Deklarata e ministrit të Jashtëm Nikola Popovski, se zgjidhja e emrit me Greqinë është shumë larg vlerësohet si një deklaratëjoserioze nga njohës të çështjeve ndërkombëtare.
Ata thonë se deri më tani mes Shkupit dhe Athinës ka patur dialog lidhur me kontestin e emrit dhe se çështja nuk mund të mbetet e bllokuar.
Arsim Sinani, drejtues i Akademisë Diplomatike dhe profesor në Universitetin e Tetovës, thotë se institucionet duhet të punojnë për zgjidhjen e kontesteve, e jo të konstatojnë ngecjen e tyre. Ai, gjithashtu dyshon edhe ndryshimin e mundshëm të kursit të politikës së jashtme.
“Deklaratat e tilla të Ministrit të Punëve të Jashtme janë joserioze, janë deklarata të cilat nuk e ndihmojnë zgjidhjen e problemit me emrin dhe problemet tjera me fqinjët, e largojnë Maqedoninë nga rruga euroatlantike dhe këto dëme do ti shohim në të ardhmen. Personalisht konsideroj se kjo qeverisje nuk është e gatshme të bëj kompromis për emrin. Është interesant se ky sinjal vjen në pas vizitës së Putinit në Beograd dhe a do të thotë kjo se ka lidhshmëri me politikën ruse, e cila po dëshiron të kthehen në Ballkan, mendoj se në këtë vij është edhe qëndrimi i Poposkit“, shprehet ai për Rel.
Nikolla Dujoski, profesor i së drejtës ndërkombërate në Universitetin e Shkupitthotë problemet nuk zgjidhen me konstatime se jemi larg apo afër zgjidhjes, por duhet angazhim serioz për të bindur komunitetin ndërkombëtar se Maqedonia ka të drejtë në raport me çështjen e emrit.
Mediat kanë raportuar se Netju Nimiç do të dalë së shpejti me propozimin e emrit “Maqedonia e Epërme”.
















