulëset e ngrohta të Kuvendit të Shqipërisë, madje bëjnë edhe show tipike adoleshent-eske. Imagjinoni çfarë mesazhi japin këto modele në ndeshjet me grushta në parlament, që kurrsesi nuk duhet të gjykohen për “gabimet “ e adoleshencës apo kur ndonjëri fitoren e tij si deputet, ja dedikon vëllait të burgosur…. etj etj. Ra kjo vrasje dhe u pamë?

Cili i ri në Shqipëri ka shpresë të konkurojë me aftësitë e tij, po nuk pati një mik me post të lartë, apo që nuk është i inkuadruar në një parti politike, kur shikon bie fjala, mjafton të jesh në një parti dhe nga bankat e auditorit bëhesh direkt zv-ministër… e deri tek postet e tjera në administratën publike.  A ka shpresë të ndryshojë diçka në këtë sistem vlerash të retushuar kaq keq në shoqërinë shqiptare që pas viteve ’30?

Deri kur kjo paudhësi?

A duhet të fillojë nga parlamenti, nga përfaqësuesit e klasës politike, apo të vazhdojmë të ankohemi për brezin e ri, se sistemi i vlerave po vazhdon të mbetet në një kohezion gati krejt amorf .

Previous Post

Piktura e Van Gogh shitet për 61.8 milionë dollarë

Next Post

Klima – drejt rrugës pa kthim?!

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Klima - drejt rrugës pa kthim?!

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.