Ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri, ka inspektuar dje planin e punës së OSHEE në Elbasan, kundër vjedhjes së energjisë elektrike. Ministri Gjiknuri, ka qënë i pranishëm edhe gjatë aksionit të OSHEE në Elbasan, të përqendruar kryesisht tek bizneset. OSHEE e këtij qyteti ndërpreu sot lidhjet e paligjshme të energjisë përgjatë aksit Elbasan-Ish- Metalurgjiku. Gjatë fjalës së tij, ministri i Energjisë dhe Industrisë, deklaroi se pas bizneseve, aksioni do zhvendoset tek familjarët. “Jemi të vendosur që të zbatojmë ligjin. Aksionet fillimisht janë përqendruar tek biznesi. Pas biznesit, operacioni do përqendrohet tek familjarët”, është shprehur ministri. Damian Gjiknuri deklaroi nga Elbasani se kjo është një betejë e qytetarëve të ndershëm dhe nuk do të ketë kthim prapa. “Në fazën e parë të aksionit kemi bizneset e mëdha, si lokalet, karburantet, etj. Më pas do shtrihet kudo. Konsumatorët duhet ta kenë të qartë se procesi është i pandalshëm, se është me rëndësi që lidhjet e paligjshme duhet të shkëputen përgjithmonë. Shteti e ka marrë shumë seriozisht këtë proces dhe nuk tërhiqemi. Kjo është një betejë në mbështetje të qytetarëve të ndershëm ndaj abuzuesve, ndaj është një kauzë e drejtë dhe në mbështetje të ligjit”, deklaroi Gjiknuri. Aksioni i djeshëm në Elbasan është përqendruar në zonën industriale pranë ish-kombinatit metalurgjik, ku po kontrollohen të gjitha bizneset dhe sipas ministrit Gjiknuri, vihet re një mospërputhje e faturës së energjisë elektrike me natyrën e biznesit në lidhje me konsumin e energjisë. “Ajo që na ka shqetësuar është se në rrethinat e Elbasanit, kryesisht në zonën përreth metalurgjikut, ka pasur humbje të mëdha dhe këtu jemi fokusuar, duke bërë krahasimin tek faturat, tek klientë të dyshuar që paguajnë pak por që kanë aktivitet ekonomik intensiv. Kjo do të thotë se janë personat e parë të dyshuar”, nënvizoi Gjiknuri. Ministri i Energjetikës ka shpjeguar me detaje dhe dënimin me burg për çdo abuzues. Ndërsa për konsumatorët debitorë, tha ai, nuk do të ketë ndëshkim me burg, ndërkohë që u kërkon atyre të nxitojnë të shlyejnë detyrimet.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















