• Latest
  • Trending
  • All

Hendeku i ri i Evropës

05/11/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 18 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Hendeku i ri i Evropës

05/11/2014
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Christoph Hasselbach

Rezultati kryesor i analizës së vjeshtës së Komisionit të BE nuk është korrigjimi me rënie i prognozës së zhvillimit. Kjo është ndarja e përhershme ekonomike e Evropës në fitues dhe humbës. Por, hendeku nuk është që jemi mësuar të shohim. Shkak për shqetësim për Komisionin nuk përbëjnë më Greqia, Spanja, apo edhe Irlanda. Irlanda madje ka arritur në krye të rritjes ekonomike të të gjithë BE-së. Spanja ka disa kohë që bën hapa të mirë përpara. Edhe në Greqi duken ca drita në horizont.

Jo, shqetësimi më i madh sot janë Franca dhe Italia, ekonomia e dytë dhe e tretë për nga rëndësia në zonën e euros. Deficiti i Francës po rritet gjithnjë e më shumë dhe deri në vitin 2016 mund të bëhet më i madhi në eurozonë. Dhe Italia ka vite që as nuk del nga stagnacioni dhe as nga mali masiv i borxhit nuk bie, ai është më i larti në BE.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Irlanda apo Portugalia kanë qenë nën presionin e donatorëve ndërkombëtarë për të kursyer dhe për t’u reformuar. Vende të tjera si vendet Baltike e kanë bërë me forcat e veta dhe pa ndihmë nga jashtë. Franca dhe Italia nga ana tjetër kanë pushuar në dëmin e tyre. Duhet thënë qartë se atyre u mungon presioni. Sepse edhe Komisioni i BE, i cili duhet të disiplinojë, është treguar zemërgjerë me ta. Edhe Banka Qendrore Evropiane u ka lënë hapësirë. Kur shefi i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi, në verën e vitit 2012 premtoi se do të bëjë gjithçka për të ruajtur euron dhe për këtë do të blejë obligacionet e qeverive të vendeve në borxhe, ai u dha fund me një fjali të vetme turbullirave të tregut financiar.

Por, ai tha gjithashtu, se nuk mund t’ua kursejë reformat e nevojshme strukturore vendeve me probleme. Po kështu ka thënë edhe për lëshimet e Komisionit në reduktimin e deficiteve: Vendeve të prekura duhet t’i jepet pak më shumë kohë për të bërë detyrat e shtëpisë, në mënyrë që ata të kenë përsëri ngritje. Por, në fakt duket se disa vende e kanë keqkuptuar duke e parë politikën e Bankës Qendrore Evropiane dhe të Komisionit si shilarëse. Ata kane menduar: ne po e ruajmë veten nga vështirësitë e në rast nevoje na ndihmojnë të tjerët. Kjo ishte ndoshta ajo, për të cilën e pati fjalën Presidenti i Komisionit Jyrki Katainen, kur tha në prezantimin e prognozës, se të qënit pjesë e Bashkimit Monetar u ka dhënë disa vendeve “një ndjenjë të rreme sigurie”.

Si në Francë ashtu edhe në Itali kanë mbetur tek deklaratat për planet për reforma. Franca për shembull duhet ta heqë urgjentisht javën 35 orëshe dhe ta ngrejë moshën e daljes në pension. Italisë i duhet një treg pune më i hapur. Që reforma të tilla janë politikisht të ndjeshme, këtë nuk e vë askush në diskutim. Por, herët a vonë shtetet janë të detyruara t’i bëjnë ato. Jo komisioni i BE apo Berlini do të imponojnë ndryshimet, është globalizimi që e bën këtë.

Ku janë politikanët kurajozë, që u japin votuesve të tyre verë të pastër, në vend që të shpresojnë se bota e vjetër e bukur, e rehatshme do të kthehet vetiu përsëri? Ajo nuk kthehet. Por, popullsia shpesh është më përpara politikës. Njerëzit janë të gatshëm të bëjnë sakrifica, nëse e dinë se ata janë të nevojshme dhe se barra ndahet në mënyrë të drejtë.

Domethënëse në prezantimin e prognozës nuk ishin vetëm rezultatet, por edhe prezantimi i përbashkët i dy komisionerëve përgjegjës. Në strukturën e re, komisioneri për ekonominë Pierre Moscovici nga Franca përgjigjet si komisioner për këtë sektor, ndërsa finlandezi Jyrki Katainen si zëvendëspresident përgjigjet për vendet e punës dhe zhvillimin. Ndërsa, ai kërkoi tani në Bruksel programe shtetërore zhvillimore për të gjithë Evropën, Moscovici mbeti në retorikën e kohës, kur ka qenë ministër socialist i financave në Francë. Ai ka frikë se njerëzit mund të zhgënjehen nga projekti evropian, nëse politika nuk kujdeset për më shumë punësim. Do të donim të merrnim vesh, nëse ai për këtë do të pranonte edhe borxhe më të larta.

Finlandezi Katainen ana tjetër e sheh rrugëdaljen nga kriza në radhë të parë në reformat strukturore dhe në aftësinë konkurruese dhe ai bëri të qartë, se edhe për investime nuk duhet të merren borxhe të reja. Mos rrugëdalja politike përballë kërkimeve të zgjidhjeve racionale, inciativa shtetërore përballë vetëpërgjegjësisë – një duo më të ndryshme vështirë se mund të përfaqësohej. Dëgjuesi kishte ndjenjën irrituese se “në njëfarë mënyre çdo gjë është e drejtë” për Komisionin. Presidenti Jean-Claude Juncker me këtë strukturë të re mund të ketë synuar një sistem të kontrollit reciprok. Por, në qoftë se rezultati është bllokim reciprok, atëherë vendimi do të ishte i gabuar. Ky prezantim i parë i mbështet më shumë kritikët e modelit Juncker.

Previous Post

Një vrasje dhe një vetëvrasje

Next Post

Tetor përgjatë gjithë vitit

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Tetor përgjatë gjithë vitit

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.