Paraditen e sotme, Elvis Çefa është zënë me grushta me një avokat në mes të Bllokut. Forcat e policiisë menjëherë kanë ndërhyrë, ndërsa i kanë shoqëruar të dy palët në rajon.
Ish-nënkryetari i KLD-së, Elvis Çefa është përfshirë në një sherr me grushta me avokatin Ndue Pjetra. Ata kanë debatuar fillimisht me fjalë në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet, dhe më pas sherri ka degjeneruar në përplasje fizike.
Ende nuk dihen arsyet e këtij sherri, por Ndue Pjetra ka pasur një çështje gjyqësore që mendohet se është zvarritur nga Çefa. Bëhet fjalë për një gjyq, ku një shtetase suedeze pretendonte të drejtën e trashëgimisë së të ndjerit Vehbi Velija, duke sjellë dëshmi se ishte vajza e tij.
















