Një traditë e çuditshme, bizare seksuale, ka ekzistuar në Serbi. Se për çfarë është fjala, lexoni më poshtë.
Fjala është për një traditë që quhet “stërnxhanje”, kryesisht për të rinjtë dhe që paraqiste një përvojë seksuale paramartesore. Ja çfarë thotë një plakë për këtë.
“Ulemi pak, flasim… e kur e kryejmë muhabetin, djemtë na tërhiqnin në errësirë”, thotë Lubica Gjuriq, nga përvoja personale.
“’Stërnxhanje’ është… kur femrën e dërgon atje, po ‘stërnxha’ de (delja e zezë që nxirret nga tufa, fjalë që pak përdoret tek serbët sot, por po ashtu mendohet që ka origjinë rumune që do të thotë përqafim, ledhatim – vërejtje e Telegrafit). Vijnë djemtë, u japin femrave bonbone dhe i dërgojnë në terr”, thotë Dragosllava Stankoviq.
Vajzat kanë organizuar ndejat, zakonisht pas punës së rëndë të vjeshtës, dhe i ftonin meshkujt të cilëve u vardiseshin, e pastaj shkonin në terr ku putheshin, prekeshin, ledhatoheshin…
“Ndonjëherë femra ishte e bukur shumë, e ndonjëherë e shëmtuar. Meshkujt i shmangnin ato të bukurat, sepse ato bëheshin të rëndësishme dhe nënvlerësonin meshkujt, e te të shëmtuar ishte njëjtë gjithçka”, thotë plaku Vitomir Iliq.
Dhe, “ledhatimet” zgjatnin deri në mëngjes.
“Tërë natën, deri në agim femrat ‘stërnxhaheshin’ me djemtë. Tërë femrat me tërë meshkujt. Shkonte si rreth”, thotë antropologu Zlatimir Pantic.
Në “ritualet” e tilla, shpesh thuhet se përfundonin edhe nënat e vajzave.
http://www.youtube.com/watch?v=-d6nqvOxWJE















