Ne diten e trete te aksionit ne Durres, INUK vazhdoi ne brezin e reres. Si fillim u prishen disa ndertime te lehta, nderkohe qe pronaret po vazhdojne vullnetarisht shkaterrimin e e tyre.
Fadromat e INUK ne diten e trete te aksionit ne Durres u zhvendosen ne brezin e Reres .
Përgjatë plazhit janë vlerësuar mbi 120 objekte të paligjshme.
Bëhet fjalë për tenda dhe cati lokalesh, mure rrethuese apo ndërtime të tjera te ngritura vit pas viti për qëllime të ndryshme tregtie dhe biznesi.
Në vijën bregdetare në një gjatësi prej 3 kilometrash fadromat e INUK-ut të mbështetur edhe specialet e policisë shemben disa objekte të lehta pa leje. Pronarët e subjekteve të mëdha si bare e lokale te njoftuara ditë më parë, nisen vullnetarisht prishjen e tyre.
Ndërkohë shkallët e dy pallateve shumëkatëshe në sektorin “Apollonia” të shkaterruar paqelllim nga INUK nisen te rindertohen.
Banoret nuk mund te hynin dhe te dilnin nga apartamentet e tyre.
150 ndërtime pa leje jane rrezuar keto dite nga 500 të tilla te evidentuara. Paralelisht me shembjet e përgjatë rrugës së Plazhit ku është krijuar një sasi e madhe materialesh inerte, kamionët po merren me largimin e tyre.















