Një raport me shifra tronditëse për arsimin, siç paralajmëroi Kryeministri katër ditë më parë nga Vlora, do të publikohet gjatë ditës së sotme. Sipas Ramës, sistemi i sëmurë arsimor ka marrë më qafë mijëra nxënës, duke filluar që nga klasa e parë.
Për të evituar që në të ardhmen këto shifra të rriten, kreu i Ekzekutivit deklaroi se mësuesit, për të provuar aftësinë në mësimdhënie, do t’i nënshtrohen procesit të liçencimit, përmes provimit që do t’i vlerësojë ata me numër kreditesh.
Për kryeministrin Rama, ndërhyrja është një mënyrë për mospërsëritjen gabimeve dhe që dija të përkthehet në rezultate konkrete.
Nga ana tjetër opozita pretendon se kjo është një manovër për të shkarkuar mësues nga puna dhe për t’i zëvendësuar ata me militantë të mazhorancës.















